Çfarë e bën një lojtar skuadre ideal? Cila është veçoria kryesore?

Autorë të ndryshëm listojnë një sërë karakteristikash, pasi puna në skuadër është një temat më të prekuara në jetën e një organizatë.   Libri “The ideal team player” nga Patrik Lencioni sjell një trinom të thjeshtë.  Një klasik i Lencionit nxjerrë nga vitet e përvojës së tij në punën si konsulet për organizata të ndryshme.  

Lencioni vë në pah 3 virtyte të veçanta. Përmbledhja më poshtë është një burim i marrë nga tablegroup . com  në kategorinë e burimeve falas.

screen-shot-2016-12-02-at-6-04-39-pmTë përulur: Lojtarët ideal të skuadrës janë të përulur. Atyre ju mungon egoja e theksuar ose shqetësimi në lidhje me statusin. Njerëzit e përulur janë të shpejtë për të vënë në dukje kontributin e të tjerëve dhe të ngadalshëm për të kërkuar vëmendjen për vete. Ata ndajnë meritat, theksojnë skuadrën më shumë se veten dhe e definojnë suksesin kolektivisht, jo individualisht.

Të uritur: Lojtarët ideal të skuadrës janë të uritur. Ata çdoherë kërkojnë për më shumë. Më shumë gjëra për të bërë. Më shumë përgjegjësi për të marrë. Njerëzit e uritur pothuajse asnjëherë nuk duhet të shtyhen nga një menaxher për të punuar më shumë, sepse ata janë të vetë-motivuar dhe të zellshëm. Ata vazhdimisht janë duke menduar për hapin apo mundësinë e ardhshme.

Të zgjuar (mendjehollë): Lojtarët ideal të skuadrës janë të zgjuar. Ata kanë një gjykim të kthjellët në lidhje me njerëzit. Njerëzit e zgjuar kanë tendencë të dijnë se çfarë po ndodhë në një situatë në grup dhe si të menxhojnë të tjerët në mënyrën më efektive. Ata kanë gjykim të mirë dhe një intuitë në lidhje me hollësitë e dinamikës  së grupit dhe ndikimin e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Lojtari ideal i skuadrës është i fortë në këto tri mënyra të sjelljes dhe mund të gjendet aty ku të tre rrathët mbivendosen mbi njëri-tjetrin:

Ata që kanë mangësi në këto tre tipare kanë pak gjasa të jenë anëtarë të vlefshëm të një skuadre. Gjëja më e mirë për organizatën do të ishte që t’i largonte ata.

Nëse dikush pushon nga puna vetëm nga spektri i njërës kolonë, rrugëtimi do të ishte i vështirë, por jo edhe i pamundur. Ata duhet të informohen mbi mangësitë e tyre, t’i pranojnë ato dhe të jenë të gatshëm të punojnë për përmirësimin e tyre, përmes reagimeve dhe trajnimeve. (feedback & coaching)

screen-shot-2016-12-02-at-6-07-17-pmUshtari (guri i shahut) janë të këndshëm, njerëz pa pretendime të cilëve iu mungon energjia për të kryer gjëra dhe aftësia shoqërore për të ndërtuar marëdhënie efektive me anëtarët e tjerë në skuadër. Për arsye së janë të këndshëm dhe kuptohen lehtë me të tjerët, “ushatari i shahut” tolerohet nga skuadrat për një periudhë të mirë kohore.

Buldozerët kanë një stimulim të madh dhe mund ta shtyjnë skuadrën përpara, por ata zakonisht thyejnë gjëra rrugës sepse nuk mërziten shumë për ndjenjat e të tjerëve. Ata gjthashtu janë të fokusuar nga vetja dhe duan të përfitojnë nga skuadra në lidhje me qëllimet e tyre.

Tërheqësit pëlqejnë të bëjnë shfaqje të mira për skuadrën, por nuk kontribojnë shumë. Atyre iu pëlqen t’ju tregojnë të tjerëve se sa të mirë janë, por në fakt nuk merakosen për suksesin e skuadrës. Fatkeqësisht, stili i tyre zbavitës i mban ata në skuadër më gjatë se sa Figurat e shahut.

screen-shot-2016-12-02-at-6-04-45-pmNgatërrestarët aksidental janë “elefantët në dyqan porcelani” të cilët kanë motive të mira pa kërkuar mirënjohje, por atyre iu mungojnë aftësitë shoqërore për një komunikim më efikas me anëtarët e tjerë të skuadrës. Fjalët dhe veprimet e tyre shpeshherë mund të shkaktojnë zhgënjim tek anëtarët e tjerë të skuadrës. Megjithatë, ata kontribojnë dhe janë të respektuar nga të tjerët sepse kanë etikë pune për ta çuar skuadrën përpara.

Përtacët e dashur kanë përulësinë dhe aftësitë njerëzore për marëdhënie të mira në skuadër, por atyre iu mungon vullneti për të kontribuar në qëllimet e skuadrës. Ata shpeshherë kanë interesa të tjera jashtë skuadrës të cilat janë më të rëndësishme për ta. Prirja e tyre miqësore shpeshherë e bën të vështirë konfrontimin nga drejtuesit për mungesë të vullnetit.

Politikanët e aftë janë njerëzit më të rrezikshëm për të patur në skuadër sepse ata janë shumë të mirë në manipulimin e njerëzve për të arritur objektivat e tyre personale. Ata janë punëtorë të mëdhenj, por pëlqejnë të kënaqen në lavdinë e arritjeve të tyre. Politikanët e aftë duhet të identifikohen, të thirren dhe të korrigjohen… ose të largohen nga skuadra sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Lencioni e përfundon librin e tij duke veçuar si virtytin e virtyteve,përulësinë.

“…Dua të pohoj se në mes të dy virtyteve të tjera, përulësia qëndron më lartë. Në fakt, përulësia është virtyti më i madh dhe është antitezë e krenarisë, që sipas Bibles është rrënja e çdo mëkati. Shembulli më bindës në përulësi në historinë e njerëzimit mund të gjendet te Jezusi i Nazaretit, i cili u përul dhe u bë si njeri prej nesh. Ai tërhoqi njerëzit e të gjitha llojeve, kur ai ecte në tokë, dhe vazhdon ta bëjë këtë sot, duke ofruar një shembull përulësie që është aq i fuqishëm saqë është kundër rrymës popullore.”  faqe 215.

Burime falas

Test personal online  A je ti një lojtar skuadre? Vetëvlerësim

Vlerëso anëtarët e skuadrës tënde  Mjet për drejtuesin

Të punësosh një lojtar ideal skuadre  Mjet për intervista pune.

Përgatiti Agustin Prenga, Fitore Jashari

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s