Konvergjencë

359436-convergence

Çfarë është ndryshe këtë vit ? -më pyeti një mik, duke nënkuptuar rolin e ri në organizatën time.
Asgjë. Një pjesë e imja do të donte të reflektonte opinionin popullor:”Asgjë nuk ka ndryshuar,jam sërish ai i vjetshmi.”
E themi këtë në kuptimin që vazhdoj të jemi ai miku që ke njohur. Jetën me të cilën gëzohesha. Humorin më të cilin mburreshim. Bisedat e zyrës që i konsideronim konfidencat tona.

E hasim këtë qasje në çdo udhëndarje të jetës tonë. Vijmë në universitet dhe muajt e parë duam ti mbushim mendjen vetes se jemi me shoqërinë e gjimnazit. Do gjejmë gëzime në të njëjtat aktivitete . Do të kemi të njëjtat rutina.

Po ashtu kur dalim në tregun e punës mendojmë që do jemi po aq qejfndjekës sa ishim ndër mbrëmjet studentore. Martohemi dhe mendojmë që do kemi kohë me shoqërine po aq sa ishim beqarë.

Tranzicioni është i dhimbshëm. Ka një beteje mes përditshmërisë së vjetër që e njohim aq mirë dhe ditëve të reja që nuk i njohim. Mes rutinave të rehatshme dhe të resë premtuese.

Në çdo rast që i bëjmë makinës një shërbim që prek mekanizmat e rrotave prishet këndi i tyre  i duhur me asfaltin. Andaj duhet një riafrim (konvergjencë) në boshtin e përcaktuar.

Kësisoj shtohet jetëgjatësia e tyre dhe vozitja bëhet më e sigurt.


Po kuptoj, i thashë mikut tim që më duhet një balancë e re. Muajt e parë kisha prirjen ti bëja gjërat me mendjen e rolit të mëparshëm.

Më parë koha nga vendimi te rezultati ishte e shkurtër. Tani ndikimi i asaj që bëj do kohë të realizohet. Madje në afatshkurtër mund të keqkuptohet nga ata që përfitojnë.

 

Ndërsa i qasemi udhëve të reja në jetë: ” Një shkollë e re, shoqëri e re, martesa,  fëmijët ,punë e re, një rol i ri.” marrëdhëniet ndryshojnë. Duhet një balancë e re në përshtatje me drejtimin e ri.

Nëse në drejtimin e ri po has lodhje në mbatjen  drejt të timonit e ke një zgjidhje.

Ke nevojë për një konvergjencë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s