Zbulohet lali i vërtetë

T ka lali shpirt

Të ka lali shpirt të ka lali xhan. Mandi i Nishtullës i ka rënë në të. Refreni i këngës më të dëgjuar na shoqëron në cdo ambjent publik, privat e online. Zemra jonë e ka të vështirë ti bëj ignore këtij refreni ndjellës. Në vigjiljen e 14 shkurtit të gjithë  jemi të dhënë pas “lalit” . Epo ai na ka shpirt e na ka xhan.

Ndërsa po bisedonim me një grup shoqëror mbi “hitin e momentit” dikush bëri pyetjen; Po lali kush është?

Lali në jug i thonë vëllait, gjithashtu  krahinarët e Myzeqesë quhen lalucë. Në veri lal` apo lala është mënyra me të cilin nuset e reja duhet ti drejtohen vëllait të burrit apo burrava më të vjetër të shtëpisë në shenjë respekti.

Pavarësisht sesi i themi lali, lal,lala  a na ka ai me të vërtetë xhan? Mund te themi po, por  jo gjithmonë . Lali, lal apo lala edhe na ka lënduar ndonjëherë. Ne na pëlqen pjesa e dytë të kam xhan, të kam shpirt por jo gjithmonë e gjejmë lalin e duhur.

Në fakt a ka një lali të duhur? A ka një lali që na do fort edhe kur nuk jemi për tu dashur. A ka një lali që i do edhe jugorët edhe veriorët? A ka një lali që i do edhe cunat edhe gocat ? A ka një lali që i do edhe të huajt edhe shqiptarët? A ka një lali që i ka të gjithë edhe xhan edhe shpirt?

Kënga nuk na e thotë këtë.

E ne sërish pyesim. Po pra a ka një lali që ka xhan edhe shpirt gjithë botën? A ka një lali të botës? Si e kuptojmë që ky lali na do shumë? Me të vërtetë kush tjetër mund të jetë  lali i botës vecse ai që ka krijuar botën. Ai, dora vetë që ka krijuar edhe Mandin e Nishtullës.

Më kujtohet një pjesë e tekstit të krijuesit “lalit të botës”  në këngën 139.

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime. Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende. Psalmi 139

Krijuesi yt, krijuesi im,krijuesi i botës,perëndia vetë na rrëfen: Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi. Bibla

Atë e dëgjoj përditë. Lali im më fal dashuri të pakusht, dashuri të përjetshme.

Ky është lali im. Më trego pak për lalin tënd?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s