lambs_book_1

LISTA! Kjo fjalë e thjeshtë me pesë gërma nuk ka patur kurrë peshë më të madhe se sot. Nuk ka as peshën kur familja ka një listë borxhesh me gjashtë shifra ne dyqanin e lagjes. Nuk ka as peshën e të burgosurit me listën krimeve të tij që e mbajnë brenda hekurave . Nuk ka as peshën e listës mbushamendëse që një djalë i premton vajzës që do ta bëjë të dashur.

Në një tension shumfazor nervash, Shqipërinë tonë të vogël e hallemadhe e ka pushtuar sot LISTA. Një pjellë e ligjit njerëzor të 2008 ngjeshur fort në kushtetutë. Fati i përfaqësuesit tim në kuvendin e popullit përcaktohet nga kryeLISTEmbajtësi.

Praktikisht dy njerëz përcaktojnë fatet e 138 të tjerëve dhe fatura i dërgohet aforfe popullit.Ja pra përse lista është aq e rëndë. Mbi tremiljon shpirtra njerëzore, mbi tre miljon jetë e fate, miliona dollarë para, qindra e mijëra pasuri të luajtshme e të paluajtshme lidhen nyje te LISTA.

Sonte disa do të rrijnë pa gjumë ngaqë nuk u ka dalë emri te lista. Nuk e di ne të tjeret, sa netë do të na duhet te rrijme pa gjumë ne katër vitet e ardhshëm nga ata që do jenë në LISTE?

Ne ja kemi dhënë gjithë vëmendjen LISTËS. A thua LISTA te jetë vetë Perëndia i qiellit. Të jetë i gjithdijshmi, ai që siguron për gjithcka. Sikur të jetë ai që ka në dorë shpirtin tonë.

Ah sikur të ishte ai. Sikur gjithë këtë vemendje t’ja japim atij që na siguron jetë më shumë se katër vite.

Nuk do kishim nevojë për miq në Tiranë, për kapitale financiare, për ngjyrë tesere.
Jo, në pushtetin e sovranit të kozmosit ai e ka deklaruar vullnetin e tij. Një kerkesë sa zemërgjerë aq bujare:Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!.” Mateu 11:28-30

E pra më shumë se të rehatojmë trupin qoftë edhe për 4 vjet në një karrige deputeti clirimi më i madh është prehja e shpirtit tonë. Kjo do të ishte fitorja e vërtetë, kjo do të ishte lista ku gëzohem që më figuron emri.

Njoh vec njërin që e ka këtë pushtet. Në librin e fundit te Biblës na thuhet se kush fiton shpëtimin përmes Jezusit (Jesus-Shpëtim ne shqip) mund ta ketë të sigurtë vendin në listë. Kush fiton do të vishet me rroba të bardha dhe unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës, por do të rrëfej emrin e tij përpara Atit tim dhe para engjëjve të tij. Zbulesa 3:5

Kushedi sa ankth e dhimbje koke ka sot për listat. Sa njerëz që nuk e gjejnë veten kurrkund në këtë jetë dhe duan të gjejne shpëtim te LISTA.
Përtej se cfarë na përjcjell politika,përtej se si do dalin listat e të 140-ve sonte, ka shpresë.

Ka nje listë tjetër, që është e Zotit për të cilin ja vlen të pranosh propozimin e tij e të bëhesh pjesë. Ajo është lista e jetës së perjetshme me Zotin.

Unë e kam emrin në listë. Po ti?

 

p.s Artikulli u shkrua një natë para se të dilnin listat e kandidatëve për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013.

No Comments

Be the first to start the conversation.

Ndaje mendimin tënd me miqtë e iMakiato