Bota e ajfonit 4G dhe bota ime

iphone-4-availability-and-price

Ne atë bote unë jam një emigrante ndërsa ato janë vendas. Me këto fjale mu përgjigj një grua ne te 50 –tat ndërsa po flisnim per high tech qe ka pushtuar sot boten. Aifoni (iphone) eshte nje bote e huaj për mua vijoi ajo ndërsa për fëmijët e mi ajo është bota ne te cilën jetojnë. Une vetem sa di te shtyp butonin e thirrjes dhe kaq: shtoi Ajo.

Për një moment u emocionova nga shpikjet e medha qe po arrin teknologjia sot. Ne nje hapësire elektronike afërsisht 10 me 4 cm ti ke njëkohësisht telefon axhende, libra,muzike foto filma e qindra aplikacione te nevojshme.
I ngacmuar nga konkluzioni i bashkëbisedueses me POPUP ne mendje (nje term kompjuteri ky-me ngacmoi ne mendje).

…….Unë ndjehem i tille ne kete bote.. Une jam emigrant ne nje toke qe nuk jep frytet për te cilën u krijua qe ne fillim te kohërave. Une jam i huaj ne nje bote qe mbart nje seri antivlerash përkundrejt vlerave qe u themeluan ne gjenezën tone. Dhe ashtu si Aifoni po zhvillohet ne një tjetër seri G4 ashtu verej qe bota ne te cilën unë jetoj po rend me te njëjtin turravrap. Nje sere aplikacionesh (qe une i lidh me antivlerat) po na shiten me ambalazhin e se domosdoshmes (Pa te cilat nuk mund te marrim fryme.)

Andaj me vullnet te lire une vendos te jetoj si emigrant përgjatë kohës qe me është dhëne te qëndroj ne ketë bote. Me barren e te qenit i huaj, ne kërkim te vazhdueshëm te nje strehe, te nje pune, gjithnjë nen vëzhgimin e autoriteteve. I dalluar mes mijërave: Ai nuk është nga këto ane. Me shprese te plote se nje dite kur te kthehemi te shtëpia e Atit (Krijuesit) do te gjejmë pushim. Pasi te kalojmë përmes kësaj “aventure” emigrante do te dijme te vlerësojmë me shume kotësinë e kësaj jete dhe plotësinë e jetës ne banesat e Krijuesit.

Ah sa bukur u shpreh ajo Teksanja: NE ATE BOTE UNE JAM NJE EMIGRANTE NDERSA ATO JANE VENDAS.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s