Rënia e Piramidës dhë rënia e Njeriut

“Renia e piramides nje renie piramidale”– shkruante nje miku im ne faqen e tij personale ne web-it…

Me pas vershonin komentet sipas ‘oreksit”. Ajo që më bëri përshtypje nuk ishte as më shumë dhe as më pak se marrja e frazave të politikanëve shabllon ose në ndonjë rast pak më shumë si para frazim  për të komentuar vendimin për kthimin e piramidës në parlamentin e ri te RSh.

Më ngjan se të gjithë ne jemi përfshirë në kampet respektive ta prishim ose jo. Padyshim të parët janë ‘përfaqësusesit” tanë të cilët si duket po duan të ndërrojnë shtëpi. Ndarja e deklaratave këtu si për cdo problem tjetër ka dy ngjyra Bardh e Zi (më saktë blu e kuq). Opinionistët dhe analistët padyshim nuk mund të mos ishin pjesë e mendimit për të prishur shtëpin  e vjetër  dhe  ndërtuar të renë. Madje edhe qytetarët janë të shqetësuar për këtë. Ngaqë në Tiranë kanë ndryshuar destinacion qindra rrugë e ndërtesa ata mendojnë se do na shtohen edhe 2 ish te tjere; Ish parlamenti dhe Ish piramida.

Personalisht e shoh me një sy tjetër që e kam dëgjuar mbyturazi në këtë marra mendje deklaratash. Cështja nuk qëndron tek rënia e ndërtesës së piramidës. Ndonëse rënia e saj padyshim do shkaktonte zhurmë e pluhur .

Cështja nuk qëndron tek ndertesat e betonta. Të cilat në as në kohën e fjaës së mbyllur as në kohën e fjalës së lirë kurrë nuk mund të shpreheshin. Me dijeninë time as nuk caktuan ndonjë të flasin në emër të tyre. Andaj janë njerzit ato që vendosin cfarë të shëmbin dhe se cfarë të ndërtojnë.Pra nuk është shqetësimi tek rënia e ngrehinave të betonta sado e madhe të jetë zhurma e rënies së tyre.

Më së shumti rrënja e së keqes është tek rënia e ngrehinës shpirtërore brenda njeriut…

E ne ia degjojme zhurmen perditë këtij shpirti që lëngon që vec krijuesi i këtij Universi mundet me ja shëru plagët.

Pra më shumë se për një ndërtesë të betontë të re, unë besoj që ndryshimi vjen nga njerëz të rinj me një “shpirt të ri”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s