Udhëheqës sipas stilit të Jezusit

leadership

Kur Jezusi përzgjodhi udhëheqësit, Ai i shpërfilli të gjithë idetë e zakonshme të kohës së Tij (dhe tonës) në lidhje me çfarë lloj personi do mund t’i përshtatej atij roli. Grupi i dishepujve të Jezusit, ishte i patrainuar e pa ndikim – një grup aspak kompakt për të qenë i aftë për të ndryshuar botën.

Çdo fushatë për ndryshime sot, do të kishte një kastë yjesh si drejtorë dhe këshilltarë. Por ku ishte në grupin e Jezusit burri i shtetit, financieri, sportisti, profesori, apo kleriku i shquar? Në vend të këtyre, Jezusi kërkoi një lloj më të përulur personi, të padëmtuar nga sofistikimet e kohës së Tij.

Jezusi zgjodhi nga rradhët e punëtorëve, e jo nga klerikët profesionistë. Kur Hadson Tejlor bëri po të njëjtën gjë, duke zgjedhur më së shumti burra e gra jo klerikë për skuadrën e tij misionare në Kinë, bota fetare u trondit. Sot, ajo është një procedurë e njohur gjerësisht, megjithëse jo gjithmonë e aprovuar.

Jezusi zgjodhi njerëz me arsimim të paktë, por ata shumë shpejt shpalosën prirje mbresëlënëse. Ai pa tek ta diçka që askush tjetër nuk e pa, dhe nën dorën e tij të zotë, ata u ngritën si udhëheqës të cilët më vonë do të tronditnin botën. Talenteve të tyre të fshehura, iu shtua një devocion i zjarrtë dhe një besnikëri e rreptë, e mprehur në shkollën e dështimit dhe rraskapitjes.

Cilësitë natyrore të udhëheqësisë janë të rëndësishme. Shpesh herë këto cilësi janë të fjetura dhe të pazbuluara. Nëse kërkojmë me kujdes, duhet të jemi në gjendje ta dallojmë potencialin udhëheqës. Dhe nëse e kemi, ne duhet ta trajnojmë dhe ta përdorim për punën e Krishtit.

Osvald Sanders  “Udheheqesia Shpirterore”

2 thoughts on “Udhëheqës sipas stilit të Jezusit

  1. Me duket se “deklarata” me e forte e Jezusit ne lidhje me udheheqesine, deklarate e bere permes menyres se si i zgjodhi ai ndjekesit e tij, eshte injorimi qe i ben Jezusi sistemit tone te vleresimit per udheheqesine.
    Ne pretendojme qe udheheqesia eshte nje bashkim tiparesh qe e vendosin dike perpara te tjereve: me duket se Jezusi e shikon me teper si nje rol qe i eshte caktuar dikujt per te bere, e ne kete kontekst vetem udheheqesi e ka ate rol ne mes te nje grupi. Kuptohet qe per Krishtin, roli nuk ka lidhje me rendesine e personit ne krahasim me te tjeret…
    Dmth do te na duhet te zbulojme gjithsecili rolin tone e keshtu mund te jemi udheheqes edhe ndjekes te mire.

    1. Mbijetesa historike dhe ndikimi i ketyre personazheve ne ditet e sotme e verteton me se miri rolin e padiskutuar si influencues dhe njekohesisht na mahnisin me tiparin e te qenit kaq humane, kaq te ngjashem me secilin prej nesh qe mbase per vlerat e botes nuk do te kategorizoheshim si UDHEHEQESIT.

      Arsyeja tjeter qe ve ne pah *shkolla* e jezusit eshte qe udheheqesia nis nga brenda jo nga jashte. d.m.th kush ne jemi qendron ne identitetin tone jo ne imazhin e perfytyruar ne ndjekesit e frustruar nga drejtuesi i tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s