Dëshira e mirë për të mësuar nuk mjafton .  Ata që ja dalin kanë  vullnetin për të ndërmarrë hapa praktikë. Duhet të jesh i qëllimshëm dhe të krijosh një disiplinë ditore.

Përparësia e kohës që jetojmë është që ka burime të panumërta nga ku mund të zgjerojmë dijet tona dhe freskojmë ato që tashmë dimë. E gjithë kjo në dispozicionin tonë 24/7 një prekje larg telefonit tënd në formën e një aplikacioni. 

Nuk i përdor të gjithnjë njëherësh në bazë ditore. Disa janë më shumë si librari që mund ti konsultoj herë pas herë. Siç është rasti i youtube.

Gjithashtu së pari përcaktoj fushën që dua të studioj bashkë me ekspertin pastaj zgjedh platformën online . Pavarësisht fushës , aplikacioni youtube është i vetmi që nuk të lë asnjëherë në baltë.

Ja 7 aplikacionet që përdor më shumë. (jo në rend rëndësie)

screen-shot-2017-01-04-at-12-29-20-pm1.  Youtube 

Ndonëse i njohur  si magazinë muzike , youtube është një univers i tërë ku ofrohen burime të jashtazkonshme në nivel akademik. E vetmja gjë që duhet të dish është çfarë fushe po kërkon dhe disiplina për të të dëgjuar.

screen-shot-2017-01-03-at-11-34-23-am2. Kindle  

Aplikacioni  punon në çdo sistem e telefon të zgjuar  . Ka aplikacione alternative që ofrojnë dhe libra falas. Por kindle e cila është lidhur me faqen amazon ofron mundësine e ruajtjes së bibliotekës digjitale në cloud si dhe ruajtjen e shënime apo nënvizimeve në një faqe falas për klientët e amazon. gjithashtu mund të shfrytëzosh ofertat  që ofrohen duke marrë libra falas ose me çmim të reduktuar. Gjithsesi librat e mirë kushtojnë. Dhe literatura e mirë ofrohet neë anglisht.

screen-shot-2017-01-04-at-12-32-15-pm3.Audible

Versioni i kindle në audio. Rregullat e blerjes dhe ruajtjes së librave funksionojnë si kindle. Nganjeherë mund të dëgjosh ndërsa bën edhe një punë tjetër.

screen-shot-2017-01-03-at-11-33-50-am4 Podcast 

Unë përdor overcast që është një aplikacion për të dy platformat ios dhe android . Një sërë eskpertësh kanë kanalët e tyre përgjithsisht audio por edhe video. Këtu mund të ndjekësh seri ligjëratash apo the trajtime të çështjeve të veçanta. Ky aplikacion është me vlerë sidomos kur kemi kohë të vakët si vajtje ardhje nga shkolla, puna. udhëtimet me autobus apo kur pret në radhë. Zakonisht sesionet variojnë nga 20 deri në 40 minuta.  Herën tjetër që po prisni vendosni kufjet dhe dëgjoni dicka me vlerë që ju intereson dhe ju ndihmon në jetën tuaj.

screen-shot-2017-01-04-at-12-31-07-pm5. iTunesU 

Eshtë një  universitet global . Mjaft të përmendim që në të do të gjeni kurse të plota falas nga Oksford, Jell, Harvard MIT, Kembrixh. Endërra juaj për të studiuar në Harvard mund të bëhet realitet. Ju nevojitet iTunesU dhe vullnet për të ndjekur kursin bashkë me detyrat shoqëruese. Alternativa më e mirë për android është Khan Academy (gjithashtu Khan ka një aplikacion për (iOs).

screen-shot-2017-01-04-at-12-32-53-pm6. TED

Ide që ja vlejnë të ndahen. Platforma TED e mëshiron atë që prezanton. Fusha janë të larmishme që nga edukimi, shkenca marrëdhëniet ndërpersonale apo historitë njerëzore. E veçanta e TED është kufizimi i prezantimit më të gjatë  në 18 minuta (ka përjashtime të rralla) dhe prezantimi i temave nga protagonistët.

screen-shot-2017-01-04-at-12-31-39-pm7. Rightnow media

Eshtë një librari online që i dedikohet kryesisht komunitetit të krishterë. Në të gjeni kurse mbi prindërimin, martesën, rritjen shpirtërore, udhëheqsinë etcc. Ju nevojitet një ftesë nga një anëtar i rightnow. Klik këtu për një ftesë.

Ja vlen të përmendim twitter i cili sipas mendimit tim është media sociale me shpërqëndrimin më të vogël dhe pasurinë më të madhe në raport me cilësinë e burimeve që sugjeron. Twitter përdoret nga ekspertë të fushave të ndryshëm për të shfaqur  punën e tyre. Një burim i mirë njoftues që të vë në kontakt me burime të vlefshme në fushën tënde të interesit. Padyshim sëpari duhet të zgjedhësh kë të ndjekësh .

Ndonëse burimet mund ti merrni online nga telefoni juaj  zakonisht unë preferoj që disa prej tyre ti ndjek me bllok shënimesh dhe stilolaps në dorë.

Së fundmi provoji dhe zgjidh ato që plotësojnë nevojat tuaja.

A i ke përdorur më parë këto aplikacione? A ka ndonjë tjetër që nuk e kam përmendur që ti e gjen të vlefshëm?

p.s nëse artikulli ka qenë ndihmë për ty ndaje me të tjerët. 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s