Dashamirës vs Kritikë

like-dislike-stamps

Ne nuk rrojmë për të tjerët. Unë jam zot i vetes time . Këto e të tjera i themi me zë të lartë për ti mbushur mendjen vetes se jemi të pavarur në këtë botë. Që kemi mendim tonë, kemi drejtimin tonë dhe nuk varemi nga opinioni i të tjerëve.

Në qoftë kjo e vërtetë, përse shumicën e bisedave tona e zënë Unë, Ai, Ajo. Përse i kalojmë ditët në biseda për atë që më do dhe atë që s’më do. Fjalët, mendimet e atyre që kemi pranë na ndikojnë. Na interesojnë. Vëmendjen tonë na e marrin edhe fjalët e dashamirësve dhe ato të kritikëve. Madje kur rrimë në kafe me dashamirët kritikët janë fokusi i bisedës sonë.

Duke komunikuar kështu që kritikët në jetën tonë janë e keqja. Në fakt kjo është më shumë cështje perspektike. Nëse dashamirët priren të shohin dhe theksojnë të mirat në ty, kritikët vënë në pah të metat. Gjërat që në syrin e miqve zvogëlohen, zmadhohen me lupë në syrin e kritikëve.

Në jetën tonë kemi nevojë për kritikët po aq sa për dashamirësit.

Mbase dikush mendon që nuk ka kritikë, atëherë po ju them që disa nga dashamirët që pini kafen e mëngjesit cdo ditë do të bëhen të tillë (më pak kritikë do të kthehen në dashamirës). Ata e dinë mirë ku të godasin.

Ato që të tjerët thonë për ty kanë rëndësi. Jo vetëm lëvdadat, komplimentat apo inkurajimet por edhe vërejtjet, kritikat qëndrimet ndryshe. Në përplasjen e të kundërtave jeta jonë balancohet. Këtu ne rritemi.

Konsideroji në marrëdhiet tuaja të dy palët. Dashamirët shpesh do të dështojnë të thonë të vërtetën që të dhemb për këtë do të duhen kritikët. Kritikët akoma më shpesh do ta teprojnë me ty, andaj do të duhen dashamirësit për të të dashur për atë që je.

Nga përplasja e radhës Dashamirës ndaj Kritikë bëji pyetjen vetes:Cili është mësimi që i flet jetës time në këtë rast ?

Atëherë nuk do varesh më nga opinioni i atyre që të rrethojnë, atëbotë do të mësosh të jetosh.

 

 

Mendimi juaj? Si i ke marrdhëniet me dashamirët, po me Kritikët?

2 thoughts on “Dashamirës vs Kritikë

  1. Në përplasjen e të kundërtave jeta jonë balancohet. Këtu ne rritemi.- kjo eshte e vertete, por te dyja keto te kunderta duhet te jene ne nje mase pak a shume te njejte. Po nese njera nga keto eshte ne mase shume me te madhe se tjetra ?? Cfare ndodh ne ate moment ? mos valle jeta jone humb ekuilibrin dhe shkaterrohet? Per fat te keq kjo eshte ajo qe me se shumti ndodh sot. Nuk jane te pakta rastet kur njerez te ndryshem kalojne ne depresion nga “prania e kritikeve te shumte” dhe as rastet kur njerezit nuk e dine kush jane dhe kjo per shkak te “ekzistences se shume dashamireve” ne jeten e tyre. Ne kete rast ajo c’ka na mbetet te bejme per mendimin tim eshte te gjejme nje pike tjeter ku ta bazojme rritjen tone…
    Nese nuk e keni gjetur kete pike, vazhdoni kerkoni…🙂

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s