E kundërta është indiferenca!

idont_care_mug_p168865911725761447qzje_400_answer_5_xlarge

Eli Uisëlli ka thënë: “E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca. E kundërta e besimit nuk është herezia, është indiferenca. E kundërta e jetës nuk është vdekja, është indiferenca”.

E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca.

Historia jote është një histori për të dhënë dhe për të marrë dashuri, dhe dashuria është një përkushtim i apasionuar, i fortë, që nuk do asgjë tjetër veç lumturinë e personit që duam. Në jetë gjithçka vjen nga ky motor i fuqishëm: çdo zgjedhje, çdo rrugë e përshkruar ose e boshatisur, çdo “po” dhe “jo”; edhe në gjërat më të vogla, në gjithçka ne motivohemi ose nga ajo që kemi frikë ose nga ajo që duam. Por dashuria është më e fortë se frika. Vetëm indiferenca mund ta zbehë këtë nevojë të shpirtit. E gjithë kjo ka të bëjë me zemrën.

Urrejtja e bën zemrën të rrahë, ndonëse në një mënyrë a kuptim që nuk do ta dëshironim të rrihte. Indiferenca ka të bëjë me atë që quhet “fikje e zemrës”. Zemra përkundrejt sjelljes së natyrshme për të ndjerë, vihet në pozita passive ndaj dashurisë. Nuk po themi që urrejtja është diçka e mirë, megjithatë sa herë na ka ndodhur të jemi lënduar më shumë prej mospërfilljes, sesa nga një përgjigje negative. Sa herë na ka bërë të vuajmë indiferenca e një personi që zemra e do. Sepse dashuria nuk njeh kufizim nga urrejtja, ajo shkon përtej saj, gjithmonë drejt shpirtit, deri në kufinjtë e ftohtë të indiferencës.

E kundërta e besimit nuk është herezia, është indiferenca

Besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen. Besimi nuk është verbëri. Heretikët janë ata që kundërshtojnë këtë të vërtetë. Shumica e njerëzve mendojnë se ndërmjet besimtarëve dhe heretikëve do të ishte një ndeshje derbi. Nga përvoja në marrëdhëniet me njerëzit, nuk jam dakord me këtë pikë. Heretikët, në një farë mënyre e kanë pranuar se ka një të vërtetë që është përtej shikimit fizik. Kësisoj, ata janë besimtarë që besojnë të kundërtën, ndërsa indiferentët nuk e kuptojnë se me mosreagimin e tyre, kanë zgjedhur pa menduar anën e tyre kundër besimit.

Blez Paskal ka thënë: “Ka mjaft dritë për të besuar që Zoti egziston dhe ka mjaft errësirë për të mos besuar që Zoti egziston.” Me një hov të ngrohtë të zemrës do të vësh bast jetën tënde, nëse Zoti egziston ose jo. Indiferenti do të thotë se ai nuk do të vendosë fare… Jo, jo – çështja nuk është nëse do të vendosësh apo jo, por për cilën anë do të vendosësh.

E kundërta e jetës nuk është vdekja, është indiferenca

“Jeta është luftë, luftoje!” – ka thënë vite më parë Nënë Tereza jonë. E thënë prej gojës së kësaj veprimtareje të shquar shqiptare, kjo thënie merr kuptim të veçantë. Njerëz si ajo duket se kanë jetuar plotësinë e ditëve mbi këtë tokë, derisa janë larguar. Për këtë arsye ju bëj një ftesë: gjithmonë investoje mirë kohën tënde në këtë jetë, sepse ka një ndryshim shumë të madh mes të qënurit i gjallë dhe i vdekur.

Rusvelti ka thënë: “Nuk ka rëndësi kritika, as njeriu që tregon me gisht kur rrëzohet, as kur tregon se si dikush tjetër mund t’i kishte bërë gjërat edhe më mirë. Merita i takon njeriut që ndodhet në arenë, fytyra e të cilit është tërë pluhur, djersë e gjak; njeriut që ka guxim të luftojë, që dështon dhe sërisht nuk heq dorë, sepse nuk ka përpjekje që s’të zhgënjen; njeriut që i përjeton ato me  entuziazëm, përkushtim, që e jep veten për një kauzë të denjë; njeriut që në fund e di triumfin e arritjes dhe që në rastin më të keq, nëse dështon, të paktën dështon ndërsa po guxon me kurojë, në mënyrë që vendi i tij të mos ketë ata shpirtra të strukur e të ftohtë, që nuk e ditën kurrë ç’ishte fitorja apo disfata.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s