Shoqëri etiketash

imgp0724

Shoqëri etiketash. A keni vene re që kur blejmë dicka ndër gjërat e para shohim etiketën.

Madje nganjëherë më para se ngjyra më para se materiali më parë se prerja. Kur unë bleva një palë pantallona me etiketë 68 euro nuk pushova së mburruri për muaj të tërë. Ama vetëm etiketa ishte aq e shtrenjtë,se shuma që pagova për to ishte 10 euro (thanë që ishte sezon uljesh). Përvoja të tilla kam ndjerë edhe kur kam blerë rroba me logon e DG, Armani, Versace,etjjj. të shkruara turqisht.

Por kush më siguron që etiketa jep vlerën reale. Askush. Po ata që bëjnë biznes e kanë kuptuar që blerësit i lumturon fakti që blejnë kaq lirë një gjë që kushtonte aq shtrenjtë. Pra kushtonte aq shtrenjte jo vlente aq shtrenjte.

Të jem i sinqertë me ju përtej mburrjes me pantallonat e mija unë e vë re se ato nuk janë cilësi 68 euroshe. E njëjta gjë më ndodh shpesh me kafen. Filxhani dhe reklama e barit etiketojnë kafen më të mirë në treg le të themi illy. Por shija e saj nuk e justifikon etiketën. Dhe kjo besoj nuk më ndodh vetëm mua. Jo jo është shoqëria ku jetojmë që vlerëson më shumë vlerën e supozuar sesa atë që është në realitet.Shpesh herë në marëdhëniet tona ne i përceptojmë gjërat në bazë etiketash më shumë sesa përmbajtje. Dhe kjo jo domosdoshmërisht është gjë e keqe .

Thjesht po mendoja për vendin tonë të dashur; Vallë kur etiketa do tregojë vlerën e vërtetë të mallit?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s