Note

10 lessons from 10 years of leadership

 

Experience teaches nothing, but evaluated experience teaches everything ~ John C. Maxwell

This is my reflection on  last ten years, although to be true to my experience  some lesson trace back from the high school days.

1. You are never ready

My grandfather used to say, “Nobody in the family can understand what the head of the house bears for the family, unless they are in his shoes.” The same applies to leadership. No matter how much close you are to a leader or how much you share the burden with him, you are never ready. Times change, the challenges are new. You change too. This is a good thing because you realize you don’t deserve it, so you start with humility. You will needed it.

2. Admit your shortcomings.

Self-awareness and personal development is a steady practice for me. Lately, however, I have found myself in the self-examination mode more and more often. Admitting your weaknesses is liberating and, at the same time, it makes you less vulnerable to criticism. It is a growing experience. Also, it helps you connect with people. People admire your gifts, but they connect with you in your weakness. I hope you will not remain in the diagnosed phase but will do something about it.

3. Act out of obedience, not feelings.

Leadership is stressful at times. Depending on the area of your leadership, stress may be a reality most of the time. The tension between dealing with your emotions and making the right decision will be a constant struggle. The value system of the leader is very important. I am learning to co-exist with hurt feelings in order to pay the benefit of the greater good.

4. Leaders are rare; most people are counselors and managers.

There are many theories that try to deal with the difference between a leader and a manager. My radical approach is: “A leader is a person worth dying for.” I would always put integrity before competency.

5. You don`t decide for people’s lives; they decide for themselves.

This sounds counterintuitive, as leaders lead people. What I mean is that no matter how great the leader’s influence on people’s lives, followers decide for themselves. They do have a choice. You don’t have the final word on their lives. This is comforting but at the same time it can be taken as abusive. There’s a fine line between caring, manipulating or even controlling people entrusted to you. The alignment the leader brings toward the vision and mission might be resisted to or misread, because the perception is that you are in the business of “running” people’s dreams. What you’re actually doing is helping them find their passion and dream.

6. You don`t know what you don`t know

This is not a code word. Often times your might sincerely be blinded and missing something that could either hinder or help your leadership. For example, when I ask other leaders what they think their blind spot is, some say: ”This is a trick question, because if it is a blind spot you don’t see it and, as a result, you don`t know on your own what you cannot see.” This should not discourage you. What you should do, is to make the decision to allow trusted friends to help you in that area.

7. The hardest person to lead is you

I didn’t believe this at first. However, the greater influence you have, the more you need to deal with your ego. Rene Brown said it better – you need to check your ego at the door. Another question I have started to ask myself lately is, “Would I follow me?”

8. Your family and inner circle pay a price

They are the first to experience the real you, the one behind the scenes. They have to bear your bursts of anger and stress and your weak sides. At the same time, they have to be the first to support and cheer for you. They will have your presence, but not always the best of you.

9. When you change roles, you start over

In his book “Five levels of leadership”, John Maxwell makes the point that each time you change roles you start with the position leadership. You just have a title, you need to work with relationships, leading people to results and developing them. Leading a small group of people where I have multiple connections with people I serve, I took some steps for granted. I did learn the lesson, though with some pain. It’s the same as in soccer – if you change your position in the field, the way you passed the ball or the person you passed it to needs to be adjusted. The goal is the same, though the way you play changes. You need to reposition yourself in the new environment.

10. You need God more than ever

My context of leadership is that of a faith-based organization. I could have named the tenth lesson “God is your best friend”. My example in life is Jesus of Nazareth, and this gives more hope and perspective for the long run, more than any other earthy relationship. p.s Change requires time- still learning what I wrote… Share
Advertisements
Standard
Note

Një drejtues i pjekur.

Janë tre gjëra që shoh te një drejtues– më tha mentori im ndërsa po darkonim.  Kamarieri mori porosinë dhe me nje anglishte të metë u përgjigj tjetër për tjetër porosisë për një lëng të freskët. Atë që nuk e bënte dot me fjalë  kamarieri e plotësonte me buzëqeshje dhe dëshirë për të na kënaqur me menunë.

Në një moment heshtje bashkëbiseduesi vijoi – së pari  vlerësoj iniciativën , së dyti  seriozitetin për të bërë ato që thotë dhe së treti dëshirën për të mësuar  gjithnjë.

