Jeta e mirë dhe njeriu i mirë ?

18_good_life

Cila është jeta e mirë dhe cili ështe njeriu i mirë? Këto dy pyetje njerëzit shpesh ua kanë bërë epokave. Të parës i japin përgjigje reklamat për të dytën e degjojmë përgjigjen në funerale.

Jeta e mirë sipas reklamave ka të bëjë më një ushqim të mirë, trup të mirë, seks të mirë, punë të mirë, tv me ekran HD 3D, shtëpi të mirë, pushime të mira, makinë të mirë. Dhe si për ti vënë kapak ce do jetën nëse nuk ke një dyshek dormeo, digitalb HD dhe nuk konsumon activia ? I konsumojmë përditë keto reklama sic shpesh i konsumojmë edhe produktet që na i lëvdojnë 24 orë pareshtur.

E ne prapë e bëjmë pyetjen; Jeta e mirë cila është?

Tregohet një histori për dy vellëzër shumë problematikë. Njëri prej tyre vdiq dhe në funeralin e tij vëllai tjetër ftoi një prift. Ai i kërkoi priftit që në fjalimin e fundit të përmendte që vëllai që largohej nga kjo botë ishte shenjtor.

Unë tha prifti do të them të vërtetën; “Ky që vdiq ishte mashtrues, hajdut dhe gënjeshtar por në krahasim me të vëllanë ishte një shenjtor.”

Morali është brenda. Edhe në përgjigjet e dy pyetjeve të rëndësishme del në pah  një dëshirë njerëzore. Hipokrizia.

Në të dy rastet përgjigjet janë përpjekur të rregullohen së jashtmi por që nuk na kënaqin. Në të dy rastet në fakt ne mbetemi pa përgjigje. Kjo të shtyn të mendosh se përgjigjet nuk janë aq sipërfaqësore.

Reklamat e fryra në HD dhe fjalimet e “porositura” nuk shkojnë në rrënjë të cështjes.Andaj ne duhet të kërkojmë në brendinë tonë. Në atë sferë që nuk mund ta qasin as reklamat e aq më pak nekrologjitë. Në këtë mes asgjë më shumë se zëri i vetëm i së vërtetës nuk na shëron, asgjë më shumë se hipokrizia na sëmur.

Për shëndet të plotë shpirtëror duhet të kërkojmë për një përgjigje që shkon përtej së sotmes. Duhet të kërkojmë për një përgjigje që rron më shum se sot, më shumë se nesër më shumë se Koha.

Rendja pas së vërtetës  ja vlen sakrificën . Gjetja e së vërtetës do të na japë lirinë ndonëse më parë do të na bëjë të mjerë.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s