Dashuria nuk është një pasion

A happy couple in love with painted smiley and hugging

Mendoja se dashuria është; Ai shikimi pasionant që tejshkon ajrin me shpejtësi dhe ndalet pa frena në portretin e asaj, atij. Ajo puthja e dhënë shkarazi . Ajo pëshpërima që ajri mezi e dëgjon që thotë të dua. Ajo kapje duarsh ajo rrahje zemre, ai kryqëzim shikimesh. Një ëndërr e bukur dhe një gjumë pafjalë.

Kjo është dashuria që rinia ime ka dashuruar.

Ndërsa vitet kalojnë e shoh dashurinë ndryshe. Përkushtimi i të jetuarit me një person në martesë do të zbulojë se nga afër askush nuk është normal. Financa të pakta, puna që nuk premton, rutina e zhurmshme. Një sëmundje e rëndë, një lindje një vdekje mund të zbehë pasionin . Kjo mund të bëhet jeta për të cilën nuk dashurove. Madje mund të ndihesh i tradhëtuar nga ideali i dashurisë. Lodhja emocionale, fizike mungesa e kënaqësisë për të dashur mund të jenë disa nga shenjat që vitet lënë në jetën tënde.

Ne ushqehemi shpesh me mendimin se nëse dashuron me gjithë zemër cdo ditë do të jetë si dita e parë me personin që do. Librat mbi dashurinë e thonë këtë;”Kaloni kohë bashkë, bëj dhurata, thuaj fjalë inkurajuese, kultivo intimitetin”. Kjo nënkupton që do ta mbajmë pasionin ndezur. Tani po mësoj si të kem vëmendjen e duhur. Po mësoj sesi të merrem me kërkesat e jetës duke vendosur kufij . Ndërsa e përqendron vëmendjen në atë që ka rëndësi për ty mëson në fakt sesa shumë ke lejuar të ndikohesh nga gjëra të parëndësishme.

Në dymbëdhjetë vite i dashuruar pa mëdyshje do të thoja që vitet e fundit ka qënë më të mirat. Në jetën si cift i kam pasur pothuaj të gjitha, lindje vdekje, vështirësi financiare ulje e ngritje.Kemi patur pjesën tonë të netëve pa gjumë.

Në mes të kësaj jete mësoj më shumë për dashurinë. Mësoj që dashuria nuk është vetëm një pasion . Nuk është një vecim i të dashuruarve nga hallet e botës. Nuk është vetëm një imazh i bukur, as një make up as një parfum asnjë veshje e shtrenjtë.Dashuria nuk është një status i ndjerë facebooku paautorësi i vjedhur nga një romancier. Nuk është paraja , shëndeti apo karriera.

Dashuria është një person. Pikërisht në jetën sëbashku me vajzën që dua kam rizbuluar në cdo dhimbje e gëzim, në cdo sfidë personin që zemra ime do.

Andaj them dashuria nuk është vetëm për vitet e rinisë. Dashuria nuk është për një stinë. Eshtë një udhëtim. Dashuria është përjetë.

Mbi të gjitha dashuria është përkushtim. Eshtë një besë e dhënë për gjithë të gjallët tonë për një dashuri që ndërtohet përtej moshës ,përtej rrethanave.

Një himn i vjetër dashurie i shkruar nga Pali i Tarsit në shekullin e parë e shpreh më bukur kur thotë;

Dashuria e vërtetë është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk shet mend , nuk sillet me arrogancë, nuk jepet pas qokave, nuk i merret fytyra, nuk i shkon mendja për keq; nuk i ka qejf hilet, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, e mban çdo gjë .

(përkthim i lirë nga letra e Korintasve)

<

p>A dashuron ti në mënyrë të tillë? A je dashur kështu?

One thought on “Dashuria nuk është një pasion

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s