Ku ishe ti kur të doja unë?

1359015984_love-calculator

 

Gjithnjë Shën Valentinët më gjejnë vetëm – me rrëfeu një miku im

teksa rrëkllenim një gotë vere në një nga lokalet e Tiranës. Duket sa herë nis një lidhje nuk arrin deri në ditën e të dashuruarve-përfundoi ai.

Shumë veta mund të gjenden në dilemën e mikut tim. Ku është dashuria kur më duhet

aq shumë? Ku është ai/ajo që dua? Prapë do ta kaloj vetëm këtë Shën Valentin?

 

A_Love

 


  • Vitet e mija adoleshentore
     
    Në javën e “shenjtë” para shën Valentinit e kisha bërë zakon të lexoja një libër me poezi dashurie. Më pas mendoja se cfarë dhurate do ti bëja asaj nëse do të isha i “lidhur”. Udhëtoja me mendje në vendet e mundshme që do të drekonim mbase edhe të hanim darkë bashkë me atmosferë shoqëruese (atë klasiken me muzike qirinj dhe verë të kuqe).  Imagjinoja edhe veshjen e saj, klasike me një kombinim ngjyrash kuq e zi. Në fund mendoja se kush nga vajzat e gjimnazit do të ishte e “denjë” të plotësonte delirin e imagjinatës sime për ditën e madhe të Dashurise në datën e 14 të muajit më të shkurtër të vitit. Kështu mbyllja sytë dhe koka ime puthte jastëkun.

 

  • Jete Studentore Vit i parë, në dhomën e ftohtë të konviktit bie të fle me 13 shkurt me këngën e Elita 5 në sfond.

Nëse sonte ndihesh vetëm/ dhe ke frikë të shohësh ëndërra/ shuaj dritën ndize zemrën/ do më gjesh mua brenda…

Duke e marrë këngën në mënyrë literale e ndeza zemrën por nuk e  gjeta Atë brenda. Sërish mëngjesi i 14-s më gjen në dritare tek vështroj ata të ‘lidhurit” që sillen poshtë ballkonit të vajzave me lule në duar. Edhe një herë merr udhë mendja duke menduar se çfarë lulesh do të zgjidhja unë për atë… të veçantën time. Si do t’ja dërgoja me shoqen e saj të ngushtë me një pusullë të veçantë me shënimin…”nga lepurushi yt”… p.s. të puth.

  • Libri i Jetës  Libri: Unë të dua dhë nuk dua që të humbasësh…

Unë:  Si të të humbas? në ëndërrime. Apo si thonë asaj fjalës të mos digjem (d.mth të mos mbetem beqar.)

Libri:Ti nuk je aq i mirë sa mendon? Ou po ku e di kjo nga më njeh. U bëra kurioz.

Më poshtë lexoj..

Libri: Unë të pranoj ashtu siç je.

Unë: Hemmm, Mos po tallet ndonjëra me mua…

Libri: Vetëm me mua të plotësohen dëshirat e zemrës tënde. Me mua mund të bësh më shumë sesa mund të imagjinosh…unë jam e vërteta, unë jam Jeta. Fëmija im, ndoshta ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje. E di kur ulesh dhe kur ngrihesh. I njoh mirë të gjitha rrugët e tua, madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde, pasi u krijove në imazhin tim. Ti je fëmija im, të kam njohur që përpara se të lindje. Të kam zgjedhur ty, që kur planifikova krijimin. Ti nuk ishe gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim. Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje. Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Të formova në barkun e nënës tënde,të solla në jetë në ditën e lindjes tënde.

Me një fjalë unë të dua!

p.s. KU ISHE TI KUR TË DOJA UNË?

  • Reflektim nën batanije  Ku ishe ti kur të doja unë, kjo frazë nuk më hiqej nga mendja. Kisha lexuar dhjetra libra për dashurinë, isha bërë sentimentalist, mbase kisha qarë për mungesën e asaj që nuk po më donte. Isha ndjerë vetëm në këtë botë. Isha ndier i padashur. Kisha kërkuar dëshpërimisht dashurinë në libra, në poezi, në filma në mendime, në ëndrra. Por boshllëku në zemrën time nuk mbushej.

Ku ishe ti kur të doja unë… po afrohej mesnata dhe sërish nën batanijen e tejpërdorur të ndërmarrjes konviktore mendja ime nuk rreshte së monologuari. Ç’është gjithë kjo dëshirë e zemrës njerëzore për dashuri? Pse ngrihet peshë zemra kur flitet për dashurinë? Përse shpirti njerëzor e dëshiron aq fort dashurinë?

