Me ka marre malli per nje makiato Tirone

Me ka marre malli per nje makiato …..

Te ulem aty te Artisti te rrugica me gjelberim pas tvsh-se. duke lexuar gazetat e mija te preferuara, Panorama e ballancuar me Shekulli-in.

Te lexoj per lojen interesante mes kryepolitikaneve shqiptare ; E hap se hap kutine. Padyshim te lexoj sugjerimin “diplomatic” te ambasadorit babaxhan pertej Atlantikut per studentet kapricoze te demokracise shqiptare. Dhe nuk mund te mungoje kolona e pavarur e Henri Cilit dhe e Stefanit nga krahu tjeter.

Me pas kroniken e zeze thjesht e shfetoj sa per te mesuar bilancin tragjik. Menjehere syri me ze “Dossier.” Sa interesant sesi e pinte kafen Enveri me 1 apo 2 sheqera……

Dhe afer fundit faqja roze. Ne fakt nuk e di perse e quajne faqja roze se gjithnje eshte me nje bardh e zi te theksuar (te pakten te  Shekulli).

E ne fund fare Sporti: Plas te Tirana-Shefi i klubit ben fjale me  Presidentin. Me mire do te thoja plas te gazeta se nuk kane se cfare te shkruajne nganjehere.

Por me kuptoni per lexuesin e thjesht ka rendesi qe ka konflikt qe plas dicka.

Psh Plas Rama me Berishen, Plas tuneli; Plas Ciljeta nga veshjet ekstravagante; Plas trafiku; Plas populli vape nga mungesa e ujit ne vere. Nejse kjo e fundit nuk esht aq e rendesishme per lexuesin.

E rendesishme eshte qe ketu nga pertej Atlantikut me ka marre malli per ate makiaton me 2 sheqera dhe gjithe muhabetet qe e shoqerojne.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s