Gratë e jetës sime

8 mars

“Dora që tund djepin drejton botën” William Ross Wallace

Më vjen ndërmend sot djepi i drunjtë  me dru mani ku u rrita dhe  dorën e njomë të asaj që e tundi. Në këtë 8 mars më vjen ndërmend gruaja 20 vjecare brune, e imët, zë ëmbël që përmes dhimbjesh dhe gëzimesh që vetëm ajo i di më solli në këtë  jetë.

Nëna ime e çmuar Liza.

Ajo jo vetëm më prezantoi me femrën por më bëri të vlerësoj këtë krijesë të vecantë të Zotit . Andaj vendosa t`ju njoh me ato që kanë lënë gjurmë në jetën time.

Liza Nëna – E dhënë pas njerzve, sakrifikuese, futuriste. Me një dashuri fuqizuese për fëmijët. Praktike, diplomate, e dashur. E vlerësoj vecanërisht për ndjenjën e optimizmit, dhe dëshirës për ti parë gjërat në një dritë shpresëdhënëse . Unë e ndjej që ajo ka besuar në mua që kur jam ngjizur. Një mike fuqizuese, një fanse ultrase e imja.

Mrika Gjyshja – Një malsore 24 karatshe. Me trup të drejtë dhe me linja që do e kishin zili vajzat . Me sy të shkruar jeshile në blu. Me një vullnet të hekurt, punëtormadhe, e mençur dhe me një humor therës. Një grua zonjë në një shtëpi të madhe, mes tyre 6 fëmijë   dhe 6 të rritur. Kam qënë çuni i preferuar i saj. (nuk rron më)

Blerta Motra – Motra e vetme e vëllait të madh.  Një dashuri  e vërtetë motrore gati në adhurim . Tip me mendimin e vet që e shijon jetën. Inkurajuese për mua, me passion për dijen dhe të bukurën.

Lili Zysha e letërsisë – Pasionate për lëndën dhe jetën. Njeri i mundësivë të bëra realitet. E gjithanshme. E bukur e zgjuar, vullnetfortë. E vlerësoj veçanërisht që zgjoi te  unë dëshirën për librin dhe krijimtarinë.

Rachel Bashkëpunëtore –  Një angleze trup vogël po zemërmadhe. Ka shpenzuar 20 vitet më të gjalla të jetës në Shqipëri në ndihmë të fëmijëve. Me një displinë pune të jashtzakonshme. Me besim të fortë te Zoti dhe vizion personal frymëzues. E vetme me Jezusin e saj të dashur, në sfidë të përhershme me vështirësitë e misionit Rachel gjithnjë e gjen një rrugë.

Genta bashkëmoshatare– Disa njerëz të ndikojnë më shumë me atë se kush janë sesa ajo se çfarë bëjnë. Genta është një e tillë. Një vajzë sakrifikuese, e thjeshtë, fjalëmbël me besim të palëkundur te Zoti  dhe jeta. Një person që njeh veten dhe i do njerëzit vërtetësisht.

Jeta shoqja ime e jetës –  E bukur, mendje mprehtë. Nënë pasionante, mësuese vullnetfortë, përkujdese sakrifikuese për fëmijët . Gjithnjë  duke mësuar një gjë të re.  Bashkëbiseduese e fortë në ide dhe mendim. E dashur e ëmbël dhe pasionate, me një buzëqeshje 24 karatshe . Tërnur, tër mençuri.

Të them të drejtën unë nuk isha aq i aftë ta  zgjidhja  por kur e njoha nuk doja të isha  aq budalla sa të mos e dashuroja.

Këto janë gratë e jetës sime.

Të bukura si veç femrave u ka hije, të mençura sakrifikuese. Të brishta por vullnetforta. Punëtormëdha dhe komunitetndryshuese. Një ndikim i rëndësishëm në jetën time. Në stinë të ndryshme të jetës kam qënë i bekuar të ndikohem prej tyre.  Po, po aq afër, sa ua kam nuhatur parfumin, disave u kam parë edhe lotin dhe me endje i kam shijuar buzëqeshjet e tyre.

 

Duke rimarrë shprehjen e  Wallace, unë sot nuk e drejtoj botën.

Sot në botën time  qeveris nën mësimin dhe shembullin e asaj që tundi djepin tim dhe jo vetëm.

 

Nënë Liza faleminderit që më prezantove me gruan.

Për të gjitha ju,

Gëzuar 8 marsin!

 

p.s Kam lënë jashtë bashkëpunëtoret aktuale që i vlerësoj .  Thjesht dua të jem në një distancë kohe që të mund te jem me reflektues dhe objektiv.

 

Kur mendon  për gratë e jetës tënde kush të vjen ndërmend, çfarë mban mend prej tyre?  

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s