Kjo e treta shfaqet në qëndrimin kur ke një qëndrim nxënie, kur pyet dhe mëson prej gjithkujt e në çdo situatë. Të gjitha këto i shoqëron me mësime të nxjerra nga përvoja 40 vjeçare.

Baza e një udhëheqje me influencë përfundon ai është :

  • Karakteri (integritet personal )
  • Kompetenca (po rritet në aftësite në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme)
  • Dhe ai që ndërton besim me njerëzit që drejton  (i njeh ato, kërkon falje për gabimet, vulnerabël, standarte të larta, i besueshëm)

Ndërsa po reflektoja mbi këto bisedova me  ekipit tim të ngushtë që ka si rol parësor për t`u shërbyer shume vetave. Mendimet tona të përmbledhura janë si më poshtë

Çfarë na e shton besimin te drejtuesi ?

  • Karakteri 
  • Kujdesi personal për ty,qëndrimet dashamirëse
  • Mbështetës , inkurajues
  • Të beson gjëra për të bëre,pyet për çfarë mund të ndihmoj në përgjegjësinë tënde
  • Të jep besim për një detyrë . 
  • Aprovues për ide te reja.  
  • Komunikon në disa nivele jo vetëm zyrtar
  • Aftësia për të marre vendimet e duhura, motivet  e duhura.
  • Drejtuesi e ka me gjithe mend; ai beson vetë atë që thotë
  • Delegim i plotë, mbështetje për idetë e reja 
  • Dëgjon deri në fund 
  • Komunikim me takt 
  • Mendjehapur

Çfarë na heq besimin te drejtuesi. 

  • Mosbesimi te ti
  • Fokusi te kritika negative
  • Kontrolli për një detyrë, mikromenaxhimi
  • Të trajtojë si te papjekur 
  • Moskomunikimi
  • Vendime të njëanshme, me në qendër veten. 
  • Jo sinqeritet me te qenit i njëmendtë me misionin e organizatës
  • Kur të rimerr autoritetin.
  • Komunikim i vrazhdë
  • Te mosfolurit troç
  • Frymë dyshuese
  • I etur për karrige
  • Kur kërkon interes personal.

Kamarieri na sjell faturën. Në të kishte përfshirë edhe lëngun e portokallit që e solli gabimisht ndësa i kërkuam lëng molle. Gabimin e shërbimit  të tij e paguajmë ne.  Duke vlerësuar dashmamirësinë tij dhe njëkohësisht për ta inkurajuar që të zhvillohet në aftësinë e tij si shërbenjës.

Gjatë shërbimit si drejtues bëhen gabime . Mënyra sesi i qasen këtyre gabimeve ata që shërbejnë dhe ato që shërbehen përcakton nivelin e besimit.

Pritja e natyrshme është që barra të bie mbi atë që shërben .Nga ana tjetër reagimi me besim i atyre që shërbehen e bën udhëheqësin më të mirë.

Kjo është e vlefshme jo vetëm në biznes, organizata apo institucione  por edhe në familje e rrethe miqsh.

Çfarë të komunikon besim dhe çfarë ta heq besimin të drejtuesi,te ai që shërben, te tjetri?  Konsultoje këtë me skuadrën tënde, me miqtë, me bashkëshortin/en. 

Mirënjohës për kontributin P.Ll,T.C, K&D.S , M.R, B.R,  E.P

Standard
Note

Çfarë lexojnë drejtuesit ?

Xhon Maksuell  kërkon dy cilësi të panegociueshme te një udhëheqës.

Së pari udhëheqësi zhvillon veten dhe së dyti zhvillon të tjerët.

Kjo kërkon disiplinë dhe qëllimshmëri. Një nga shenjat e dallueshme  të dëshirës për tu rritur është leximi, mësimi i vazhdueshëm.

Ja 7 burimet  që sugjeroj për udhëheqësit dhe jo vetëm.

1. johnmaxwell.com Një personalitet  botëror në fushën e udhëheqsisë.  Me mbi 19 milion libra të shitur. Ndonëse uebsajti i tij është një burim i mirë për cilësinë e artikujve që poston, do të sugjeroja të lexoje librat e tij. Developing the leader within you, 21 irrefutable laws of leadership, 360 leader dhe 5 levels of leadership .

