Kandidat per lidhje serioze

 (reflektim nga fushata e 2011)


Unë kam një integritet dhe jam njeri me karakter
…..>>> (a thua se Integriteti eshte nishan ne faqe) –Këto ishin disa nga frazat e shkëputura nga një zë që vinte nga kuzhina. Hyra brenda dhe ve re që zëri vinte nga televizori. Tv-ja lokale po jepte spotin elektoral të një kandidati për kryetar komune.

Më habiti “filmi” elektoral që zgjati mbi 10 minuta.Në vetën e parë njëjës kanditati grishte fshatarët se përse duhet ta votonin. Epilogu mbyllej me një frazë arrogante, 24 karatshe:”Unë jam djalë ambicioz.” (tashti a duhet të votojnë si djalë ambizioz si karrieristi i ardhshëm i komunës apo si një drejtues që do të merresh me hallet e fshatarëve). Nejse, fshatarët jepeshin në sekuenca filmike në delir duke brohoritur. Rroftë partia… rroftë kandidati….

Teksa dëgjoja referencat pa kursim për veten mu kujtua një gazetë që ishte shumë popullore vite më parë, sidomos për të rinjtë. Gazeta Intervista. Gazeta pati bërë bujë më rubrikën djemtë kërkojnë vajza dhe vajzat kërkojnë djem.

Pak a shumë në gazetën INTERVISTA shkruhej:

Jam një cun familjar me pretendime, bjond i gjatë me karakter të fortë. Kërkoj një vajzë të re për lidhje dashurore serioze. Të dijë të ruajë sekretin. Të interesuarat të lënë kontaktin te gazeta.Rr

Përgjigje Jam një vajzë e zhgënjyer nga jeta. Kam nevojë për dikë që të më kuptojë , të më dojë sic jam dhe të më falë dashuri pa kushte. I them cunit familjar se kam lënë tel në redaksi. Vetëm për lidhje serioze. Sh

Për një cast mu bë sikur dialogu i kandidatit me popullin ishte si dialogu i dy të rinjve në gazetën Intervista.

Djali (kandidati) hiqet si njeri me karakter, i ndershëm dhe i ofrohet gjithë fjalë të bukura partnereve të mundshme duke patur ndërmend  ti shfrytëzojë ato për egon e vet.

Vajza (populli) e zhgënjyer nga djemtë e mëparshëm edhe njëhere e lë veten në duart e pasionit (mosarsyes) duke korrur zhgënjimin e radhës.

Po ku do ta gjejmë atë djalë  (kandidat)   që me të vërtetë mund tu dalë për zot fjalëve të tij dhe do dijë si ta dojë e të kujdeset për vajzën (popullin).

 Dhe kur do të na piqet vajza (populli) që të mos gënjehet më kot në atë dashurinë (të dua pa kushte) që nuk ekziston dhe të zgjedhë djalin (kandidatin) që kërkon me të vërtetë lidhje serioze?

p.s artikulli eshte shkruar ne kuader te zgjedhjeve lokale te 2011

4 thoughts on “Kandidat per lidhje serioze

  1. Jane me te shkrume kto pune o Gust…ahahaha

    Kam konstatuar qe nuk eshte aftesia e djemve por dobesia e vajzave kur keto te fundit mashtrohen!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s