Unë rilinda sot-goditja e hitit të verës

iMakiato.com Bunec

Unë rilinda sot…
Shpirti im jeton afër teje
Në një natë si kjo asgjë nuk më ndalon
Të të them ty se të dua,të dua..

Besa e thotë bukur! E thënë thjesht në vargjet më të bukura që kam dëgjuar kohët e fundit. Shto këto edhe sharmin e Besës bashkë me bregdetin fantastik të jugut në sfond.

Tek e dëgjon për të disatën herë këtë këngë shtrirë buzë detit nën harmonikën e valëve mbushesh me shpresë.

Ah shpirti ynë ! Sec ka një dëshirë të madhe për të qënë afër dikujt që e do. Sec ka një dëshirë të ethshme për të rilindur. Për të lënë pas një jetë të lodhshme dhe për të përfaqur një jetë plot gjallëri. Për të nisur një jetë të re.

Në një natë si kjo asgjë nuk më ndalon të të them të dua, të dua .-e mbyll Besa refrenin e këngës që me gjasë do të jetë hiti i verës.

A thua do ketë edhe një natë tjetër si kjo? A thua do kemi të njëjtën dëshirë të jemi pranë atij që na do? A e njohim atë që na do me të vërtetë? A duam ta njohim?

Kënga bën një thirrje të fuqishme për rilindje dhe zemra jonë bie dakord me të.

Por a do jetë kjo vec Folie (marrëzi )e radhës nën diellin e nxehtë verës apo do jetë kërkesa e sinqertë e zemrës sonë për dashuri të vërtetë. Vetëm ti mund ta japësh përgjigjen e saktë.
Cili është në të vërtetë burimi i një jete të ndryshuar?
Që të mund ta këndojmë më gjith zemër bashkë me Besën;”Unë Rilinda sot”.

 

A identifikohesh me tekstin e këngës , na trego historinë tënde.?

 

Youtube ; Folie, Besa

iMakiato.com Ku ishe ti kur të doja unë?

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s