2. hbr.org    Uebfaqja përmban artikuj studime nga eskpertë të fushës së biznesit , psikologjisë dhe pedagogjisë. Mbulon fushat  të tilla si : Managing People;Leadership; Strategy; Communication ;Managing Yourself; Innovation Technology; Entrepreneurship Marketing ; Career Planning; Organizational Culture ; Human Resource; Management; Decision Making ;Productivity; Work-Life Balance.

Hbr të krijon mundësinë që pasi regjistrohesh falas mund të ndjekësh seritë tuaja profesionale .  Në profilin tënd do të shfaqen artikujt lidhur me fushën tënde të interesit. Ka një kufizim leximi prej 8 artikush falas . Gjithashtu ofron një mundësi me pagesë ku mund të kesh hyrje  te botimi i revistës HBR.

3. sethgodin.typepad.com Autori është i njohur si një autoritet i marketingut. Shkruan çdo ditë të vitit.  Postimet e tij të shkurtra kanë një urtësi që të ndihmon në  trendet globale ,menaxhimin e burimeve njerëzore dhe marketingun e produkteve.

4. michaelhyatt.com  Një mentor virtual sa i përket ndihmës në  zhvillimin personal dhe përdorimin e mjeteve digjitale . Eshtë pak agresiv në marketingun e produkteve që ofron por njëkohësisht është një ekspert burimor.

5. leadershipfreak.blog/  Ky është blogu më social.  Për disa vite është blogu që ka më shumë  ndarje në rrjetet  sociale . Autori shkruan artikuj që kanë vetëm 300 fjalë. Ndonëse  një emër  jo aq i njohur shpesh postimet e tij kanë mprehtësi të vlefshme.

6. startwithwhy.com/ Simon Sinek, një autori i ri që u bë i njohur nga TedTalks. Ai është i famshëm për rrethin e tij të  Pse-së . Frymë pozitive dhe një mendimtar aktiv.

7. bible.com Bibla.al      Bibla ka një urtësi të jashtzakonshme mbi këtë temë. Një urtësi përtej epokave kulturave dhe kufizimeve njerëzore.  Eshtë burimi im i parë kur i qasem kesaj teme. Ndonëse shpesh herë për lexuesin fillestar do kontekst ja vlen leximi  duke filluar nga:  Libri i Eksodit ,1 dhe 2 Samuelit, Nehemia,  Letra 1 dhe 2 Timoteut  Gjoni,Mateu. Në fakt të gjithë 66 pjesët  e saj ofrojnë një thesar njohurie.

Ja vlejnë të përmenden

  • leaderchat.org/ Ken Blanshard  
  •  jimcollins.com/   Jim Collins  
  • heathbrothers.com/  Dan and Cheap Heath
  • tablegroup.com/ Patrik Lencioni 
  • forbes.com/sites/mikemyatt/   Mike Myat në Forbes
  • gregmckeown.com/      Greg Mckeown

Çfarë lexoni ju? Opinioni juaj?

Standard
Jetë Studentore, Note

7 app për studime falas.

Dëshira e mirë për të mësuar nuk mjafton .  Ata që ja dalin kanë  vullnetin për të ndërmarrë hapa praktikë. Duhet të jesh i qëllimshëm dhe të krijosh një disiplinë ditore.

Përparësia e kohës që jetojmë është që ka burime të panumërta nga ku mund të zgjerojmë dijet tona dhe freskojmë ato që tashmë dimë. E gjithë kjo në dispozicionin tonë 24/7 një prekje larg telefonit tënd në formën e një aplikacioni. 

Nuk i përdor të gjithnjë njëherësh në bazë ditore. Disa janë më shumë si librari që mund ti konsultoj herë pas herë. Siç është rasti i youtube.

Gjithashtu së pari përcaktoj fushën që dua të studioj bashkë me ekspertin pastaj zgjedh platformën online . Pavarësisht fushës , aplikacioni youtube është i vetmi që nuk të lë asnjëherë në baltë.

