Në aventurën akademike ditët e para janë të zhurmshme. Auditorët dëgjojnë zëra të rinj, biblotekat kureshtarë të zellshëm, kafenetë klientë të rregullt,mencat nazelinj të ndreqshëm. Konviktet dhe shtëpitë me qera banorë rrëmujaxhi/fitimprurës.
Në rrugën kah universiteti,fytyra të reja, vajza dhe djem të paparë në ambjentet studentore do të shkëmbejnë buzëqeshjet e para tinëz e sy ndër sy. Sapo kanë filluar ftesat e para për kafe.
Vitet e Jetës studentore janë plot jetë. Plot sfida e aventura. Plot mund , plot suksese dhe dështime mësimdhënëse. Sapo keni lënë të18-tat dhe po i qaseni jetës prej të rrituri. E thënë me gjuhën e facebookut një LifeEvent i ri shfaqet në Timelin`in e jetës tënde.
Jeta studentore nuk është vetëm një jetë akademike. Energjia dhe potenciali rinor nuk mund të kufizohet vec në studimet tuaja. Larmia e kësaj jetë shtrihet edhë në nje jetë aktive shoqërore dhe shpirtërore.
Nganjëherë jeta shpirtërore bëhet rruga së cilës i biem rrallë gjatë viteve studentore. Por bash në thellësitë shpirtërore lindin ato pyetjet që nuk na lënë rehat. Pyetje të cilat po t`ua dimë përgjigjet do ti jepnin kuptim përmbushës jetës sonë. Në sinqeritin e zemrës të gjithë i kemi bërë vetes nën zë këto pyetje:Pse jam këtu? Kush jam unë? Pse kaq shumë vuajtje dhe padrejtësi në botë. Ç’kuptim kanë jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, shpresa dhe besimi , urrejtja dhe dashuria? Mёnyra se si zgjedhim t’u pёrgjigjemi kёtyre pyetjeve do tё pёrbёjnë edhe burimin e një jetё të jetuar me qëllim.
Në larminë e mundësive të kësaj faze të jetës ju sfidojme të filloni me fundin në mendje.Një urtësi biblike thotë;
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë.
Në përvojën time studentore më është krijuar bindja e thellë se :
Gjëja më e vogël që mund të merrni nga vitet studentorë mund të jetë një diplomë,
gjëja më e madhe do të ishte të kuptosh se çfarë do të bësh me jetën tënde.
Paçi një jetë studentore plot jetë dhe sukses.