Më thuaj ku nis karrierën të them Kush do bëhesh!

O7S9P51D9M

Ta nisësh karrierën lart çmohet vlerë. Në një institucion , kompani apo pranë një drejtuesi me përvojë.

Në këtë rast ti bëhesh eskpert i njohjes së problemeve. Atë që humbet është njohja e njerëzve.

Kapitalin e paçmuar që vë në lëvizje çdo sistem, institucion dhe shoqëri.

Është strategjike ekspozimi i hershëm në jetë me shumë probleme të thjeshta.

Me njerëzit e halleve të përditshme. Kjo mund të çmohet nisje e karrierës ulët. Gjithsesi edhe në kulmin e karrierës do merresh me njerëz. Ekspertiza jote nuk do të ndihmojë shumë.

Nëse do të bëhesh një teknicien nise karrierën lart. Nëse do bëhesh udheheqës fillo me njerëzit e thjeshtë.

Ekspertët mund të formohen në karrige. Udhëheqësit jo.