Ti e di se kush je apo jo?

ff

Nuk ka marrëdhënie të  vërtetë nëse ka gënjeshtra-ishte fraza që e vuri djaloshin në mendime  për lidhjen e tij të pasinqertë dashurore.

Kjo ishte një pjesë nga një film ku flitej rreth jetës së disa të rinjve dhe lidhjeve të tyre dashurore. Personazhi në fjalë për të bërë për vete një vajzë e cila nga ana e saj cmonte shumë pasurinë, e kishte gënjyer duke i thënë se ishte kryekuzhinier kur në fakt ai ishte vecse një kamarier.Tashmë ata dukeshin vërtet të dashuruar vecse kishte një problem. Ajo ishte dashuruar me kryekuzhinierin e sukseshëm që nuk ekzistonte.

Jetojmë ne epokën e raportit të gënjeshtërt me realitetin.

Zbukurojmë ballkonet me lule plastike që të mos kemi nevojë për tu kujdesur për to. Nëse nuk na pëlqen këndi i hundës sonë kur shohim veten në pasqyrë mund ta zgjidhim me një telefonatë me kirurgun  e plastikës.Foton e profilit e retushojmë me fotoshop deri sa së paku të njihemi  kush jemi.Në shpejtësinë e castit krijojmë një identitet të ri online, të rreme natyrisht.

Por a mendon ndonjëherë sa bukur është të shijosh aromën e luleve të freskëta bashkë me kujdesin e përditshëm të ujitjes si nje raport marrëdhënsor të gjallë? A e mendon sa origjinale do dukej hunda jote me shtrembërimin unik që e ke vec ti? Dhe sa këndshëm do të rrezëllejë fytyra jote në një buzëqeshje mes rrudhash dhe dhëmbësh jo fort të drejtë. Këtu mund të jesh krenar që është vec buzëqeshja jote.

A nuk ndodh kjo edhe  në raport me jetën. Kur ne vendosim të ndërtojme një raport te gënjeshtërt me të për përfitime të përkoshme duke shpresuar se do rrojmë përjetsisht.

Ai djali te filmi kishte të drejtë jo vetëm në dashuri por për gjithë jetën tonë, një jetë me bollëk nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra.

Pra a nuk ja vlen të ndërtojmë një raport besnik, të vërtetë me jetën? Do vijë koha kur ne nuk do mund ta kontrollojmë më këtë raport. Fatura e nje jetë të gënjeshtërt do të jetë vetë humbja e jetës tënde.

 A ja vlen të humbasim jetën tonë duke u përpjekur për të qënë si ata që ka me shumicë , duke mos qënë ata që u krijuan për të qënë unikë ?

 

Cilaj janë qëndrimet, zakonet , veprimet në jetën tënde që të shtyjnë në këtë lloj jete ?

Cfarë do të shtoje ti?

Për një jetë me qëllim >>>

 

6 thoughts on “Ti e di se kush je apo jo?

  1. Artikull domethenes. Kjo me kujton nje shprehje qe e kam degjuar diku.
    “Mos u perpiq t’i besh pershtypje, duke shpenzuar parate qe s’i ke, njerezve qe s’duan t’ia dine per ty”

  2. Artikull domethenes. Kjo me kujton nje shprehje qe e kam degjuar diku.
    “Mos u perpiq t’i besh pershtypje, duke shpenzuar parate qe s’i ke, njerezve qe s’duan t’ia dine per ty”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s