O Zot, që nuk më dhe një mendje për të kopjuar?

exam

Pyetje pa përgjigje. Pyetje që u përgjigjemi përgjysmë. Përgjigje që i sajojmë. Përgjigje që i kopjojmë.Është stina e provimeve. Universitarët shqiptarë janë në javët e llogaridhënies mbi dijet e tyre.

Në fjalorin studentor fjalët më popullore për momentin janë :”Stres, nuk ma dha profesori, nuk fle dot gjumë, e lashë për vjeshtë, na iku petlla”.

Nga fjalori i pasur i sezonit do të veçoja një lutje interesante të një studenteje:”O Zot që nuk më dhe një mendje për të kopjuar? -u thoshte ajo kolegëve te saj gjatë një aktiviteti studentor.

Një tjetër ankohej që për të njëjtën përgjigje profesori i kishte vënë notën katër dhe mikut të tij një gjashtë.

Një i tretë me shpresën e fikur akoma pa marrë përgjigjen shprehej;”Aha e humba edhe këtë provimin”.Pikërisht kjo e fundit është edhe më popullore në qytezën studentore në këtë stinë;” Provimi që më la.”

Teksa jam i përfshirë në ambjentin studentor dhe stinën e provimeve më erdhi në mendje figura e atletit. E keni parasysh atë pistën me tartan dhe me disa korsi. Me qëllim që të arrijë finishin atletit i duhet të fokusohet në korsinë e caktuar. Me vështrim të përqëndruar të vija e finishit. Nuk ka kohë të kthejë kokën majtas-djathtas. Gjithë koha e stërvitjes , disiplina, energjitë shkojnë drejt qëllimit ,fitimit të garës.

Tre gjëra nga kjo pikturë lehtësisht mund ti sjellim në jetën studentore.

Së pari, stërvitja dhe ushtrimi.
Ashtu si në suksesin e një garë, në suksesin e një provimi ka rëndësi sa kohë, mund dhe vëmendje i ke kushtuar kohës së përgatitjes. Asgjë të re nuk po them. Veç ki pritje realiste . Mos prit që të hysh në një garë pa stërvitje fare dhe të fitosh.

Së dyti, përqëndrimi
Nësë një atlet e kthen kokën majtas-djathtas kjo është energji e shkuar dëm. Ndërkohë që jep një provim përqëndrohu në dijet dhe njohuritë tuaja. Energjia psikologjike e hedhur në mendime që ai/ajo nuk janë më të mirë se unë apo përse ajo/ai të marrë notë të mirë dhe unë jo nuk të çojnë gjëkundi. Rezultati është një rëndesë psikologjike e panevojshme. Këtu NUK po them që të mos reagojmë ndaj padrejtësive. Po them që të përdorim këtë energji që të tejkalojmë vetveten në përmirësim nga provimi në provim. Po them të lëmë mënjanë xhelozitë dhe shpirtvogëlsitë e rastit.

Së treti, vija e finishit
Një provim nuk është qëllim në vetvete. Kujto qëllimin e madh. Fokusohu në arritjen e tij. Provimi është një nga betejat e luftës tënde akademike për të qënë një jurist, mjek, inxhiner, mësues etj. Për sa kohë ke në mendje fundin (vijën e finishit) një betejë e humbur nuk është gjë tjetër veçse një ndihmë e çmuar  në përvojën jetësore. Rëniet na mësojmë më shumë për fitoret. Na i bëjnë ato më të bukura. Rëniet na mësojnë për ngritjet.

E vini re perspektivën këtu? Shpresoj që në provimin e radhës do të veprosh si një atlet i mirë. Pa ankesa, pa dembeli, pa shpërqëndrime.

Shpresoj që lutja jote të jetë; “Faleminderit Perëndi që më dhe një vullnet dhe mendje për të mësuar”.

Autori Charles Spurgeon e përmbledh më mirë kur thotë;

Mos ia ushqe vetes mendimin se mund të kënaqesh duke mësuar ose se mund të mësosh pa disiplinë. Nuk është një fuqi që mund të ushtrohet natyrshëm, por një aftësi që duhet fituar gradualisht.

p.s Si do që të ndodhë, vlera jote nuk matet me  aftësitë tuaja të tanishme por personi që do të bëhesh .

Në fitore a humbje mos humb karakterin.

Agustin Prenga

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s