Ja 7 aplikacionet që përdor më shumë. (jo në rend rëndësie)

screen-shot-2017-01-04-at-12-29-20-pm1.  Youtube 

Ndonëse i njohur  si magazinë muzike , youtube është një univers i tërë ku ofrohen burime të jashtazkonshme në nivel akademik. E vetmja gjë që duhet të dish është çfarë fushe po kërkon dhe disiplina për të të dëgjuar.

screen-shot-2017-01-03-at-11-34-23-am2. Kindle  

Aplikacioni  punon në çdo sistem e telefon të zgjuar  . Ka aplikacione alternative që ofrojnë dhe libra falas. Por kindle e cila është lidhur me faqen amazon ofron mundësine e ruajtjes së bibliotekës digjitale në cloud si dhe ruajtjen e shënime apo nënvizimeve në një faqe falas për klientët e amazon. gjithashtu mund të shfrytëzosh ofertat  që ofrohen duke marrë libra falas ose me çmim të reduktuar. Gjithsesi librat e mirë kushtojnë. Dhe literatura e mirë ofrohet neë anglisht.

screen-shot-2017-01-04-at-12-32-15-pm3.Audible

Versioni i kindle në audio. Rregullat e blerjes dhe ruajtjes së librave funksionojnë si kindle. Nganjeherë mund të dëgjosh ndërsa bën edhe një punë tjetër.

screen-shot-2017-01-03-at-11-33-50-am4 Podcast 

Unë përdor overcast që është një aplikacion për të dy platformat ios dhe android . Një sërë eskpertësh kanë kanalët e tyre përgjithsisht audio por edhe video. Këtu mund të ndjekësh seri ligjëratash apo the trajtime të çështjeve të veçanta. Ky aplikacion është me vlerë sidomos kur kemi kohë të vakët si vajtje ardhje nga shkolla, puna. udhëtimet me autobus apo kur pret në radhë. Zakonisht sesionet variojnë nga 20 deri në 40 minuta.  Herën tjetër që po prisni vendosni kufjet dhe dëgjoni dicka me vlerë që ju intereson dhe ju ndihmon në jetën tuaj.

screen-shot-2017-01-04-at-12-31-07-pm5. iTunesU 

Eshtë një  universitet global . Mjaft të përmendim që në të do të gjeni kurse të plota falas nga Oksford, Jell, Harvard MIT, Kembrixh. Endërra juaj për të studiuar në Harvard mund të bëhet realitet. Ju nevojitet iTunesU dhe vullnet për të ndjekur kursin bashkë me detyrat shoqëruese. Alternativa më e mirë për android është Khan Academy (gjithashtu Khan ka një aplikacion për (iOs).

screen-shot-2017-01-04-at-12-32-53-pm6. TED

Ide që ja vlejnë të ndahen. Platforma TED e mëshiron atë që prezanton. Fusha janë të larmishme që nga edukimi, shkenca marrëdhëniet ndërpersonale apo historitë njerëzore. E veçanta e TED është kufizimi i prezantimit më të gjatë  në 18 minuta (ka përjashtime të rralla) dhe prezantimi i temave nga protagonistët.

screen-shot-2017-01-04-at-12-31-39-pm7. Rightnow media

Eshtë një librari online që i dedikohet kryesisht komunitetit të krishterë. Në të gjeni kurse mbi prindërimin, martesën, rritjen shpirtërore, udhëheqsinë etcc. Ju nevojitet një ftesë nga një anëtar i rightnow. Klik këtu për një ftesë.

Ja vlen të përmendim twitter i cili sipas mendimit tim është media sociale me shpërqëndrimin më të vogël dhe pasurinë më të madhe në raport me cilësinë e burimeve që sugjeron. Twitter përdoret nga ekspertë të fushave të ndryshëm për të shfaqur  punën e tyre. Një burim i mirë njoftues që të vë në kontakt me burime të vlefshme në fushën tënde të interesit. Padyshim sëpari duhet të zgjedhësh kë të ndjekësh .

Ndonëse burimet mund ti merrni online nga telefoni juaj  zakonisht unë preferoj që disa prej tyre ti ndjek me bllok shënimesh dhe stilolaps në dorë.

Së fundmi provoji dhe zgjidh ato që plotësojnë nevojat tuaja.

A i ke përdorur më parë këto aplikacione? A ka ndonjë tjetër që nuk e kam përmendur që ti e gjen të vlefshëm?

p.s nëse artikulli ka qenë ndihmë për ty ndaje me të tjerët. 

