Një ditë për dashurinë apo dashuri për një ditë.

A Love

Ja jemi afër asaj dite që quhet festa e të dashuruarve, dita ku të dashuruarit kujtohen që janë të dashuruar e të padashuruarit kujtohen të dashurojnë.

Një ditë që i kushtohet dashurisë kthehet cdo vit, në lindjen e dashurive një ditore mes të rinjsh, që nuk pëlqejnë që 14 shkurti ti gjejë vetëm.  Thirrja e brendshme e të dashuruarve në atë ditë është: Oh sa mirë që jam i dashuruar sot, ndërsa e të padashuruarve është: Ah sikur të isha i dashuruar të pakten vetëm sot.Këto thirrje janë shumë ndryshe nga njëra tjetra por, ato bashkohen në fokusimin në atë ditë, dhe ne të mos menduarit për ditën tjetër.

love-emo-wallpaper

Ne ditët e sotme ka shume gjëra që janë thjesht ditore, sot më shumë se herë tjetër, ti ke mundësi të mos jesh i vërtetë, ti mund të kesh emër të ri dhe fytyrë të re cdo ditë, madje edhe në të njëjtën kohë ti mund të jesh më shumë emra e shumë fytyra, mjafton të hapesh profile të reja në librin e shumë fytyrave.

Ti fare kollaj mund të jesh një profesionist, një akademik, një intelektual e një njeri me arritje të mëdha, është thjesht dhënie informacioni, thjesht krijimi i nje profili që dëshiron, kështu dikush do të dashurohet me njërin nga profilet e tua.

Por, po ti me kë do të dashurohesh, me cfarë profili do të biesh në dashuri?

Ta themi shkurt?!

Eshtë bërë puna keq, dashuria është bërë për ti qarë hallin. Ajo që duket mund të mos këtë qenë kurrë , dhe ajo që është mund të mos duket kurrë. Por kur ne që japim dhe marrin dashuri nuk jemi të vërtetë, si mundet që dashuria e vërtetë të jetë mes nesh?

 

Fjala dashuri është bërë e mërzitshme e thënë nga kushdo, kudo me këdo edhe pse nuk e do, e thënë për të mbushur mendje apo për të mbushur zemra, e thënë thjesht për tu thënë. Dashuria e vërtetë nuk ka një ditë me një emër, madje as nuk i duhet një ditë e tillë, ajo dhe shprehja e saj nuk kufizohet dot, as ne datë, as në dite feste, ajo ka nevojë për një jetë që të mbaroje bashkë me të.

 

Unë nuk e di dhe nuk di nëse do dua ta mësoj ndonjëherë, që dashuria ka ditën e saj, që ajo është me e madhe një ditë se ditën tjetër. Unë mendoj që dashuria e vërtetë jetohet, dhe do të ishte fatkeqësi të lindë nevoja që unë të ndalesha dhe të kujtohesha që unë po e jetoj atë. Njerëzit e kanë të vështirë të ndalen e të mendojnë pse e bëjnë atë që bëjnë, madje kur ti i pyet pse e festojnë Shen Valentinin, përgjigjja e tyre është: sepse edhe të tjerët e festojnë.Pas pergjigjes ti mund te qeshësh ose edhe të qash për mungesën e arsyes, pamvarësisht se arsyeja në ditët e sotme mungon në shumicën e përgjigjeve dhe qëndrimeve që njerëzit kanë.

Dashuria në ditën që thuhet se i kushtohet asaj, konsiston për fat te keq më shumë në deklarata të thëna bukur e me pasion, se sa në pasionin për tjetrin, kur në fakt dashuria e vërtetë nuk është deklaratë e thëne me pasion por pasion i deklaruar.

Eshtë për të të ardhur keq që njerëzit ne ditët e sotme bien në dashuri ndërkohe që dashuria akoma nuk ka rënë tek ata. Njohin të “dashurit` ” e tyre pa njohur akoma dashurinë me të cilën duhet të duan. Nuk di se sa gati do të ishin të rinjtë të dashuronin, nëse do ndalonin e do mendonin, që dashuria e vërtetë konsiston në dhënie dhe jo në marrje.

Po të ndalonin dhe të mendonin këtë, ndoshta do të kishim më pak të dashuruar, por kjo nuk do të thotë që do të kishim më pak dashuri, madje do të kishim më shumë dashuri të vërtetë rreth nesh.

E thashë edhe më sipër që dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për një ditë dhe emër por për një jetë. Përvec gabimit që bëjnë duke e kufizuar në një ditë dashurinë dhe shprehjen e saj, gabimi tjetër që njerëzit bëjnë është që asaj ditë i vënë emrin e dikujt që ata nuk e njohin. Ajo ditë mban emrin e një njeriu për të cilin ka vetëm legjenda, dhe ne e dimë që legjendat nuk janë të vërteta. Ata që vërtetë dashurojnë do ti vinin cdo ditë emrin e atij që dashurojnë, dhe nuk do të gjenin kënaqësi në ditën që mban emrin e një tjetri që nuk ju ngjall asnjë kujtim dhe emocion.

Unë uroj shumë që njerëzit e këtyre ditëve tona do të bëhen dashurues të vërtetë, dhe që dashuria e tyre të kalojë përtej ditës së “madhe”

Uroj që njerëzit e ditëve tona të jenë  për një dashuri në shumë ditë, dhe jo vetëm për një shumë dashuri në një dite.

 Marenglen Rexhaj

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s