Xhon Maksuell  kërkon dy cilësi të panegociueshme te një udhëheqës.

Së pari udhëheqësi zhvillon veten dhe së dyti zhvillon të tjerët.

Kjo kërkon disiplinë dhe qëllimshmëri. Një nga shenjat e dallueshme  të dëshirës për tu rritur është leximi, mësimi i vazhdueshëm.

Ja 7 burimet  që sugjeroj për udhëheqësit dhe jo vetëm.

1. johnmaxwell.com Një personalitet  botëror në fushën e udhëheqsisë.  Me mbi 19 milion libra të shitur. Ndonëse uebsajti i tij është një burim i mirë për cilësinë e artikujve që poston, do të sugjeroja të lexoje librat e tij. Developing the leader within you, 21 irrefutable laws of leadership, 360 leader dhe 5 levels of leadership .

2. hbr.org    Uebfaqja përmban artikuj studime nga eskpertë të fushës së biznesit , psikologjisë dhe pedagogjisë. Mbulon fushat  të tilla si : Managing People;Leadership; Strategy; Communication ;Managing Yourself; Innovation Technology; Entrepreneurship Marketing ; Career Planning; Organizational Culture ; Human Resource; Management; Decision Making ;Productivity; Work-Life Balance.

Hbr të krijon mundësinë që pasi regjistrohesh falas mund të ndjekësh seritë tuaja profesionale .  Në profilin tënd do të shfaqen artikujt lidhur me fushën tënde të interesit. Ka një kufizim leximi prej 8 artikush falas . Gjithashtu ofron një mundësi me pagesë ku mund të kesh hyrje  te botimi i revistës HBR.

3. sethgodin.typepad.com Autori është i njohur si një autoritet i marketingut. Shkruan çdo ditë të vitit.  Postimet e tij të shkurtra kanë një urtësi që të ndihmon në  trendet globale ,menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketingun e produkteve.

4. michaelhyatt.com  Një mentor virtual sa i përket ndihmës në  zhvillimin personal dhe përdorimin e mjeteve digjitale . Eshtë pak agresiv në marketingun e produkteve që ofron por njëkohësisht është një ekspert burimor.

5. leadershipfreak.blog/  Ky është blogu më social.  Për disa vite është blogu që ka më shumë  ndarje në rrjetet  sociale . Autori shkruan artikuj që kanë vetëm 300 fjalë. Ndonëse  një emër  jo aq i njohur shpesh postimet e tij kanë mprehtësi të vlefshme.

6. startwithwhy.com/ Simon Sinek, një autori i ri që u bë i njohur nga TedTalks. Ai është i famshëm për rrethin e tij të  Pse-së . Frymë pozitive dhe një mendimtar aktiv.

7. bible.com Bibla.al      Bibla ka një urtësi të jashtzakonshme mbi këtë temë. Një urtësi përtej epokave kulturave dhe kufizimeve njerëzore.  Eshtë burimi im i parë kur i qasem kesaj teme. Ndonëse shpesh herë për lexuesin fillestar do kontekst ja vlen leximi  duke filluar nga:  Libri i Eksodit ,1 dhe 2 Samuelit, Nehemia,  Letra 1 dhe 2 Timoteut  Gjoni,Mateu. Në fakt të gjithë 66 pjesët  e saj ofrojnë një thesar njohurie.

Ja vlejnë të përmenden

  • leaderchat.org/ Ken Blanshard  
  •  jimcollins.com/   Jim Collins  
  • heathbrothers.com/  Dan and Cheap Heath
  • tablegroup.com/ Patrik Lencioni 
  • forbes.com/sites/mikemyatt/   Mike Myat në Forbes
  • gregmckeown.com/      Greg Mckeown

Çfarë lexoni ju? Opinioni juaj?

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s