Një jetë e lirë

Reflektim imakiato-je

Imakiato me filxhan të madh– ju drejtova kamarierit te kafe Studenti ..

Vëllai është e njëjta gjë– mu kthye ai- vetëm se ka më shumë ujë dhe do paguash dyfish cmimin.

Ouu reagova unë- Sa të shtrenjtë e paskeni ujin….?!

Cudi uji duhet të ishte më I lirë. Po po uji është I lirë por kur përzihet me “turbullira” sec i rritet cmimi. Këto “turbullira” nganjëherë janë kafeja, esenca alkolike, të ëmbla,esenca frutash deri te dhjetra qindra formula pluhurash dhe shijesh të cilat të paketuara në qelqurina dhe plastike kushtojnë shtrenjtë. Pothuaj gjithnjë në etiketat e tyre Uji është përbërësi me përqindjen më të madhe.

Pra Uji sërish është I lirë por shitet shtrenjtë  kur turbullohet me tretësira dhe amballazhohet në qelq, plastike e alumin .

A nuk ngjan kjo ironikisht me jetën tonë e cila duhet të jetohej me gëzim dhe e “Lirë” nga gjithë hallet dhe streset. Por ne kemi shpikur esencat jobiologjike me bazë dijen tonë dhe kësisoj e turbullojmë atë  (me idhtësi  ) duke I dhënë një shije që na kushton shtrenjë për cdo ditë të jetuar.

Dhe pastaj I drejtojmë sytë nga ” Filxhani I madh apo I vogël”: sesi vishemi  sesi dukemi, sesi lyhemi,cfarë parfumi kemi hedhur, cfarë celulari, cfarë buzeqeshje kemi amballazhuar në fytyrën tonë këtë mengjes.

Shpesh herë “amballazhi” s`është gjë tjetër vecse më shumë ujë me kosto dyfish.

Le të jetojmë NË koston njerëzore. Kështu do të marrim dozën e përditshme të Dashurisë për të jetuar pa kosto shtesë.

p.s Për bisedë më shumë ju ftoj për një imakiato shqeto me filxhan të vogël….

Mëngjes 22.12.2010

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s