E rrëfej, unë e prisha tortën…

526767_439221286126410_522867078_n

Ka 4 ditë që kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të mëvetësisë së Shqipërisë. Jehona e fesimeve të 100 vjetorit është akoma e freskët në bisedat tona. Ndër to, më mikluesja është biseda për tortën gjigande të 100 vjetorit. Një nismë unike për metropolin tonë. Të gjithë ne e mbajmë mend tortën dhe “qershinë mbi tortë”, një falmur shqiptar me numrin 100 mbi të.

Mënjeherë palët u reshtuan. Në njërin krah shqiptarët e “turpëruar” nga gjesti jo qytetar i disa qytetarëve që nxorën qeset, tepsitë, bluzat për ti mbushur me tortë – disa më të zellshmit që bënin topa “torte” dhe ia hidhnin njëri tjetrit. Në krahun tjetër shqiptarët paqedashës optimistë, që e cilësuan këtë një lojë kalamajsh. Në një reflektim më të distancuar, lindi edhe nje pol i tretë i shqiptarëvë zemërdhembshur, që thonin se ja ku ka vajtur varfëria ndër ne.

Të gjithë ne, pavarësisht krahut që kemi mbajtur, kemi bërë pyetjen: Po faji, i kujt ishte?
Nuk po largohem shumë, e rrëfej: Faji është i mi. Po, po! Nuk faji i asaj gruas së përveshur deri në mëngë gjithë zell për të mbushur qesen me tortë. Nuk është i asaj “pastiçieres” me përparëse të bardhë që mbushi tepsinë. Nuk është i atyre çuna -burrave që luftuan me tortë.

Faji është i mi.

Është i medias që me “breaking news” merret gjithë ditën e pavarësisë më këtë episod duke e kaluar cakun e lajmit. Është i joni që nuk lamë foto, faqe facebok-u,  bisedë a telefonatë pa e shpotitë tortën. E mbase është edhe kjo përmendje në këtë shkrim që kontribuon në atë drejtim!

Zelli jonë për të etiketuar, për të publikuar, për t’u tallur, për të zmadhuar, për të nxjerrë konluzione aforfe, na vë në të njëjtën qytetari me ata që shkelën me këmbë mbi tortë. Na bën në një një farë kuptimi prishës tortash të kamufluar.

Në një dimension më të gjërë ne këtë e bëjmë përditë. Torta ishte një nismë shumë e veçantë, me punë të palodhur, me pasion me dëshirë për ti thënë faleminderit Shqipërisë “100” vjeçare.

Sa punë e nisma të mëdha janë bërë në Shqipëri në këto 100 vjet që lamë pas. Sa gjak është derdhur, sa shpirtra kanë vuajtur, sa sakrifica janë bërë, sa vlera e themele janë shtruar. Në emër të flamurit, në emër të lirisë, në emër të së ardhmes. Që në të rrojmë të lirë, të qytetëruar e krenarë për vendin që i përkasim. Dhe stafetën ta përcjellim në brezin tjetër.

Festimet e 100 vjetorit na dhanë një leksion të çmuar.

Torta vetë foli: Gjërat e mëdha duan passion, mund e sakrificë për t’u bërë. Në të njëjtën kohë, ato mund të zhbëhen në një çast të vetëm, me anarki, budallallëk, dashakeqsi, mosqytetari.

Ne e kemi në dorë në këtë fillim 100 vjetori të dytë që te bëhemi prishës tortash të zellshëm ose festues lirie pasionantë. Ne sot po ndërtojmë të ardhmen, brezin që po vjen. A po ndërtojmë prishës tortash të zellshëm, apo festues lirie pasionantë? Apo ndërtojmë brezin e burgosur të lirisë me slloganet “bëj çfarë të duash se je i lirë” apo brezin e ndërgjegjshëm të lirisë?

E vërteta qëndron në anën e atyre që janë të lirë ta prishin tortën dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Liria e vërtetë e një kombi nis me lirinë e shpirtrave që e përbëjnë atë.

Unë e pranoj përgjegjësinë për brezin tim. Po ti?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s