Note, Udhëheqsi

Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (3)

Vetëm atë nuk mund ta bëj?

Mbase ajo që të shterr  tani emocionalisht është gjëja e duhur që duhet të bësh. Eshtë vendimi që duhet të marrësh.

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Emocionet afatshkrurtra 

Vitet e fundit sistemi ynë i lartë arsimor  ka një mangësi. Përzgjedhja e gjimnazistëve për universitet i vendos studentët e ardhshëm para një zgjedhje me 10 mundësi . Shumica e tyre  kushtëzohen nga sistemi të studiojnë në degën e dytë, tretë apo në rastin më të papëlqyeshëm në zgjedhjen e dhjetë. Kjo ka ndikim të drejpërdrejtë në suksesin e tyre akademik . Disa prej tyre janë gati të heqin dorë që në vitin e parë.

Përse nuk e bëjnë? Faktorët e përkohshëm,emocionet afatshkurtra.  Mendimi që do mërziten prindërit,shpenzimet financiare, mendimi që kam dështuar dhe nuk jam i zoti. E vërteta në shumicën e rasteve është ndryshe. Një student që ka talent në letërsi i ka rënë të studiojë matematikë apo fizikë.

Suzanë Welsh në librin e saj  të shumëshitur mbi vendimarrjen; “Rregulli 10/10/10” sugjeron ta peshosh vendimin tënd në tre kohë të ndryshme. Si do të duket vendimi yt pas 10 minutash, 10 muajsh dhe 10 vitesh?

Pas 10 minutash ndërrimi i degës dhe shkuarja e një viti “dëm” duket si fundi i botës. Pas 10 muajsh sërish mund të kesh dyshime. Por pas 10 vitesh kur ke ndërruar degë në favor të lëndës që pëlqen dhe punon në profesionin që ke pasion me siguri që do përgëzosh veten për vendimin që ke marrë.

Dhe kjo ka funksionuar për mua. Para 10 vitesh isha para dilemës që të vijoja në profesionin që kisha studiuar 4 vite (me rezultate shumë të mira) apo të përkushtohesha në një fushë tjetër.

Kur mora vendimin në 10 minutat e para nuk i besoja vetes. Në 10 muaj mendoja që mbase mund të kthehesha mbrapsht. Tani pas 10 vitesh besoj që ka qënë një nga vendimet më kurajoze dhe të mira që kam marrë në jetën  time.

Sikur ti jepesha emocioneve të momentit nuk do të kisha mundësi tani të përjetoja jetën dhe kontributin që kam në  familje e shoqëri.

Kur ne kemi për të marrë një vendim të vështirë emocionet tona ziejnë. Ne sjellim e risjellim të njëjtin argument në kokën tonë. Ne argumentojmë me veten, marrim një vendim dhe sërish kthehemi te vendimi i parë . Po ti hidhnim këto mendime në letër nuk do të gjenim informacion të ri,është thjesht pështjellim i emocioneve tona me të njëjtat argumente apo frikëra.

Emocionet afatshkruatra dëmtojnë vendimarrjen. Ato mund t`u paralizojnë, në rastin më të keq mund t`u drejtojnë drejt një zgjedhje të gabuar.

Nuk po themi që të injorojmë emocionet, përkundrazi duhe  ti vendosim ato në dritën e një perspektive më të gjerë.

Mos harro:  Çfarë do të sjellë marrja e këtij vendimi pas 10 minutash,10 muajsh,10 vitesh?

Mendimi juaj?

Komentoni në facebook #Agustin Prenga

Advertisements
Standard
Note, Udhëheqsi

Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (2)

Si mendon ti ?

Pyetja që në pamje të parë duket se kërkon mendim tënd në fakt mund të rezultojë që pikërisht atë nuk po kërkon.

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Informacion konfirmues

Tendenca jonë e natyrshme është që të krijojmë një opinion të shpejtë mbi një situatë dhe pastaj kërkojmë informacion që ta mbështesë mendimin tonë.

Kjo mënyrë quhet ndryshe në vendminarrje; ceni i konfirmimit. E thënë me fjalë të tjera konfirmim i shtrembëruar.

Në vendimarrje njerëzit nëse kanë  mundësi për të mbledhur informacione  shtesë , ata kanë më shumë gjasa  të kërkojnë për informacion që mbështet qëndrimet, bindjet  dhe veprimet e tyre.

