Qyteti studenti dhe seksi: 7 gënjeshtrat më të famshme

Gënjeshtra # 1: Pa marrëdhënien seksuale nuk krijon dot miqësi të ngushtë.

Ndërveprimi fizik seksual është një shprehje e intimitetit të ngushtë, por nuk është e vetmja shprehje e intimitetit. Afërsia e vërtetë buron nga bashkësia verbale, emocionale, dhe fizike. Intimiteti i vërtetë ndërtohet mbi një përkushtim për ndershmëri, dashuri dhe liri. Miqësia e ngushtë, që ti biem drejt, nuk ka pothuajse asgjë të afërt me organet tona seksuale. Një prostitutë mund të të ofrojë gjithçka që ka, por jo në këmbim të miqësisë së ngushtë por të parave.

Gënjeshtra # 2: Përfshirja seksuale në fillimet e një marrëdhënije, do të të ndihmojë të njihesh më mirë me partnerin dhe është një test i domosdoshëm për të ditur nëse je partner i mirë.

Përfshirja seksuale në fillimet e një marrëdhënie nuk është hapi më i përshtatshëm për ndërtimin e një raportik të shëndetshëm paramartesor. Sigurisht që kjo lloj përfshirje ofron kënaqësi sensuale, por nuk është rruga më e mirë për lumturi bashkëshortore. Seksi është një art që mësohet dhe shijohet më mirë në një mjedis të sigurt siç është marrëdhënia e konsoliduar, martesa. Një studente, e cila po ballafaqohej me pakënaqësitë e saj seksuale, e kapërceu sikletin e momentit dhe më pyeti troç: “A është seksi në martesë një gjë e keqe, siç është jashtë martesës?” Ajo kishte ardhur në fund të ylberit, në kërkim të Eldorados-dashurisë së premtuar dhe kishte gjetur vetëm zhgënjim. Seksi nuk është “gjë e keqe” por mund të kthehet në të tillë nëse i mungon korniza e duhur e përkushtimit në martesë.

Gënjeshtra # 3: Seksi rastësor pa angazhime afatgjata është zbavitje dhe liri.

Një studiues vërejti se “seksi rastësor mund të konsiderohet një festë e vërtetë intime po aq sa ç’është një sanduiç një vakt luksoz. Pra, i ngjan një lloj ushqimi fast food-i që shërbehet në pjatë plastike. Shijimi i jetës intime seksuale ofrohet vetëm për ata që janë të gatshëm që të angazhohen afatgjatë në një nivel shumë personal, duke ofruar gjithë veten e tyre, pa mbajtur prapa asgjë”.

Gënjeshtra # 4: Nëse nuk e shpreh lirisht seksualitetin, atëherë ndjenjat e tua janë të shtypura, të ndrydhura e kësisoj ti je i/e sëmurë, ose fetar.

E vërteta, sipas studimeve, shkon në kundërshtim me këtë ide. Seksi i parakohshëm krijon probleme për shëndetin emocional, fizik dhe social. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Indianës në SHBA, të rinjtë seksualisht aktivë kanë më shumë prirje drejt alkoolit dhe drogave të paligjshme, dhe gjithashtu kanë probleme në shkollë. Vajzat e përfshira seksualisht në moshë të re, ka më shumë të ngjarë të bien në depresion, vetë-vlerësim të ulët, ndjehen të vetmuara, dhe mendojnë vetëvrasjen më shumë se moshataret e tyre.

Gënjeshtra # 5: Seksi është liria.

Seksi paramartesor vështirë se mund të konsiderohet si shprehje e lirisë. Të rinjtë që përfshihen seksualisht në përgjigje të presionit të kolegëve, në të vërtetë janë viktima të opinionit publik të momentit. Askush nuk është i lirë nëse vepron, vetëm e vetëm që të kënaqë opinionin apo ti bëjë përshtypje shumicës.

Gënjeshtra # 6: Edhe Zoti e kupton se jemi në shekullin e XXI-të! Kësisoj, as Ai nuk e ndalon atë që shoqëria e konsideron të pranueshme.

Zoti i kupton kohët. Por gjithashtu, duke qënë Ai vetë autori i seksit, ai e kupton gjithashtu kënaqësinë që vjen prej përfshirjes seksuale. Nga ana tjetër, ai e kupton gjithashtu dëmin që mund të shkaktohet nga përfshirja në marrëdhënie seksuale pa përkushtimin e duhur emocional dhe shpirtëror. Në martesë, seksit i thonë kënaqësi! Të jesh i matur para martesës, dhe besnikëria monogame pas martesës, nuk janë mohim i të drejtave apo kënaqësive të mia. Madje e kundërta, këto elementë sigurojnë shijimin e plotë të seksualitetit. A nuk do të ishte e mrekullueshme të shijosh marrëdhënien seksuale, pa patur frikë se do të zbulohesh e madje krejt i lirë për ta shijuar këtë marrëdhënie me personin që je përkushtuar ta duash për gjithë jetën?

Gënjeshtra # 7: Pse të pres? Nga ta di që pritja është vërtet zgjedhja më e mirë? Ndoshta është më mirë që të shfrytëzoj çdo mundësi që më del përpara.

Nëse vendos të presësh, atëherë do të kesh mundësi të përjetosh një marrëdhënie me vlerë me partnerin e ardhshëm. Nëse nuk pret, do të shijosh momentin por gjithashtu do të vuash shenjat që të lë përfshirja seksuale pa një ambient të sigurt përkushtimi. Nuk mund ti kesh të dyja rrugët. Vështirë se mund të argumentohet se seksi paramartesor ia vlen. Dëshmitë mjekësore, studimet sociologjike e mbështesin fuqimisht idenë se seksi jashtë martesës nuk është i sigurt dhe i mirë për ne. Pikë muhabeti, seksi paramartesor nuk e përmbush nevojën tonë për dashuri të vërtetë.
Por në fund të fundit, edhe kjo është një çështje besimi. Për vajzat dhe djemtë e këtij shekulli: qyteti studentor është sfida juaj.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s