Standard
Note

Lojtari ideal i skuadrës

Çfarë e bën një lojtar skuadre ideal? Cila është veçoria kryesore?

Autorë të ndryshëm listojnë një sërë karakteristikash, pasi puna në skuadër është një temat më të prekuara në jetën e një organizatë.   Libri “The ideal team player” nga Patrik Lencioni sjell një trinom të thjeshtë.  Një klasik i Lencionit nxjerrë nga vitet e përvojës së tij në punën si konsulet për organizata të ndryshme.  

Lencioni vë në pah 3 virtyte të veçanta. Përmbledhja më poshtë është një burim i marrë nga tablegroup . com  në kategorinë e burimeve falas.

screen-shot-2016-12-02-at-6-04-39-pmTë përulur: Lojtarët ideal të skuadrës janë të përulur. Atyre ju mungon egoja e theksuar ose shqetësimi në lidhje me statusin. Njerëzit e përulur janë të shpejtë për të vënë në dukje kontributin e të tjerëve dhe të ngadalshëm për të kërkuar vëmendjen për vete. Ata ndajnë meritat, theksojnë skuadrën më shumë se veten dhe e definojnë suksesin kolektivisht, jo individualisht.

Të uritur: Lojtarët ideal të skuadrës janë të uritur. Ata çdoherë kërkojnë për më shumë. Më shumë gjëra për të bërë. Më shumë përgjegjësi për të marrë. Njerëzit e uritur pothuajse asnjëherë nuk duhet të shtyhen nga një menaxher për të punuar më shumë, sepse ata janë të vetë-motivuar dhe të zellshëm. Ata vazhdimisht janë duke menduar për hapin apo mundësinë e ardhshme.

Të zgjuar (mendjehollë): Lojtarët ideal të skuadrës janë të zgjuar. Ata kanë një gjykim të kthjellët në lidhje me njerëzit. Njerëzit e zgjuar kanë tendencë të dijnë se çfarë po ndodhë në një situatë në grup dhe si të menxhojnë të tjerët në mënyrën më efektive. Ata kanë gjykim të mirë dhe një intuitë në lidhje me hollësitë e dinamikës  së grupit dhe ndikimin e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Lojtari ideal i skuadrës është i fortë në këto tri mënyra të sjelljes dhe mund të gjendet aty ku të tre rrathët mbivendosen mbi njëri-tjetrin:

Ata që kanë mangësi në këto tre tipare kanë pak gjasa të jenë anëtarë të vlefshëm të një skuadre. Gjëja më e mirë për organizatën do të ishte që t’i largonte ata.

Nëse dikush pushon nga puna vetëm nga spektri i njërës kolonë, rrugëtimi do të ishte i vështirë, por jo edhe i pamundur. Ata duhet të informohen mbi mangësitë e tyre, t’i pranojnë ato dhe të jenë të gatshëm të punojnë për përmirësimin e tyre, përmes reagimeve dhe trajnimeve. (feedback & coaching)

screen-shot-2016-12-02-at-6-07-17-pmUshtari (guri i shahut) janë të këndshëm, njerëz pa pretendime të cilëve iu mungon energjia për të kryer gjëra dhe aftësia shoqërore për të ndërtuar marëdhënie efektive me anëtarët e tjerë në skuadër. Për arsye së janë të këndshëm dhe kuptohen lehtë me të tjerët, “ushatari i shahut” tolerohet nga skuadrat për një periudhë të mirë kohore.

Buldozerët kanë një stimulim të madh dhe mund ta shtyjnë skuadrën përpara, por ata zakonisht thyejnë gjëra rrugës sepse nuk mërziten shumë për ndjenjat e të tjerëve. Ata gjthashtu janë të fokusuar nga vetja dhe duan të përfitojnë nga skuadra në lidhje me qëllimet e tyre.

Tërheqësit pëlqejnë të bëjnë shfaqje të mira për skuadrën, por nuk kontribojnë shumë. Atyre iu pëlqen t’ju tregojnë të tjerëve se sa të mirë janë, por në fakt nuk merakosen për suksesin e skuadrës. Fatkeqësisht, stili i tyre zbavitës i mban ata në skuadër më gjatë se sa Figurat e shahut.

screen-shot-2016-12-02-at-6-04-45-pmNgatërrestarët aksidental janë “elefantët në dyqan porcelani” të cilët kanë motive të mira pa kërkuar mirënjohje, por atyre iu mungojnë aftësitë shoqërore për një komunikim më efikas me anëtarët e tjerë të skuadrës. Fjalët dhe veprimet e tyre shpeshherë mund të shkaktojnë zhgënjim tek anëtarët e tjerë të skuadrës. Megjithatë, ata kontribojnë dhe janë të respektuar nga të tjerët sepse kanë etikë pune për ta çuar skuadrën përpara.

