Nga Afër askush nuk eshte normal

Nga Afer askush nuk eshte normal

Ky eshte posteri i disa organizatave ne kuader te dites boterore te shendetit mendor Mendimi i pare qe me sillet ne mendje ishte; E vertete po te njihnim njeri tjetrin ashtu sic njohim ne vetveten do gjenim material te bollshem per tu kualifikuar me shendet mendor te kufizuar. Sikur te afroheshim aq afer njeri tjetrit e te jemi aq afer grykes se serverit te mendimeve…do t`ia ndjenim aromen thellesisht njerezore egoizmit, lakmise, epshit,krenarise dhe deshires per te zoteruar qenien e te njejtit lloj.

Do ndjenim fjalen e thene me djallezi pas kraheve te miqve, buzeqeshjen e shtirur ne miremengjeset e kortezise ndersa zbresim shkallet e pallatit. Deshiren e pakufizuar per te likuiduar qofte edhe fizikisht me mendje cdo human qe nuk te pelqen…

Ne nje qasje te dyte ndaj ketij slogan me vjen kjo pikture ne mendje : Ah sikur ne te ishim pak me afer njeri tjetrit. Bota nuk do te permblidhej ne 7 miliard e kusure njerez por do te ishte bota e Gustit, lorencos, jimmy, xiaos, Van dyke etjjjjj.

Sikur vetem te mendonim qe keta nuk jane vec njerez normal. Sikur te afroheshim aq afer do te zbulonim qe pas nje qenie njerezore qendron nje bote e tere me nje dashuri te thelle per qenien e te njejtit lloj (psh nena per femijen) . Do gjenim madheshtine e qenies njerezore te krijuar ne aq perfeksion, me sy per te pare madheshtine e krijimit, me veshe per te degjuar harmonine e tingujve te fjales. Me gjuhe per te shprehur mendimet e shpirtit.

Me deshiren e zjarrte per te shijuar me mirenjohje cdo dite te re dhe per te jetuar ne paqe ditet qe na jane dhene mbi kete toke.

Njerezore te dashur ne nuk jemi normal ne rastin me te dhimbshem se kemi nje semundje te trupit dhe ne rastin me te zakonshem zgjedhim te sillemi si te tille.

p.s sot eshte mire te kujtojme se zanafilla jone i ka rrenjet ne nje nje krijim te mrekullueshem,te jashtzakonshem.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s