Veç në qoftë se… veç.. veç… nëse është krijuar vetë nga Dashuria. Ohhh drita e zemrës u ndez. Krijuesi i zemrës është dashuria. Krijuesi im është dashuria. D.mth unë jam krijuar nga një krijues i Dashur.

Uhhhh çfarë lehtësimi… uhhh çfarë mbushje në zemër. E kuptova nuk është ajo! Është Ai, krijuesi im që ka ëndërruar, ka imagjinuar, më ka menduar mua me dashuri që nga krijimi i rracës sonë. Oh më fal që e kam injoruar dashurinë tëndë krijues Zot. Ti ke te drejte që thua Ku ishte ti kur te doja unë? Unë kam qënë duke  qarë “14 Shkurtin” ndërsa ti më ofroje 365 ditë dashuri të sinqertë…

Unë kam qënë duke u zvarritur në rrugën time duke e neglizhuar UDHËN që më drejtonte zëri yt i ëmbël.

Epilog

Gusht pas një nate me shi ajri është i pastër…

Nga dera kryesore ku fillon tapeti i kuq hyn Ajo. Me një fustan ngjyrë pana me flokët kaçurrela dhe  një buzëqeshje 24 karatshe. Jam krejt i skuqur në fytyrë, i mbytur me emocion, me padurim për të shtërnguar dorën e saj. Nga buzët e sigurta në atë që shqiptonin doli një PO e ngrohtë dhe e ëmbël. “Po dua” -ishin fjalët e mia përcjellëse…

 Emri i saj është Jeta!

Do të doja ti thoja asaj “po ku ishe ti kur të doja unë” por nuk e marr guximin sepse dikush tjetër mund ta bëjë atë pyetje.

Vetëm Ai Dashuria e vërtetë, e imja dhe Jetës. Në saj të Atij ne duhemi më shumë.

P.S.: Në këtë vigjilje 14 shkurti më shumë se se asnjëherë e dua jetën që më dha krijuesi im dhe e dua Jetën (vajzën bukuroshe që e njoha para 14 shkurtit të 11-të nga ky i sivjetshmi).

282_18515132511_5488_n

 Besoj se nuk keni dëgjuar ndonjëherë për 4 ligjet Shpirtërore >>🙂

One thought on “Ku ishe ti kur të doja unë?

  1. Shen Valentini Feste Tabu apo e Domozdoshme!

    Te gjithe e presin me padurim festen e Shen Valentinit.Dikush mendon te bej nje dhurate te vecante,dikush tjeter mendo ta bej ate qe ka ne krahe sa me te lumtur.Ne njefare menyre mendoj se kjo feste eshte tabu e cila ka ngelur qe nga koha e lashte sepse dashuria nuk tregohet vetem nje dite,por cdo cast,cdo sekond,cdo ore,minut apo dite.
    Ndoshta propaganda mediatike qe I bejne kompanite,dyqanet apo butiqet e ndryshme duke reklamuar produktet e tyre e bejne kete feste edhe me joshese dhe interesante.Natyrshem lind pyetja: Por kur njerezit nuk munden te bejne dhurata domethene se nuk duhen dhe dhurojne dashuri?Sic duket nuk eshte realisht keshtu dhe kjo feste Shen Valentini eshte thjesht nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat me te vetmin ndryshim qe njerezit bejne dhurata mjaft te shtrenjta duke prishur sa me teper leke.

    Nuk e ushqejnë dhuratat e shtrenjta dhe ditet e shenuara ndjenjën e vërtetë,mendoj se e ushqejnë sinqeriteti,shprehja e saj ne forme sa me te thjeshte e ndjekur nga fjale te ngrohta te shoqeruara keto dhe me disa xheste te vogela qe marrin permasa shume te medhaja dhe domethenese.
    Pra te dashur miq mos u shqetesoni mjaft per daten 14 Shkurt,nese jeni te dashuruar mos lini ate dite qe tja tregoni te dashures-it dashurine por zgjidhni cdo cast dhe cdo dite per ta theksuar dhe ngjyrosur me ngjyra te ndezura thjeshtesie dhe ndjenjash te pasterta qe burojne nga shpirti.Nese jeni vetem mos u deshperoni thjesht ndjehuni ne paqe me veten dhe beni durim se shume shpejt keni per ta gjetur dike qe tju plotesoj shpirterisht jo materialisht sic po shikojme moden e fundit qe ka dale dhe po zbatohet nga shumica derrmuese e njerzve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s