Përtacët e dashur kanë përulësinë dhe aftësitë njerëzore për marëdhënie të mira në skuadër, por atyre iu mungon vullneti për të kontribuar në qëllimet e skuadrës. Ata shpeshherë kanë interesa të tjera jashtë skuadrës të cilat janë më të rëndësishme për ta. Prirja e tyre miqësore shpeshherë e bën të vështirë konfrontimin nga drejtuesit për mungesë të vullnetit.

Politikanët e aftë janë njerëzit më të rrezikshëm për të patur në skuadër sepse ata janë shumë të mirë në manipulimin e njerëzve për të arritur objektivat e tyre personale. Ata janë punëtorë të mëdhenj, por pëlqejnë të kënaqen në lavdinë e arritjeve të tyre. Politikanët e aftë duhet të identifikohen, të thirren dhe të korrigjohen… ose të largohen nga skuadra sa më shpejt që të jetë e mundur. 

Lencioni e përfundon librin e tij duke veçuar si virtytin e virtyteve,përulësinë.

“…Dua të pohoj se në mes të dy virtyteve të tjera, përulësia qëndron më lartë. Në fakt, përulësia është virtyti më i madh dhe është antitezë e krenarisë, që sipas Bibles është rrënja e çdo mëkati. Shembulli më bindës në përulësi në historinë e njerëzimit mund të gjendet te Jezusi i Nazaretit, i cili u përul dhe u bë si njeri prej nesh. Ai tërhoqi njerëzit e të gjitha llojeve, kur ai ecte në tokë, dhe vazhdon ta bëjë këtë sot, duke ofruar një shembull përulësie që është aq i fuqishëm saqë është kundër rrymës popullore.”  faqe 215.

Burime falas

Test personal online  A je ti një lojtar skuadre? Vetëvlerësim

Vlerëso anëtarët e skuadrës tënde  Mjet për drejtuesin

Të punësosh një lojtar ideal skuadre  Mjet për intervista pune.

Përgatiti Agustin Prenga, Fitore Jashari

Standard
Note

5 cilësi udhëheqsie, kombëtarja e futbollit.

Nëse ka një mënyrë për të mësuar rreth udhëheqsisë është sporti. Veçanërisht futbolli në kontekstin shqiptar.

1. Skuadra

  Lojtarët e kombëtares nuk luajnë me skuadrat më të mira Evropiane. Disa prej tyre as nuk janë zgjedhje e parë e trajnerëve të tyre. Por kur ata vinë së bashku në kombëtare japin gjithçka. Kombinohen me shoqishojnë . Në mbrotje bashkë e në sulm. Nuk ka yje mes tyre ,duke përdorur gjuhën e medias, por së bashku bëjnë dritë. Individi luan topin por lojën e bën ekipi .

Në udhëhqsi  rreziku më i madh është të driblosh vetëm, mundësia më e madhe është skuadra. Skuadra e bën udhëheqsinë më të mirë, rezultatin shumëfish më të madh.

 

2. Ndeshja e fundit    

 Pas dy humbjeve ishte e vështirë të besoje te një triumf. Përvoja e parë në kampionat, kundërshtarët e vështirë në dy ndeshjet e para nuk kishim patur suksesin e fitores. Por skuadra jonë nuk hoqi dorë deri në minutën e fundit. Më në fund mundi u shpërblye. Siç e thonë në futboll e po ashtu në jetën e një udhëheqsi ndeshja ka mbaruar kur bie bilbili. Deri atëherë duhet të besojmë, luajmë dhe japim më të mirën tonë.

