Sot-Do të thotë sot

Përpara se te fillonte nje seminar dikush e pyeti Gjon Maksuellin (John Maxuell- një nga autoret me te njohur botëror mbi fushën e Leadership) :Cfare pune bën Ti?
Unë iu përgjigj Gjoni shkruaj libra për drejtuesit (Leadership).
Aha …”Me kënaqësi do te lexoj librat e tu kur te bëhem drejtues” : shtoi bashkëbiseduesi.
Kur dëgjoi ketë Maksuelli ia ktheu: “Ndoshta po te fillosh te lexosh sot do te bëhesh i tille. “

Historia me sipër e tregua nga Maksuelli i cili donte te nxjerre ne pah se një individ duhet te përgatitet gjate gjithë kohës ne mënyre qe kur ta thërrasë pozita ai te jete ne lartësinë e drejtimit qe do ushtroje.

E njëjta përgjigje ka vlere kur po mendoja për dimensionin shpirtëror. Shume njerëz debatojnë sot mbi rolin e thënieve te Biblës ne jetën tone dhe zakonisht shprehen: Te jetojmë njëherë jetën,kur te plakemi apo kur te jemi matanë do merremi me gjera te tilla.

Për sa kohë qe ne nuk e dimë kur bota tjetër do na thërrasë mendoj është e mençur siç vuri ne pah Gjon Maksuelli (përgatitu sot për atë qe do jesh nesër) dhe siç e ka thëne shekuj me pare një tjetër Gjon, ai i ungjillit :” Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” …ti shqyrtojme seriozisht fjalet e Bibles para se te jete vone.

Duke ruajtur fillin e mendimit më sipër unë jam i sigurt se jo të gjithë do të na jepet rasti të drejtojmë në një nivel të lartë të shoqërisë, por jam më se i bindur se të gjithë do të drejtojmë në njëfarë niveli dhe aq më tepër jam i sigurt se të gjithë do të lëmë këtë botë për tu ballafaquar me atë matanë.

A jemi gati për tu ballafaquar. A i kemi njohuritë siç thotë Maksuelli, a e kemi jetën që flet apostulli Gjon?

Pra përse te mos e marrim JETEN që sot?
Po po… sot eshte nje dite e mire per te filluar…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s