Ditëlindja jote ka rëndësi, sepse Ai erdhi.

make a gift donate 1

Unë i ka shumë qef ditëlindjet. Është një ditë reflektimi për mua.  Është dita që shënon fillimin e rrugëtimit tim në jetë.

Shumë miq të tjerë që njoh e presin me gëzim. Me nostalgjinë e të lënit pas disa viteve dhe me shpresën për një të ardhme më të mirë. Për një fillim të ri dhe për një ndryshim pozitiv. E mbase jo të gjithë e shohim kështu Ditëlindjen. Për disa mund të jetë një ditë e mërzitshme. Sidomos kur nuk kanë marrë një dhuratë apo facebooku nuk ua ka kujtuar miqve tuaj , ditën e lindjes . Dikush tjetër ka një histori jete mjaft të vështirë dhe dita e lindjes i kujton vec fillimin e një kalvari dhimbjesh.

Por e përbashkëta e gjithë kësaj është kjo;“Ne duam, ne ndjejmë, ne kemi gëzime, kemi hidhërime kemi shpresa, kemi endërra, kemi plane për jetën. Kemi sfida dhe vështirësi.Dhe e gjithë kjo nis me një ditë kur pasi lëmë ngrohësinë e nënës tonë ndjejmë për herë të parë temperaturën e kësaj bote dhe shohim për herë të parë dritën e diellit.”

Pra gjithcka që na gëzon apo na shqetëson sot e ka zanafillën në një ditë, kur ne lindëm. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj jetës. Nuk mund të jemi indiferentë ndaj vetes, nuk mund të jemi indiferentë ndaj të tjerëve.

Në këtë kohë Krishtlindje nuk mund të jemi indiferentë ndaj ditëlindje tjetër. Një “ditëlindje “ Hyjnore që në të vërtetë do të thotë më shumë sesa mund të ngërthejë fjala lindje. Është përkujtimi i ardhjes së Zotit, Shpëtimtarit Jezus në tokë duke u bërë si njeri prej nesh (Emanuel).

 Por engjëlli u tha atyre (barinjve): “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. (Ungjilli sipas Lukes 2:10,11)

Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. botë. Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, Gjoni 1:9-11

Pavarësisht si ka qënë dita e lindjes sate shtegtimi në jetë të tregon që ka ulje  e ngritje. Ke një nevojë për më shumë se vetja jote. Në ty ka një boshllëk ka një paplotësi , që as dritat , as pema, as gëzimi i njerëzve në këtë Krishtlindje nuk mund ta mbush.

Andaj bëje të thjeshtë këtë Krishtlindje duke rrokur me gjithë zemër anën shpirtërorë të saj. Merr nje dhuratë që nuk të kushton ty por i kushtoi gjithcka atij që e dha. Merr një dhuratë që nuk ka date skadence dhe që të fal jetë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s