3. Trajneri    

Asgjë nuk bëhet në një ditë,shpejt është shpesh armiku i më të mirës. Një strateg i vërtetë teksa udhëtoi nëpër tër` Evropën për të mbledhur talente për skuadrën. Ishin djem që ishin ftuar edhe më parë për Shqipërinë por tashmë kishte një plan, një vizion. Tashmë kishin një skuadër më të njëjtën mendje e dëshirë. Trajneri nuk u foli për topin por për zemrën e mentalitetit kuqezi. Nuk është trajneri më i paguar, as me skuadrën më të lakmuar në Evropë. Padyshim është ndër trajnerët më strateg më frymëzues dhe besim.   Një udhëheqës i mirë është ai që e kërkon,pikas talentin , e motivon dhe pastaj e stërvit. Dhe nuk ndalet këtu por e rrit kërkesën “ndeshje pas ndeshje”, sfidë pas sfide deri në arritjen e maksimumit të potencialit të tyre.

 

4. Tifozët

 E mahnitshme mbështetja e tifozëve kuqezi. Thirrjet e tyre plot pasion edhe kur humbnim e bën atë një tifozëri të jashtëzakonshme. Kjo tregon që tifozët tanë donin njerëzit,  vlerësonin mundin , përpjekjen edhe më shumë se fitoren e ndeshjes së radhës. Ndonëse kritikët nuk të duhet mund ti kërkosh çdo udhëheqës ka nevojë për tifozë në jetën e tij. Tifozë që ngrenë zërin për të të mbështetur ty sepse je ti . Të mbështetin edhe kur përpiqesh, edhe kur nuk ia arrin edhe kur dështon keqazi. Shumë fitore do të korrin ekzaltimin e tifozëve por  më të rëndësishme do jenë duartokitjet e atyre që përmes lotësh të japin kurajo kur bie .

 

5. Fundi 

Evropiani ka përfunduar për kombëtaren por nuk ka përfunduar misioni i tyre për të vijuar në ndeshje të tjera. Ashtu siç gëzimi i fitores që zgjat shpesh herë sa ceremonia e dorëzimit të kupës po aq duhet të zgjasë zhgjënjimi .    Autoritetet e futbollit thanë që po përgatitemi për eleminatoret e 2018 . Pas çdo ndeshje ka një ndeshje tjetër për t`u luajtur. Ka një turne tjetër për të marrë pjesë . Ka një kupë tjetër ta ngritur në qiell si triumf. Sa të kemi frymë ka një tjetër mundësi. Udhëheqsi në fitore a humbje i ka sytë në të ardhmen.  Ai sheh një mundësi të re. Gjithnjë.

              #Agustin Prenga

Standard
Note

Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (4)

Si duket e ardhmja? Gjithnjë ka qënë një “argëtim” i shumëkërkuar parashikimi i së ardhmes.

Drejtuesit në veçanti përballen me ketë pyetje shpesh. Tendenca është të japin përgjigje kur nuk kanë njëtë tillë duke pikturuar një të ardhme që nuk do jetë kurrë realitet. 

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Vetësiguria e tepruar

Ne shpesh kemi një vlerësim shumë të saktë të asaj që e ardhmja do të sjellë. Por ka studime të vendimeve të mjekëve që thonë se kur një mjek shpreh siguri të plotë se diagnoza është e saktë, ata e kanë gabim 40% të rasteve. Në qoftë se një vendimarrje nga një profesionist i fushës në një pjesë të konsiderueshme të kohës është gabim, atëherë duhet të sigurohemi për atë.

Në rastin e vendimeve mjekësore, ne do të merrnim një mendim të dytë. Në rast të një vendimi të biznesit, ne mbase duhet të ndërmarrim një provë e tregut për një farë kohe.Në rast të vendimeve për jetën do të kërkonim mendim e më shumë se një përsoni.

Ne të gjithë e kemi inat të na dalë gabim. Nga ana tjetër e dimë se nuk mund t`ja qëllojmë saktë çdoherë.

Përgatitja për të  qenë  gabim  kalon përmes pranimit me  përulësi se ne nuk e kemi të ardhmen të qartë kristal. Duhet të marrim në konsideratë suksesin më të dëshiruar dhe dështimin më të pakëndshëm.

Kjo tregon që rezultatet janë  të parashikueshme në  një spektër jo aq në një pikë të vetme. Aftësia për të neglizhuar këtë diferencë quhet vetësiguri e tepruar.

Mendimi juaj?

Komentoni në facebook #Agustin Prenga

Standard