Titaniku:Sekreti i Pathënë i Jetës

titanik30

Det i qetë, pa hënë, pa erë. Në një natë me dritë yjesh me 14 prill,1912, transoqeaniku i linjës Ylli I Bardhe në lundrimin nga Southampton në Nju Jork kishte prekur një ajsberg në errësirë. Tronditja në fillim ishte aq e butë sa nuk u vu re fare ne bord. Mbi vete ajo mbante mbi 2200 persona.

Mes tyre kishte nga industrialiste të kamur deri tek njerëz të varfër që po shpresonin për një jete më të mirë përtej oqeanit. Super anija kishte 3 klase per klientet e privilegjuar. Atys herbenin gjithsej 885 staf. Po të bëjmë një ndarje në klasat sociale aty mund te gjeje te reflektuar pa frike 5 apo 6 shtresa te ndryshme. Perplasja ndodhi ne mes te harese. Vec kapiteni Eduard Smith e vuri re. Nga mesnata ai urdheroi që të uleshin në det varkat e shpëtimit. Nuk ishte vështirë të kuptoje se a këto varka shpëtimi, të ishin te mjaftueshme për vetëm një të tretën e pasagjerëve.

Në 12:15 titanik dërgoi sinjalin e parë në ajër. Ndërsa anija po fundosej me shpejtesi banda 7 anetarshe luante nje himn te famshem Wellsian; Tek Ty o Zot Tek ty vij . Ndërsa varkat u larguan nga titaniku anija po fundosej me shpejtesi te madhe.Nga 2:05 u nis varka e fundit, duke lënë 1.600 njerëzit e bllokuar në kuvertë. Banda vazhdonte te luante perseri…

Në 2:20 u vendos pak mbrapa dhe rrëshqiti nën oqeanin e akullt.Bashkë Me të 1.500 persona humben jeten në fatkeqësinë më të madhe në detare.Transoqeaniku më i famshëm i kohërave i mbiquaturi i Pafundosshmi humbi pëgjithnjë nën akujt e oqeanit.

Humbi bashkë me të bashkë industrialisti i pasur i klasit parë, humbi bashkë me të emigranti i strehuar në një nga ambjent e uleta te anijes, humbi kapiteni i me te famshmes anijes te kohes humbi edhe banda qe po luante muzike derisa ua zuri frymën uji i ftohtë i oqeanit.

Ne 2 20 minuta oqeani u bë dëshmitari i luajtjes se nje prej dramave më të prekshme të kohërave. Ndërsa titaniku ishte projektuar te ishte anija e luksit (me 3 klase ) per ata që kishin para dhe anija e shpreses për ata që punonin si staf nuk rezultoi i tille . Ëndërra e atyre qe do kalonin oqeanin në kërkim të Tokës së Premtuar u ndërpre në mes në mënyrë të papritur.


Në një udhëtim të ndërprerë në mes në mënyrë të papritur Titaniku ofroi për udhëtarët në bord një fund me dy klase:
Ata që Shpëtojne gjalle dhe Ata që Nuk Shpëtojne.

Titaniku ngjan disi me jeten tonë dhe marrëdhënien me Perëndinë (Krijuesin). Madhështia e fundosur e Titanikut ngjan me madhështinë e humbur të rracës njerëzore. Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. Romaket 3:23.

Ngjashmëria është në faktin se nuk ka rëndësi se çfarë klasi i ke përkitur gjatë lundrimit në këtë jetë, për t’i shpëtuar pasojës së dhimbshme të mëkatit që tregon Bibla (përjetësisë pa Zotin), ka vetëm “Një Rrugë” hipja në Varkën e Shpëtimit. Varka jonë e shpëtimit është Krishti i cili mori mëkatin tonë në kryq. Ai ka kapacitetin të na mbajë të gjithë. Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni3:16

Kur ajzbergu preku anijen, ishte e pabesueshme të imagjinoje se në atë çast sapo ishte ‘firmosur’ fundi i saj. Në të njëjtën mënyrë mëkati ynë , sado i vogël dhe i parëndësishëm të duket në raport me madhështinë dhe luksin tonë të jashtëm, ai me të njëjtën siguri që ajbergu shpoi anijen, ka shenjuar destinacionin tonë përfundimtar nëse nuk zgjatim duart për të kërkuar ndihmë.

A është e mençur të presësh sa të shohësh fundosjen, që të nxitosh drejt Varkës ? Ka një vend edhe për TY nëse do vendosni të hipni. Andaj Ji i mencur dhe kape barkën e shpëtimit. Jeto me fundin ne mendje dhe ndiq rrugen që i jep kuptim jetës tënde.

One thought on “Titaniku:Sekreti i Pathënë i Jetës

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s