Jetё studentore me qëllim.

x

Në aventurën akademike ditët e para janë të zhurmshme. Auditorët dëgjojnë zëra të rinj, biblotekat kureshtarë të zellshëm, kafenetë klientë të rregullt,mencat nazelinj të ndreqshëm. Konviktet dhe shtëpitë me qera banorë rrëmujaxhi/fitimprurës.

Në rrugën kah universiteti,fytyra të reja, vajza dhe djem të paparë në ambjentet studentore do të shkëmbejnë buzëqeshjet e para tinëz e sy ndër sy. Sapo kanë filluar ftesat e para për kafe.

Vitet e Jetës studentore janë plot jetë. Plot sfida e aventura. Plot mund , plot suksese dhe  dështime mësimdhënëse. Sapo keni lënë të18-tat dhe po i qaseni jetës prej të rrituri. E thënë me gjuhën e facebookut një LifeEvent i ri shfaqet në Timelin`in e jetës tënde.

Jeta studentore nuk është vetëm një jetë akademike. Energjia dhe potenciali rinor nuk mund të kufizohet vec në studimet tuaja. Larmia e kësaj jetë shtrihet edhë në nje jetë aktive shoqërore dhe shpirtërore.

Nganjëherë jeta shpirtërore bëhet rruga së cilës i biem rrallë gjatë viteve studentore. Por bash në thellësitë shpirtërore lindin ato pyetjet që nuk na lënë rehat. Pyetje të cilat po t`ua dimë përgjigjet do ti jepnin kuptim përmbushës jetës sonë. Në sinqeritin e zemrës të gjithë i kemi bërë vetes nën zë këto pyetje:Pse jam këtu? Kush jam unë? Pse kaq shumë vuajtje dhe padrejtësi në botë. Ç’kuptim kanë jeta dhe vdekja,  e mira dhe e keqja, shpresa dhe besimi , urrejtja dhe dashuria?  Mёnyra se si zgjedhim t’u  pёrgjigjemi kёtyre pyetjeve do tё pёrbёjnë edhe burimin e një  jetё të jetuar me qëllim.

Në larminë e mundësive të kësaj faze të jetës ju sfidojme të filloni me fundin në mendje.Një urtësi  biblike thotë;

Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë.

Në përvojën time studentore më është krijuar bindja e thellë se :

Gjëja më e vogël që mund të merrni nga vitet studentorë mund të jetë një diplomë,
gjëja më e madhe do të ishte të kuptosh se çfarë do të bësh me jetën tënde.

 

Paçi një jetë studentore plot jetë dhe sukses.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s