Jetë Studentore

Rinia moj nuk vjen më

requiem për ditën e rinisë 

8 Dhjetori” do të jetë edhe më i kuptimtë kur të rinjtë të jenë me të vërtetë të rinj:
kur të ëndërrojnë më shumë;

kur ta duan lirinë dhe të vërtetën e të vuajnë për to;
kur të lexojnë, mendojnë, mësojnë;

kur të shkruajnë poezi, ose kur t’i jetojnë ato;
kur të jepen pas kauzave dhe jo pas apatisë;
kur të kenë ideale, modele, vizion;

kur ta dëshirojnë plotësinë e t’i tmerrohen asaj që është e sipërfaqshme, cinike, hipokrite;
kur të vështrojnë, por edhe të shohin; kur të flasin, por edhe të veprojnë.

Kur të rinjtë do të jenë me të vërtetë të rinj, zinxhirët e rëndë të status-quos do të duken si fije peri.

 Lidhu ne Facebook Evis Plaku
Standard
Jetë Studentore

Qyteti studenti dhe seksi: 7 gënjeshtrat më të famshme

Gënjeshtra # 1: Pa marrëdhënien seksuale nuk krijon dot miqësi të ngushtë.

Ndërveprimi fizik seksual është një shprehje e intimitetit të ngushtë, por nuk është e vetmja shprehje e intimitetit. Afërsia e vërtetë buron nga bashkësia verbale, emocionale, dhe fizike. Intimiteti i vërtetë ndërtohet mbi një përkushtim për ndershmëri, dashuri dhe liri. Miqësia e ngushtë, që ti biem drejt, nuk ka pothuajse asgjë të afërt me organet tona seksuale. Një prostitutë mund të të ofrojë gjithçka që ka, por jo në këmbim të miqësisë së ngushtë por të parave.

Gënjeshtra # 2: Përfshirja seksuale në fillimet e një marrëdhënije, do të të ndihmojë të njihesh më mirë me partnerin dhe është një test i domosdoshëm për të ditur nëse je partner i mirë.

Përfshirja seksuale në fillimet e një marrëdhënie nuk është hapi më i përshtatshëm për ndërtimin e një raportik të shëndetshëm paramartesor. Sigurisht që kjo lloj përfshirje ofron kënaqësi sensuale, por nuk është rruga më e mirë për lumturi bashkëshortore. Seksi është një art që mësohet dhe shijohet më mirë në një mjedis të sigurt siç është marrëdhënia e konsoliduar, martesa. Një studente, e cila po ballafaqohej me pakënaqësitë e saj seksuale, e kapërceu sikletin e momentit dhe më pyeti troç: “A është seksi në martesë një gjë e keqe, siç është jashtë martesës?” Ajo kishte ardhur në fund të ylberit, në kërkim të Eldorados-dashurisë së premtuar dhe kishte gjetur vetëm zhgënjim. Seksi nuk është “gjë e keqe” por mund të kthehet në të tillë nëse i mungon korniza e duhur e përkushtimit në martesë.

Gënjeshtra # 3: Seksi rastësor pa angazhime afatgjata është zbavitje dhe liri.

Një studiues vërejti se “seksi rastësor mund të konsiderohet një festë e vërtetë intime po aq sa ç’është një sanduiç një vakt luksoz. Pra, i ngjan një lloj ushqimi fast food-i që shërbehet në pjatë plastike. Shijimi i jetës intime seksuale ofrohet vetëm për ata që janë të gatshëm që të angazhohen afatgjatë në një nivel shumë personal, duke ofruar gjithë veten e tyre, pa mbajtur prapa asgjë”.

Gënjeshtra # 4: Nëse nuk e shpreh lirisht seksualitetin, atëherë ndjenjat e tua janë të shtypura, të ndrydhura e kësisoj ti je i/e sëmurë, ose fetar.

E vërteta, sipas studimeve, shkon në kundërshtim me këtë ide. Seksi i parakohshëm krijon probleme për shëndetin emocional, fizik dhe social. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Indianës në SHBA, të rinjtë seksualisht aktivë kanë më shumë prirje drejt alkoolit dhe drogave të paligjshme, dhe gjithashtu kanë probleme në shkollë. Vajzat e përfshira seksualisht në moshë të re, ka më shumë të ngjarë të bien në depresion, vetë-vlerësim të ulët, ndjehen të vetmuara, dhe mendojnë vetëvrasjen më shumë se moshataret e tyre.

Gënjeshtra # 5: Seksi është liria.

Seksi paramartesor vështirë se mund të konsiderohet si shprehje e lirisë. Të rinjtë që përfshihen seksualisht në përgjigje të presionit të kolegëve, në të vërtetë janë viktima të opinionit publik të momentit. Askush nuk është i lirë nëse vepron, vetëm e vetëm që të kënaqë opinionin apo ti bëjë përshtypje shumicës.

Gënjeshtra # 6: Edhe Zoti e kupton se jemi në shekullin e XXI-të! Kësisoj, as Ai nuk e ndalon atë që shoqëria e konsideron të pranueshme.

