Institucioni i kafes

liber ne kafe

 

A je për një kafe? E diskutojmë në kafe atë muhabet. A e ke pirë kafen e mëngjesit ?-

A nuk janë këto bisedat e para që shkëmbejmë përditë?

Në bar kafe i ngjizim dashuritë e po aty i bëjmë ndarjet. Konfliktet zënë fill aty e po aty e pijmë kafen e pajtimit. Aty i aldrenalizojmë arritjet e po aty i dehim dështimet. Në kafe i festojmë gëzimet e në kafe ngushëllohemi për hidhërimet.

Shprehja e bërë tashmë popullore:”Ai miku e do një kafe për ta zgjidhur atë punë” nuk është legjendë urbane. Përkundrazi është një realitet që pijmë kafe me të sa herë kemi një punë në institucionet lokale, institucionet gjyqësore,shëndetsore dhe arsimore. Punët e shtetit zgjidhen në kafe.Në kafe aty ku lindin presidentë,zgjidhen deputetë, drejtorë, kryetar komunash dhe deri në rotacionin e punonjësve sanitarë në për institucione. Aty ku fiton vendin e punës ku e humb vendin e punës ku fiton kontratën e radhës ku merr përkrahjen sociale.

Institucioni i kafes aty ku hallet e jetës gjejne rrugëzgjidhje dhe aty ku jetën e zënë hallet.Nuk ka nevojë për referendum shoqëria jonë tashmë e ka zyrtarizuar institucionin e kafes

Na trego përvojën tënde me institucionin e kafes?

<

p>

5 thoughts on “Institucioni i kafes

  1. Prandaj ne shqiperi ka aq shume qe vuajne nga tensioni sepse pine shume kafe :P…
    Duke lene menjane shakane jam dakort me ty qe fatet e shqiptareve ndryshohen ne kafe🙂

  2. Përvoja ime është e tillë shpeshherë: më pëlqen të diskutoj halle e gëzime me miq në kafe, me kafen përpara natyrisht. Më pas,pijmë dhe një kafe tjetër se të parën nuk e ndjemë hiç.🙂

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s