Përshembull kur kemi blerë një bluzë të re dhe pyesim; A më shkon? Nuk po pyesim vërtet sesi  na rri  bluza. Sepse bluza na pëlqen shumë. Atë që po kërkojmë është që ju të pëlqeni  zgjedhjen tonë.

Po ashtu në punë ,në familje, në marrëdhënie shoqërore kur ne pretendojmë se duam të vërteten  në të vërtetë po kërkojmë për pranim, siguri.

Ne shpesh përdorim argumentin e logjikës për të konfirmuar “objektivitetin tonë”. Ndërkohë që psikologjia  shpjegon se edhe kur jepemi pas fakteve dhe të dhënave e bëjmë që të rehatojmë emocionet tona. Dhe mendja jonë do të rrahë cdo cep të logjikës për të siguruar mirëqënien  e tyre.

Andaj shprehja “unë e them të vërtetën në sy” apo “unë e them atë që mendoj”  mund të tingëllojë logjikë e pastër por pikërisht  nën të mund të fshihet ceni i konfirmimit. 

Përshkak se ne natyrshëm kërkojmë informacion  konfirmues  për pikëpamjen tonë , duhet të zhvillojmë disiplinën e shqyrtimi të mendimit ndryshe.

Mendimi juaj?

Komentoni në facebook #Agustin Prenga

Standard
Note

Konvergjencë

Çfarë është ndryshe këtë vit ? -më pyeti një mik, duke nënkuptuar rolin e ri në organizatën time.
Asgjë. Një pjesë e imja do të donte të reflektonte opinionin popullor:”Asgjë nuk ka ndryshuar,jam sërish ai i vjetshmi.”
E themi këtë në kuptimin që vazhdoj të jemi ai miku që ke njohur. Jetën me të cilën gëzohesha. Humorin më të cilin mburreshim. Bisedat e zyrës që i konsideronim konfidencat tona.

E hasim këtë qasje në çdo udhëndarje të jetës tonë. Vijmë në universitet dhe muajt e parë duam ti mbushim mendjen vetes se jemi me shoqërinë e gjimnazit. Do gjejmë gëzime në të njëjtat aktivitete . Do të kemi të njëjtat rutina.

Po ashtu kur dalim në tregun e punës mendojmë që do jemi po aq qejfndjekës sa ishim ndër mbrëmjet studentore. Martohemi dhe mendojmë që do kemi kohë me shoqërine po aq sa ishim beqarë.

Tranzicioni është i dhimbshëm. Ka një beteje mes përditshmërisë së vjetër që e njohim aq mirë dhe ditëve të reja që nuk i njohim. Mes rutinave të rehatshme dhe të resë premtuese.

Në çdo rast që i bëjmë makinës një shërbim që prek mekanizmat e rrotave prishet këndi i tyre  i duhur me asfaltin. Andaj duhet një riafrim (konvergjencë) në boshtin e përcaktuar.

Kësisoj shtohet jetëgjatësia e tyre dhe vozitja bëhet më e sigurt.


Po kuptoj, i thashë mikut tim që më duhet një balancë e re. Muajt e parë kisha prirjen ti bëja gjërat me mendjen e rolit të mëparshëm.

Më parë koha nga vendimi te rezultati ishte e shkurtër. Tani ndikimi i asaj që bëj do kohë të realizohet. Madje në afatshkurtër mund të keqkuptohet nga ata që përfitojnë.

 

Ndërsa i qasemi udhëve të reja në jetë: ” Një shkollë e re, shoqëri e re, martesa,  fëmijët ,punë e re, një rol i ri.” marrëdhëniet ndryshojnë. Duhet një balancë e re në përshtatje me drejtimin e ri.

Nëse në drejtimin e ri po has lodhje në mbatjen  drejt të timonit e ke një zgjidhje.

Ke nevojë për një konvergjencë.

Standard
Note

Dosja bosh, një mësim udhëheqsie!

Bosh. Sa kam hapur dosjen time në tavolinën e seminarit. Ç`shaka po bëjnë mendoj me zë?! Lexoj edhe njëherë titullin e seminarit leadership timeline. Sigurohem që jam në vendin e duhur. Drejtuesi është një amerikan energjik dhe vëzhgimi im e kap në surprizë. E merr veten shpejt dhe aty për aty shpik tre arsye.

Sëpari kur merr një rol udhëheqesi dosja bosh tregon se në fillim gjendesh i papërgatitur për kërkesat e rolit. Përtej asaj që quhet meritokraci në fakt askush nuk mund të jetë mjaft gati që në “bankat e trajnimit” pa qenë vetë në fushën e “betejes”.

