Arroganca-e kundërta është përulësia

20130628-212011.jpg

Shqiptarët votuan kundër Arrogancës: Ky ishte një nga togfjalëshat më të përdour pas zgjedhjeve parlamentare.

Urtësia kolektive e shqiptarëve ngrihej në qiell si një zbulim i tipit Eureka. Për diturinë e njerzve të mi të një gjuhë e gjaku nuk kam patur asnjëherë dyshim .Ajo që nuk ma mbush mendjen është që shqiptarët janë aq të ndjeshëm ndaj arrogancës. Për qartësim arrogancë sipas fjalorit merriam-Webster: Arroganca është një qëndrim superioriteti që manifestohet në një sjellje autoritare , krenare ose në pretendime e supozime .

Atëherë në rastin e pushtetit përse do ta toleronim atë kaq gjatë?

Në një rrafsh më jetësor fenomenin e hasim përditë . E hasim te sjellja e fatorinos së autobusit, të vozitja e makinave, rradha e pagesës së faturave, në spitale, në polici, në auditoret e universiteteve. Pothuaj në cdo agjensi të shërbimit qeveritar dhe në një masë edhe ato private.

E hasim në media që edhe i paguajmë për t`ua dëgjuar qëndrimet arrogante.

E shohim të fqinjtë që e konsiderojnë të drejtë të festojnë me muzikë të lartë deri në mëngjes herët apo që e kanë sport hedhjen e qeses së plehrave nga kati i pestë. Sa herë keni bërë rolin e tavllës së duhanit në distancë (dikush qetë qetë shkund mbetjen e cigares nga ballkoni )?

E shohim në familje në raportin mes brezave . E shohim te vetja jonë . Kemi qëndrimin se asnjë nga ato të mësipërmet nuk na përfaqëson ne.

Një shoqëri nuk është tjetër vecse tërësia e individëve që e përbëjnë. E ne kemi shumë për të bërë për individin.

Urtësia kolektive e shprehur në një rast si zgjedhjet tregon shumë. Por një reagim i vetëm nuk mjafton. Ne kemi nevojë ta heqim arrogancën nga sistemi. Nga pak, përditë duke i trannsformuar jetët një e nga një. Të gjithë ne mund të vlerësojmë veten dhe mund të ndryshojmë jetën tonë. Atëherë do jemi në rrugën e rilindjes atëherë do përparojmë.

Si do dukej një individ jo arrogant e për rrjedhojë një shoqëri jo e tillë?

Në këtë rast e kundërta është përulësia.
Janë nëntë karakteristika që i kam lexuar diku por që nuk e mbaj mend autorin Kështu që po i postoj nën Anonim.

1-Mos mendo me lart per veten per shkak të gjërave që duken,mbaj mend që këto gjëra i ke për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten tënde.
2-Përulësi nuk do të thotë të kritikosh veten(por te kesh opinion realist).
3-Ushqe idenë për ti bërë gjërat në fshehtësi dhe i kënaqur kur nuk merr lavdërime.
4- Kurrë mos ki turp per familjen,shkollën që bën.
5- Kur nënvleresohesh nga të tjerët mos ushqe inat ndaj këtij personi.
6-Ji i kënaqur kur të tjerët dalin me sukses dhe mos e shiko se po ulesh ti.
7-Kurrë mos e krahaso veten me te tjerët nëse kjo nuk është për rritjen e tyre.
6- I përuluri sheh me admirim pikat e forta dhe me falje pikat e dobëta tek tjetri.
9- Falendero Zotin për çdo dobësi që ke si një element përulje.
Anonim

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s