10 Gjërat për të shijuar në jetë

Italianët kishin publikuar së fundmi 10 gjërat se përse ja vlen të jetosh. Njëkohësisht një analist i njohur kishte listuar 10 arsye të tjera. Imakiato ju propozon pa pretendim të madh 10 gjërat që ja vlen të shijoni në jetë.
  1. Për të bërë një xhiro rreth botës (vetëm me një Ipad  me te vetmin funksion ibooks ku përshihen 50 vepra klasike…nuk mungon Remarku.)

  2. Të nisësh ditën me një mengjes në Razem (piken turistike malore te mbi Shkodrës.) Makiato, briosh me krem,një gotë lëng portokall i shtrydhur, veze me mozarela, spec te kuq, kerpudha. Miks frutash.

  3. Një darkë në Kune të Shëngjinit me njeriun e dashur të zemrës. Nëntor, në të perënduar mbi një tavolinë të drunjtë fruta deti, verë dhe bukë misri me shëllirë.

  4. Përqafimi i ngrohtë i fëmijëve , puthja tërjargë të ëmbël dhe zëri i tyre meliodioz që pason:Babi e di sa te dua cuuuuum tkam pasuri.. Hej a do ma blesh ate makinen Ferrari.

  5. Të dëgjosh në youtube fjalimin e Martin Luther King “I HAVE A DREAM” dhe të shijosh njëherë e mirë që njerëzit e medhenj janë ato që “bërtasin” për të Verteten që askush nuk e sheh por që gjithkush e dëshiron. p.s Sot DREAM e Martin është realitet. (njerezit me ngjyre jo vetem ndajne te njejten arsimim me te bardhet por njeri prej tyre drejton Shtëpine e Bardhë)

  6. Të shohësh një videokasetë me prindërit (ju e dini nuk ka skena te palejueshme) pallatin 176 për të disatën herë dhe të qeshësh si herën e parë.

  7. Të shijosh puthjen e njeriut tënd te zemrës. Atë pasionanten, të sinqertën, moskokëçarsen edhe pas disa viteve bashkë.

  8. Të flesh me kufje në vesh duke dëgjuar muzike nga Boom Boom radio (blues and soft jazz)

  9. Të shijosh në një TV plazma (Led 40 polsh full HD )një film me Richard Gere ne rolin e Avokatit e më pas të vijosh me seritë e CSI Neë YORK

  10. Të njohësh Ungjillin. Lajmin e mirë që Jezusi i Nazaretit,2000 vjet e kusur me parë dha jetën për një mëkatar si ti e unë dhe të pranosh dhuratën e Jetës së perjetshme duke jetuar i lirë nga pesha e fajit me shpresën e sigurt se do ta takosh një ditë në Parajsë. Mbase një nga pyetjet që do ti bëje do të ishte: “Po pse e vonove mbylljen e ciklit të shoqërisë njerëzore kaq vonë mor` plak”.

Në vend të mbylljes: Ndërsa i bën këto 10 gjëra mos harro një fjalë të Linkolnit. Në fund të fundit nuk ka vlerë sa vite ke jetuar në këtë jetë por më shume ka vlerë sesa JETE ka në vitet Tua.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s