Përtej kufinjve (çështje karakteri)

Ky shkrim ka 1403 fjalë pa këtë shënimin. Nëse nuk merr mundimin ta lexosh deri në fund atëherë mos e nis fare se do sfidohesh përtej limiteve tuaja.Faleminderit që erdhe në imakiato. Shpresoj tj`u shohim sërish këndej nga anet tona.

KARAKTERI (rigidity-sertësia,ngurtësia)
Cdo rol drejtimi ka vështirësitë e veta . Por në mes tyre njëri nga testet është i vështirë për tu duruar gjatë. Ajo është Sertësia, ngurtësia (rigidity). Është mjaft sfidë të të merresh me njerëz që zgjedhin të jetojnë në atë mënyrë. Per me teper kur ata kërkojnë të përkufizojnë mënyrën tënde të jetuarit sipas stilit të tyre kjo bëhet e padurueshme.

Përse është ngurtësia kaq e vështirë të merresh me të. Përse ka një efekt kaq tiranik mbi njerëzit mbi bashkësitë. Ja tre arsye të shëndosha.

  • Ngurtësia zakonisht merr shkas nga Dashuria . (por dashuria e vërtetë është ndryshe) Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 1kor :13:4,5
  • Ngurtësia kufizon kreativitetin duke bllokuar progresin….E rrezikuar nga risku i mundshëm dhe dështimi i pret flatrat së ardhmes –ndërkohë më pas e kritikon përse nuk “fluturon”.
  • Ngurtësia është marka e legalizmit. Lejoje legalizmin të hedhë rrënjë dhe do të korrësh patjetër abortin e ideve të reja, të menduarit përtej kutisë ne nivlin 0 dhe programet inovative. Po po të gjitha. Te qënit i lirë kërkon hapësirë për tu shprehur, hapësirë për të gabuar, lirinë për tu përfshirë nga ngazëllimi dhe eksplorimi.

Hiq lirinë dhe pastaj i kemi thënë entuziasmit një Mirupafshim të dhimbshme dhe të gjatë.

NË një konkluzion përfundimtar ngurtësia i vdes ëndërrat. Pa ëndërra jeta bëhet topitëse, e mërzitshme, e pajetueshme. Në vend që të hidhemi në sfida të reja strukemi në frikërat tona.

Sertësia dhe guximi për sfidën nuk mund të qëndrojnë bashkë.

Heroi i “Tringëllima e Ziles” historia e vertete e Robert Manry

 

 

Në maj të vitit 1965 një barkë rreth 4m e15 cm preku ujërat e Oqeanit Atlantik në bregun e Masssachusetts. Destinacioni ? Anglia. Do të ishte barka më e vogël që do përshkonte oqeanin.
Emri i Barkës:Tinkerbelle (tringëllima e ziles) Piloti i saj? Robert Manry, një sekretar kolegjiumi për gazetën Plain cleveland dealer.I cili mendoi që 10 vjet pas tryezës së punës në zyrë ishte mjaft.
 
Kësisoj ai la zyrën dhe iu përkushtua ëndrrës në sirtar.
 
Manry kishtë frikë..jo nga oqeani por nga gjithë ato njerëz që do përpiqeshin ta ndalnin për të mos e bërë këtë udhëtim. Kështu që ai nuk e ndau me shumë njerëz, vec ca të afërmeve dhe gruas së tij Virxhinia..
 
Si ishte udhëtimi? Gjithcka tjetër vecse i këndshëm JO. Ai shpenzoi netë të tëra pa gjumë ndërsa përpiqej të mbante barkën në ekuilibër dhe të mos mbytej. Nga ujërat e oqeanit që hynë në barkë ushqimet që kishte me vete e humbën shijen. Vetmia e kaploi derisa kishte edhe halucinacione.Stuhitë goditën barkën e tij dhe vetëm një litar me të cilin ishte i lidhur e shpëtoi dhe u rikthye sërish në barkë.
Më në fund pas 78 ditësh i vetëm në oqean ai preku brekun e kontinentit te vjetër ne Falmouth, Angli.
Gjatë kohës në barkë ai mendonte se do zinte një dhomë në një hoel do hante darkë i vetëm dhe mbase ndonjë gazetë do të interesohej për udhëtimin.Për cudinë e tij lajmi kishte marrë dhënë..kur ai iu afrua bregut 300 anije e rrethonin dhe u binin burive për të. Mbi 40 000 njerëz e britën me brohorima atë ne breg. Robert Manry sekretari i gazetës i kthyer në një ndjekës i guximshëm i ëndrrës së tij u kthye në një hero. Roberti nuk mund ta bënte këtë vetëm.Në port po e priste një hero më i madh se ai-Virxhinia (e shoqja). E cila refuzoi të ishte medje mbyllur dhe e ngurtë në kohën kur ëndërra e Robertit po formësohej. Ajo e inkurajoi atë në dëshirën për të qenë pjesë e sfidës, për të marrrë përsipër riskun e lejoi atë të ndiqte ëndrrën e tij.

CËSHTJA PËR KARAKTERIN tejcohet në një kontekst lirie, inkurajimi dhe risku. Ne kemi nevojë për më shumë Robertë që kanë kreativitetin dhe këmbënguljen të thyejë monotoninë dhe të provojë të pazakonshëm.

Por më shumë ne kemi nevojë për Virxhiniat që nuk do të lejojnë ngurtësinë, sertësinë të vendosë kufij pengues.

p.s MË trego a e ke të vështirë të gjesh veten në këtë Histori?

<

p>reflektim-frymezim nga THE QUEST FOR CHARACTER nga Charles Swindoll

2 thoughts on “Përtej kufinjve (çështje karakteri)

  1. te ne mund te gjejme shume Virxhinia,por nuk dim a jan mos lejues te sertesise dhe mostejcues te ngurtesis,,apo veprojne si te till pa shqyrtuar asnje rrethan,dhe duke u bazuar ne instiktet e veta ndoshta momentale ndonjeher,e te pasigurte me pas???…krahas 3 arsyeve pse eshte e veshtire te merresh me ngustesine,un do te thoja edhe qe…qe nga krijimi,ngurtesia eshte pjese e pandashme e karakterit tone dhe nje zgjidhje dominim karakterial mbi te do ishte: reflektim autonom , duke kerkuar edhe mendime,por mbi te gjitha duke u bazuar ne shkrime qe jane tjeter formuese te karakterit njerezor…Bibla p.r.sh.eshte i vetmi shkrim qe ka fuqi te ndryshoj nje njeri,gjithmon duke u prirur nga mesbzhi qe tejcon,E Mira…Faleminderit🙂

  2. te ne mund te gjejme shume Virxhinia,por nuk dim a jan mos lejues te sertesise dhe mostejcues te ngurtesis,,apo veprojne si te till pa shqyrtuar asnje rrethan,dhe duke u bazuar ne instiktet e veta ndoshta momentale ndonjeher,e te pasigurte me pas???…krahas 3 arsyeve pse eshte e veshtire te merresh me ngustesine,un do te thoja edhe qe…qe nga krijimi,ngurtesia eshte pjese e pandashme e karakterit tone dhe nje zgjidhje dominim karakterial mbi te do ishte: reflektim autonom , duke kerkuar edhe mendime,por mbi te gjitha duke u bazuar ne shkrime qe jane tjeter formuese te karakterit njerezor…Bibla p.r.sh.eshte i vetmi shkrim qe ka fuqi te ndryshoj nje njeri,gjithmon duke u prirur nga mesbzhi qe tejcon,E Mira…Faleminderit🙂

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s