Zoti i kupton kohët. Por gjithashtu, duke qënë Ai vetë autori i seksit, ai e kupton gjithashtu kënaqësinë që vjen prej përfshirjes seksuale. Nga ana tjetër, ai e kupton gjithashtu dëmin që mund të shkaktohet nga përfshirja në marrëdhënie seksuale pa përkushtimin e duhur emocional dhe shpirtëror. Në martesë, seksit i thonë kënaqësi! Të jesh i matur para martesës, dhe besnikëria monogame pas martesës, nuk janë mohim i të drejtave apo kënaqësive të mia. Madje e kundërta, këto elementë sigurojnë shijimin e plotë të seksualitetit. A nuk do të ishte e mrekullueshme të shijosh marrëdhënien seksuale, pa patur frikë se do të zbulohesh e madje krejt i lirë për ta shijuar këtë marrëdhënie me personin që je përkushtuar ta duash për gjithë jetën?

Gënjeshtra # 7: Pse të pres? Nga ta di që pritja është vërtet zgjedhja më e mirë? Ndoshta është më mirë që të shfrytëzoj çdo mundësi që më del përpara.

Nëse vendos të presësh, atëherë do të kesh mundësi të përjetosh një marrëdhënie me vlerë me partnerin e ardhshëm. Nëse nuk pret, do të shijosh momentin por gjithashtu do të vuash shenjat që të lë përfshirja seksuale pa një ambient të sigurt përkushtimi. Nuk mund ti kesh të dyja rrugët. Vështirë se mund të argumentohet se seksi paramartesor ia vlen. Dëshmitë mjekësore, studimet sociologjike e mbështesin fuqimisht idenë se seksi jashtë martesës nuk është i sigurt dhe i mirë për ne. Pikë muhabeti, seksi paramartesor nuk e përmbush nevojën tonë për dashuri të vërtetë.
Por në fund të fundit, edhe kjo është një çështje besimi. Për vajzat dhe djemtë e këtij shekulli: qyteti studentor është sfida juaj.

 

Standard
Jetë Studentore

Sezon Provimesh – si të mbash shënime të zgjuara

Mbajtja e shënimeve me efektivitet është e rëndësishme të mos shkruajmë çdo gjë, por të ndjekim fillin e mendimit që të kuptojmë dhe të shohim lidhjet midis gjërave që thuhen.

Kur mbajmë shënime ne nuk duam te jemi si Disa njerëz (në mënyrë karakteristike shkruajnë çdo gjë. ) Duart e tyre fillojnë si motoskaf në fillim të leksionit dhe deri në fund të leksionit nuk kanë humbur asnjë fjalë.

Efektiviteti i kësaj është si puna e atij që shkoi me pushime dhe bëri foto të gjithçkaje. Kur e pyetën si i kaloi pushimet ai tha, “Nuk e di. S’i kam larë akoma filmat!”

Mbajtja e shënimeve është një proces që na ndihmon ta klasifikojmë informacionin me qëllim që ta gjejmë përsëri. Prandaj të krijojmë një tekst tjetër, por të krijojmë një ndihmë për studim. Në një ndihmë të tillë për studim duhet të bien në sy menjëherë pikat e rëndësishme si edhe lidhjet midis asaj që thuhet dhe arsyes pse thuhet.

exams-pic

Tani vijmë tek një parim shumë kyç që vlen në shumë fusha të studimit dhe jetës.

Parimi Pareto.

Parimi Pareto E di njeri këtë parim? Vilfredo Pareto, një ekonomist dhe sociolog italian në shekullin e 19-të vuri re se nga një grup faktesh vetëm një pjesë e vogël e tyre ndikonte në sukses. Një shembull nga bota e biznesit: nga e gjithë larmia e produkteve që një kompani ofron në treg vetëm një pjesë e vogël siguron fitimin. Rreth 80% e fitimit vjen nga 20% e produkteve të ofruara. Pjesa tjetër e produkteve sjell fitim shumë të vogël.Me fjalë të tjera, 80% e fitimit arrihet nga 20% investim.Ose le të marrim një shembull nga bota e kompjuterave.

Nga gjithë aplikimet që janë të disponueshëm në kompjuterin tim, unë NUK përdor rreth 80%. Vetëm 20% e aplikimeve janë aq të rëndësishëm sa i përdor përditë. 80 % e rezultateve shkollore mund të arrihen duke bërë mirë 20% të aktiviteteve.Kjo nuk do të thotë që të investojmë 80% më pak kohë, por koha dhe energjia më e madhe të shpenzohet në 20%-shin më të rëndësishëm.

Në këtë mënyrë mund të kursejmë kohë dhe energji. Për të zbatuar parimin Pareto në studim është e nevojshme të dimë objektivën që do të arrijë profesori.

Mendo pak cili eshte 20% i rendesishem ne librat e tu qe do te sjelle 80% te rezultatit….

  • Degjimi 10%
  • Parja 20%
  • Degjimi dhe parja 40- 50%
  • Pjesmarrja aktive 80-90%

pjese nga Seminari i Studimit Efektiv 

Standard