Po, Ti mundesh !

Motivational-Quote-on-You-Can

Sipas revistës Psikologjia Sot, deri në kohën kur një fëmijë arrin moshën 18 vjeç, konceptin e “JO, Ti NUK mundesh” e ka te përforcuar 187.000 herë, ndërsa koncepti  “Po, Ti mundesh të!” është përforcuar vetëm rreth 25 – 30 herë.

Duke dëgjuar këtë padyshim mund të vimë në një moment miratimi “”AHAA” . Mbase kjo është një nga arsyet përse shumë adoleshentë ose studente ndihen si “dështakë”. Ose më mirë le të themi sikur u ka rënë bota mbi krye. Në një formë apo tjetër ambjenti ku jemi rritur dhe njerëzit që kemi patur rreth nesh kanë formësuar mënyrën sesi ne e shohim jetën. Në të pandergjegjshmën tonë kjo mund të bëhet forca shtytëse për gjithe jetën tonë.

Vetë disa herë jam gjendur pre e mentalitetit “TI NUK MUNDESH”. Derisa një ditë guxova dhe pyeta;Hej po kush është krijuesi im”?.-A jam krijuar unë për një “NUK MUNDESH” ? Në moshën 19 vjecare zbulova gënjeshtrën në të cilën realiteti më rrethonte. Në dorë më ra dokumenti I krijuesit tim. Në fakt ishte më shumë një si letër dashurie.

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.4 Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua. Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime. Jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. Sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre! Psalmi 139 BIBLA

Hej kjo është fantastike. Për një cast të 187.000 herët që njerëzit mund të thonë “TI NUK MUNDESH apo TI NUK VLEN” shumëzohen me zero. Sepse Ti ke patur vlerë që përpara se të vijë në këtë botë. Ti je krijuar në mënyrë unike, nga dashuria dhe s`ka asnjë të dytë në botësi TI. Po ti mund te kesh një jetë plot JETË.

Ndërsa lexon këto fjalë që krijuesi yt të thotë, Ti me plot zemrën mendjen dhe forcën tënde mund të thuash:”PO Unë mundem të jetoj një jetë “Fitimtare” . Edhe sikur gjithë bota të jetë kundër ti ke fitore me Krijuesin.

A nuk ja vlen të fillosh sot të lexosh Fjalën e tij?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s