Një drejtues i pjekur.

Janë tre gjëra që shoh te një drejtues– më tha mentori im ndërsa po darkonim.  Kamarieri mori porosinë dhe me nje anglishte të metë u përgjigj tjetër për tjetër porosisë për një lëng të freskët. Atë që nuk e bënte dot me fjalë  kamarieri e plotësonte me buzëqeshje dhe dëshirë për të na kënaqur me menunë.

Në një moment heshtje bashkëbiseduesi vijoi – së pari  vlerësoj iniciativën , së dyti  seriozitetin për të bërë ato që thotë dhe së treti dëshirën për të mësuar  gjithnjë.

Kjo e treta shfaqet në qëndrimin kur ke një qëndrim nxënie, kur pyet dhe mëson prej gjithkujt e në çdo situatë. Të gjitha këto i shoqëron me mësime të nxjerra nga përvoja 40 vjeçare.

Baza e një udhëheqje me influencë përfundon ai është :

  • Karakteri (integritet personal )
  • Kompetenca (po rritet në aftësite në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme)
  • Dhe ai që ndërton besim me njerëzit që drejton  (i njeh ato, kërkon falje për gabimet, vulnerabël, standarte të larta, i besueshëm)

Ndërsa po reflektoja mbi këto bisedova me  ekipit tim të ngushtë që ka si rol parësor për t`u shërbyer shume vetave. Mendimet tona të përmbledhura janë si më poshtë

Çfarë na e shton besimin te drejtuesi ?

  • Karakteri 
  • Kujdesi personal për ty,qëndrimet dashamirëse
  • Mbështetës , inkurajues
  • Të beson gjëra për të bëre,pyet për çfarë mund të ndihmoj në përgjegjësinë tënde
  • Të jep besim për një detyrë . 
  • Aprovues për ide te reja.  
  • Komunikon në disa nivele jo vetëm zyrtar
  • Aftësia për të marre vendimet e duhura, motivet  e duhura.
  • Drejtuesi e ka me gjithe mend; ai beson vetë atë që thotë
  • Delegim i plotë, mbështetje për idetë e reja 
  • Dëgjon deri në fund 
  • Komunikim me takt 
  • Mendjehapur

Çfarë na heq besimin te drejtuesi. 

  • Mosbesimi te ti
  • Fokusi te kritika negative
  • Kontrolli për një detyrë, mikromenaxhimi
  • Të trajtojë si te papjekur 
  • Moskomunikimi
  • Vendime të njëanshme, me në qendër veten. 
  • Jo sinqeritet me te qenit i njëmendtë me misionin e organizatës
  • Kur të rimerr autoritetin.
  • Komunikim i vrazhdë
  • Te mosfolurit troç
  • Frymë dyshuese
  • I etur për karrige
  • Kur kërkon interes personal.

Kamarieri na sjell faturën. Në të kishte përfshirë edhe lëngun e portokallit që e solli gabimisht ndësa i kërkuam lëng molle. Gabimin e shërbimit  të tij e paguajmë ne.  Duke vlerësuar dashmamirësinë tij dhe njëkohësisht për ta inkurajuar që të zhvillohet në aftësinë e tij si shërbenjës.

Gjatë shërbimit si drejtues bëhen gabime . Mënyra sesi i qasen këtyre gabimeve ata që shërbejnë dhe ato që shërbehen përcakton nivelin e besimit.

Pritja e natyrshme është që barra të bie mbi atë që shërben .Nga ana tjetër reagimi me besim i atyre që shërbehen e bën udhëheqësin më të mirë.

Kjo është e vlefshme jo vetëm në biznes, organizata apo institucione  por edhe në familje e rrethe miqsh.

Çfarë të komunikon besim dhe çfarë ta heq besimin të drejtuesi,te ai që shërben, te tjetri?  Konsultoje këtë me skuadrën tënde, me miqtë, me bashkëshortin/en. 

Mirënjohës për kontributin P.Ll,T.C, K&D.S , M.R, B.R,  E.P

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s