Si të njohësh kritikën.

Kritika

Askush nuk do të kritikohet. Të gjithë duam të kuptohemi.

Kritika në kulturën tonë ka një ngjyrim negativ që lidhet me sulmin, mospëlqimin dhe shpesh me mosvlerësimin ndaj nesh.

Ne vend që të kuptojmë dinamikën e kritikës, ne priremi të reagojmë.
Kushdo që është në një rol drejtues, do të përballet me kritika; ndryshimi qëndron në mënyrën si përballemi, reagojmë apo përpiqemi ta kuptojmë? Kritikët, i nxjerrim jashtë rrethit tonë, apo i ftojmë në tryezën e bashkëpunimit?

Ja disa arsye përse njerëzit kritikojnë;

Nganjëherë njerëzit i kritikojnë drejtuesit sepse

1. Po kërkojnë se kujt i besojnë.

Ky qëndrim vjen nga dyshimi i sinqertë nëse është e vërtetë ajo që po thotë drejtuesi. Ç’motive ka? Cfarë do të fitojë? Po sikur ta ketë gabim?
Pyetje të tilla, udhëheqësit duhen t’i marrin si të natyrshme. Le të jetë koha ajo që do t’i bindë ndjekësit ndërsa i përfshin ata kur fiton dhe merr përgjegjësi kur dështon.

2. Duan të jenë superiorë.
Udhëheqësia mund të jetë një lojë pushteti. Disa njerëz ndihen të fuqizuar, me pushtet dhe me ndikim nëse kritikojnë drejtuesin. Kjo mund të vijë edhe nga qëndrimi superior i një drejtuesi apo nga një marrëdhënie recproke kundërshtie e kriticizmi.

3.Po kërkojnë të vërtetën.
Këta janë kërkues të së vërtetës. Këtë kritikë mund ta quajmë ndryshe kritika e shëndoshë, andaj kemi kritikë arti, filmash etj.

4.Nuk kanë ndonjë gjë tjetër për të bërë.
Mërzia është një nga arsyet më të rëndomta që çon në kriticizëm. Njerëzit që nuk bëjnë dicka në jetë e priren të krijojnë një jetë duke u marrë me jetët e të tjerëve.

5.Pritjet dhe nevojat e tyre nuk janë plotësuar.

Pyetja e kësaj kategorie është: Çfarë ke bërë për mua?
Ky është një nga qëndrimet e zakonshme. Por shpesh ndjekësit zemërgjerë janë dashamirës të drejtuesve të tyre edhe kur ata kanë marrë një vendim që ju kërkon atyre një sakrificë personale. Ata janë të tillë sepse drejtuesi do t`ia dijë për ta personalisht.

Udhëheqësit e mençur gjithnjë kanë në vëmendje që reagimet e njerëzve kanë si bazë, në përgjithsi, interesin personal.

Agustin Prenga
Reflektim mbi kulturën shqiptare nxitur nga libri;”Spiritual Influence” i Lawrenz Witt-it

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s