UNE ECI..PO TI?

shoes

Eci. Unë eci. Të gjithë duhet të ecin. Nuk ka rëndësi nëse je i ngadaltë apo i shpejtë. Mjafton të ecësh. Ec.

Eci. Ndërsa eci, nata vjen. Dhe nuk ndalet. Por kalon. Pastaj dita më vjen përballë. Unë shoh përreth. Drejtoj hapat e mi.

Eci. Me vizion. Ndonjëherë dhe kuturu. Shoh një finish. Pastaj një tjetër. I kaloj. Ose anashkaloj. Drejt horizonit. Është shumë larg. E kap. Më rreshket serisht nën gishtrinj. Porsi ujë. Më lë një shije të pakapshme. Porsi ajo që të lë ëndrra.

Eci. I vetëm. Në turmë. I ndjek dhe më ndjekin. Më drejtojnë. Më pengojnë. I flas. Më flasin. Më thonë të vrapoj. Të ndalem më kërkojnë. Vazhdoj të eci. Bashkë me ta. Kundra dhe pro tyre.

Eci. Në një rreth. Ai më konsumon. Kthej kokën prapa. Është njësoj sikur të shihja drejt. Përhumbem.  Shoh një humnerë. Pengohem. Bie brënda saj. Më duket e njohur. Kisha rënë dhe më parë. Isha ri-ngjitur dhe parë. Ngjitem sërisht.

Eci. Takoj një tip. Më thotë një frazë. Mu ngulit thellë. Cohu dhe ec! E tha për një brez. Për brezin që ka dëshirë të jetojë vetëm më nje pjesë. Me pjesën ku zemra nuk rreh.

Eci. Më merret fryma. Hapat më coroditen. Rruga më venitet. Më zhduket. Pastaj më shfaqet sërisht. E mjegullt. Të tjerë ecin bashkë me mua. Të tjerë na vijnë përballë. Kjo nuk është luftë. Apo është?

Eci. Dëgjoj hapat e mi. Të rregullt. Jo dhe aq. Muzika e tyre humb melodinë. Bashkohet me të tjera zhurma. Janë të tjerë hapa. Si një orkestër. Pa harmoni. Gjendem mes mijëra trokitje hapash. I dëgjoj të mitë. Si një violinë. Ngadonjëherë e cakorduar. Orkestra vazhdon. Perdja në skenë nuk ulet.

Eci. Shoh që tempulli u rrënua. Në vend të tij u ngritën pallate. Pallate me numër. Pa një emër. Pallate pa kokë. Që nuk ecin. Që nuk flasin. Dikush tha që Shqipëria nuk kisha as numrin. Unë nuk e degjova. Eca. Ec!

Eci. Kthej kokën prapa. Shoh që paskam përshkruar një maratonë. Nuk ndalem. Eci!

 

Evis Plaku

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s