Vrapo Shqipëria ime

Sa milje do të ecësh?

Politikë.
Cudi që e nis me të. Nuk është zanafilla. Por shpesh është strumbullari. Kërthiza (e pisët) e një trupi që lëngon. Cfarë fjalësh të përdor për të, kur shpeshherë na ka lënë pa fjalë? Përplasje titanësh. Të duket si një seri apokaliptike gjakmarrjesh, që nuk dihet pse ka nisur.
Fjalori i saj? I pafundmë nëpër tribuna. I pakët në realitet: Merr. Unë. Ai është fajtori. Ne (vetëm sa për fasadë). Fjalosemi gjithë ditën për të ndryshuar sistemin. Në fakt, ai na ndryshon ne – si një urith punëtor – dhe neve vetëm në fund na shfaqen të gjithë ato tunele e gangrena kalbësirash mu brënda nesh.
Vrapo!

Njerëzit pa Njerëzit.
Gladiatorë që nuk lindin, por rriten dhe vdesin si të tillë. Gjithmonë përballë njeri – tjetrit. Shumë rrallë (oh, sa rrallë) përkrah. Si në një piramidë. Të gjithë i kacavirren nga anë të ndryshme. Përkëdhel atë që ke mbi krye dhe vëru shkelmin atyre që ke poshte. Maja e piramidës është gjithcka ka rëndësi. Ajo të bën faraon në këtë tokë. (Kujdes: piramidat ishin në fakt varri i tyre).
Vrapo!

Liberalizimi.
C’ështja e ditës. Të lirë. Po prej kujt? Më në fund do fluturojmë horizonteve. Ashtu, sic pluhri ngrihet, edhe humbet nepër erë. Të lirë. Po nga se? Skllevër apo zotër të vetvetes? Në thelb, skllavëria është e njëjtë.

Vrapo!

Më thjeshtë. Duke u turrur tutje përpjekjeve për filozofi. Vështro, por shih! Shokët – që u ngrin buzëqeshja, se ti buzëqesh; Njerëzit – që u merret fryma kur tjetri është i lirë; Ti – që kujton se monedha ka të stampuar fytyrën tënde në të dyja anët; Ne – që gjithë ditën rrimë dhe gjuajmë (boomerangë); Ata – që janë shumë krenarë për të kërkuar falje; Dikush – që fjalët e mira i lëshon, ashtu si banka kreditë; Unë – që ndërsa shkruaj, shoh veten si në pasqyrë.
Vrapo!

Por (a) ka shprese

Jeta nuk matet me sasinë e atyre që kemi, por me madhësinë e atyre që japim dhe jemi në gjëndje të dorëzojmë. Postulat tipik cliché. Por kjo është e Vërteta. Jetojmë në një shoqëri ku ajo (e Vërteta) hidhet nëpër rrugë. Sepse nuk vjen me deklarata të bujshme, as me trumbeta publiciteti. E Vërteta është përshpëritëse, por e patjetërsueshme.
Ndalo.

Ju keni dëgjuar se qe thënë: Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb. Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin. Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të. Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë.

Vrapo! Kujdes drejtimin!

 

Evis Plaku

<

p>

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s