Njerëzore që rendin për diku

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Etyd nga aeroporti i Stambollit

Njerëz të rracave të ndryshme. Zëra dhe gjuhë të padëgjuara më parë. Veshje të lloj- llojshme. Të gjithë në një udhëtim. Me sytë nga monitori për te parë udhëtimin e radhës.

Larmi ngjyrash, gjuhësh, veshjesh e peshash popullojnë portën ajrore të Stambollit. Fjala që i bashkon është;Njerëzorë në udhëtim. Për dikë kjo ëshë vendmbërritja ndërsa për disa të tjerë kjo është një nga ndalesat përgjatë udhëtimit të tyre. Për të tjerë gjithcka nis këtu. Sic e thotë Tzao Lu; Një udhëtim mijëra miljesh nis me një hap të vetëm. Për këta të fundit ky është hap i parë.

A nuk ngjan gjithë kjo me Jetën? Vërtetë a nuk ka një ngjashmëri me udhëtimin tonë në Jetë?E nisim një ditë kur vijmë si foshnja dhe jetojmë me vetëdije që jeta jonë do përfundojë një ditë.

Por a do jemi ne si ata pasagjerët e e lumtur që pas një udhëtimi të gjatë duartrokasin uljen e butë të një 777 në pistë apo do jemi si ato të humburit fatkeq që do u shfaqen emrat në lajmet e darkës në kronikën e zezë të një aksidenti ajror.

Cilin udhëtim ndërmarrim në jetë ka rëndësi. Në rastin e avionit ka dy mundësi:

Të prekësh vendmbërritjen shëndoshë e mirë e të vazhdosh jetën ose të humbasësh vendmbërritjen dhe jetën njëkohësisht.

E njëjta gjë vlen për jetën;Mund ta fitosh atë ose ta humbasësh.

Po cila është bileta që na siguron linjën e sigurt? Cila është udha e jetës? Për të disatën herë në jetën time me jehojnë në mendje dhe zemër fjalët e Jezusit; “Unë jam Udha e Vërteta dhe Jeta askush nuk vjen tek Ati vecse nëpërmjet meje.”

Bileta ka emrin e Krijuesit nënshkruar me gjak:U krye. Dhe nuk ësht një copë letër. Është një besim në zemër i dorëzuar kompanisë së udhës së jetës. Perëndisë vetë.

…Larmi rracash dhe ngjyrash. Larmi vështrimesh e buzeqeshjesh në aeroportin e Stambollit. Në artoparlantë lajmërohet fluturimi i radhës. Lutem që njerëzorët do ta dëgjojnë thirrjen dhe asnjëri prej tyre të mos e humbasë avionin e jetës.

<

p>p.s Ora 3 Pasdite , Stamboll Korrik 2012

3 thoughts on “Njerëzore që rendin për diku

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s