Lajmi i mirë vjen nga Lindja

Shpresa

Krishtlindje,25 dhjetor.

Për shumicën prej nesh është  thjesht një nga ditët pushimit në Kalendar. Në po të njëjtin kalendar për pjesën tjetër kjo është dita më e ngarkuar e punës.

Për të tjerë dita e “shënuar” për t`ju qasur dyerve të kishës. Si për të kërkuar falje për mungesën e gjatë dhe për të kërkuar  leje për të mos ardhur deri vitin tjetër. Të tjerë rendin në festa dhe vizita reciproke nën petkun e qokave të rastit. Dhe sipër tu rikonfirmuar bashkohorë, shkëmbejmë mesazhe të fabrikuara fejsbukisht

 

Por ka dhe ndryshe .

Sa njerëz në këtë moment kanë lotë në sytë e tyre? Sa njerëzve zemrën ua rëndon dhimbja? Sa janë fillikat  pa njeri në këtë rruzull, që ti kujtojë në këtë Krishtlindje? Mbase të shkuar në moshë dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen.

Sa janë të sëmurë ndër spitale apo në shtëpi? Shumë prej tyre në ditët e fundit gjallë mbi këtë tokë.  Sa vuajnë në burg për një vepër që nuk e kanë kryer e sa brehen dita ditës nga pesha e fajit të krimit të kryer.

Sa janë pa shtëpi, pa të ardhura dhe nuk e dinë a do ti gjejë viti i ri gjallë . Sa janë me qera  dhe rrojnë me frikën se pronari do t`i nxjerrë jashtë në mes të dimrit . Sa njerëz janë në borxhe financiare në këtë moment dhe për ta cdo mëngjes i ri është një kamatë e shtuar  në barrën e borxhit.

Sa njerëz flenë në të njëjtin krevat dhe mendjet u kullosin në “amazona” të ndryshme. Sa familje u rrjedh e njëjta ADN ndër deje dhe me po aq tension u rrjedh urrejtje për njëri tjetrin.

Tani në këtë cast ,sa njerëz janë të lënduar, të tradhëtuar, të vrarë, të sëmurë, të lënë  vetëm në këtë botë të zhurmshme. Po pra, vec te mendosh ,sa njerëz natën e shkuar nuk e kanë ngrohur krevatin jo nga qejfi i festës por nga dhimbja e zemrës.

Shumicën prej jush më sipër as mund t`ju kuptoj. Nuk i kam provuar barrë të tilla.

 Por njoh njërin që të kupton: 

“Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: “Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë? Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?”.

Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: “Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua. Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni”.

Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: “Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?”.

Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: “Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua”.” Mateu 24:37,45

 

‘Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Luka,Bibla

Dikush u kujtua për ty në këtë harresë  egoiste.

Shpresa vjen nga Lindja.. Për ty lindi Krishti, shpëtimtari të cilit i besoj. Për këtë lindi Jezusi im,Jezusi yt, dashuria e pashoqe e Mbretit te Universit  erdhi për ty. E sic e shohim në jetën e përditshme kush kujtohet për ty vecse ai që të do me të vërtetë ashtu sic je.

Para 11 vitesh për herë të parë në një Krishtlindje si kjo në zemrën time ngriti krye një shpresë. Shpresa e sigurt që Zoti  u kujtua për mua , për ty për ne. Tash mund të kemi sigurinë që jeta jonë merr kuptim kur i dorëzohet atij me gjithë barrët me gjithë gëzimet. Me gjithë lotët me gjithë buzëqeshjet.

Gëzuar Krishtlindjen miku im.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s