U KRYE:Pas një të premte ka gjithnjë një të dielë

Why-Jesus-had-to-die-nail_472_313_80

Raportim imagjinar i ditës së kryqëzimit dhe jo vetëm.

Në rrugën e gurtë zërat miksohen në thirrje , në vaje, rënkime dhe të shara. Njerëzit janë drejtuar në të njëjtin drejtim për qëllime krejt të ndryshme. Është e premte. Autoritetet në fuqi, paria fetare dhe turma pa krye po rendin drejt kodrës së qytetit.

Dy hajdutë anonimë dhe një mbret do gozhdohen në kryq sot. Qielli është i kuq, as blu e as i zi si për  të treguar pasionin e ndezur me të cilin do bëhet dëshmitar i ngjarjes.Disa gra kundrojnë skenën me dhimbje e lot ndër sy.Dielli nuk ka perëndur ende.

Në mes të kësaj gjithë kësaj drame ai qëndron i tulatur. Me drurin e rëndë të kryqit mbi supet e gjakosura. Ai mbart mbi kokë kurorën me gjembacë të thurur me aq përbuzje nga injoranca e sinqertë e ushtarëve.

Në kodër fryn një fllad i lehtë që përshpejtohet me kalimin e kohës. Cekici i vrazhdë shtyn metalin e mprehtë në indet e buta. Metali përshkon këmbët dhe i puthit ato me drurin e kryqit. Dënimi i tmerrshëm jep shenjat e para të dhimbjes. Gjaku i kuq flakë zbret me përtesë në drurin e kaftë.

Nën dritën e diellit të pasdites tre trupa rëndojnë kryqet në majën e kodrës.Në kryqin e mesi spikat një tabelë në greqisht hebraisht dhe latinisht;”Mbreti i judenjve.”  Jezusi, Shpëtimari i premtuar njerëzimit.

Ai hodhi sytë lart dhe Ati e pëlqej drejtësinë, Ai hodhi sytë poshtë dhe ia shfaqi dashurinë krijesës. Tërhoqi frymën dhe nga buzët e thara nga etja mbushi ajrin me një fjalë. Barrën e mëkateve e mori mbi vete për të paguar borxhin. Asnjëherë në historinë njerëzorë nuk kanë patur më shumë kuptim ato fjalë. Asnjëherë nuk kanë patur atë peshë. Asnjëherë nuk do ta kenë.

Zot ti bërë atë që ne nuk mund të bënim dot, ti takove varrin për ta lënë bosh atë të tretën ditë sërish. Në fjalën tënde vdes dënimi ynë, në fjalën tënde lind jeta jonë. Ti realizove veprën e shpëtimit të shpirtit tonë.

Sot Zoti im kujtoj fjalën e fundit që the: U KRYE.

 

P.s Jezusi tha:Unë jam Rruga e Vërteta dhe Jeta . Ne sot përkujtojmë udhëtimin e tij në rrugën e Kalvarit. Ne sot përkujtojmë kryqëzimin. Sot përkujtojme të Vërtetën që Perëndia e ndëshkon mëkatin por e do tmerrsisht mëkatarin. Sot përkujtojmë sigurinë se pas një të premte ka gjithnjë një të djelë ku ai ringjallet e ne mund të kemi sigurinë e Jetës së përjetshme  me Të. Vec të besojmë në Ty  Jezus. Vec të besojmë në Ty Zoti im.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s