Së dyti dosja bosh flet për mundësi të panumërta me të cilën mund të pasurosh vitet e tua. Si të thuash është hapësirë që mund të mbushësh me ide plane e punë që i sjell ti. Në fakt a nuk është udhëheqsia heqja e udhës në rrugë që nuk kemi shkelur më parë? A nuk është udhëheqësia një rrugëtim në të panjohurën, në të ardhmen, në atë që ka vlerë të shtuar për ato që drejton ? Për mundësitë më të mira, për hapësira të reja.

Së treti dosja bosh është një rrezik potencial ta mbushësh me axhendën e gabuar. Për hir të mbushjes mund të ndjekësh qorrsokaqe. Udhëheqës pa udhë ka.

Egoja është problemi më i madh i një udhëheqësi-tha Billi një drejtues më përvojë të gjërë ndërkombëtare. Gjithnjë kur të marrësh një vendim do ndërhysh në jetën e një drejtuesi tjetër . Një drejtuesi që drejton të tjerë që drejtojnë të tjerë.

Efekti është domino. Andaj janë vlerat, parimet , mentaliteti me të cilat një udheheqës sigurohet që i di dhe i reflekton. Ai mbahet fort pas tyre. Qasja ndaj praktikës, interesave të momentit apo lavdive të kota është dritshkurtësi.

Egoja është këshilltari më i keq i një udhëheqësi,përulësia do të ishte miku më i mirë! Agustin Prenga

Standard
Note

Rutina drejton botën

Rutina na drejton. Rreth 60% e veprimeve te ditës sonë janë zakon. Veprime që i përsërisim çdo ditë.

Njerëzit e suksesshëm janë ata që krijojnë rutina të shëndetshme dhe i mbajnë ato.

Rutina sjell shumë të mira. Krijon zakone të shëndetshme.
Rrit efiçensën pasi është një gjë që e ke zotëruar. Realizon diçka në më pak kohë.
I shkon përshtat vullnetit. Zakonisht kur përballemi me diçka të re ka një forcë rezistuese brenda nesh derisa të jemi rehat me të renë.
Ka ritëm. Përsëritja të jep mundësi ta bësh me një ritëm që kërkon më pak energji.
Dita jote ka axhendë. Pasi të mbarosh një punë e di se çfarë do të bësh më tej.

Një nga rutinat që më udhëheq është ajo e mëngjesit. Ora 8 me 9 për mua është më e rëndësishmja. Në këtë orë lexoj, meditoj, planifikoj ditën dhe shpesh frymëzohem me idetë më të mira.

Këmbët duket sikur më drejtojnë vetë të e njëjta rrugicë, te e njëjta kafe, te e njëjta karrige ku ulem shumicën e ditëve.Eshtë diçka që nuk më duhet ta planifikoj.

Kështu pasi kam ushqyer veten jam gati për t`iu dhënë ditës dhe për të ndihmuar njerëzit dhe punët në të cilat jam përfshirë.

Cila është rutina jote?

Standard
Note

Unë kam një ëndërr

Nga Martin Luther King

Unë jam i lumtur që jam bashkuar me ju sot, në atë që do të hyjë në historinë e kombit tonë si shprehja dhe demonstrimi më të madh për lirinë.

Njëqind vjet më parë, një Amerikan i madh, në hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret aq shumë i rëndësishëm erdhi si një fener i madhërishëm i dritës të shpresës për miliona skllevër Negër, të cilët ishin djegur në flakët e padrejtësisë përvëluese. Ai erdhi si një agim i gëzueshme për t’i dhënë fund natës së gjatë të robërisë së tyre.

Por njëqind vjet më vonë, Negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e një Negri është ende dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit. Njëqind vjet më vonë, Negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë në mes të një oqeani të prosperitetit material. Njëqind vjet më vonë, Negri është ende duke lënguar në qoshe të shoqërisë Amerikane dhe e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Dhe ne kemi ardhur këtu ta nxjerrim në pah dramën e kësaj gjendje të turpshme.

 

Në një kuptim, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të kthyer në para një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë, ata kishin nënshkruar një dëftesë borxhi, ndaj të cilës çdo Amerikan ishte bërë trashëgimtar i kësaj. Kjo dëftesë borxhi ishte një premtim për të gjithë njerëzit, pikërisht ashtu, ku zezakëve si të bardhëve, do t’ju garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë.

 

Sot është mëse e qartë se Amerika nuk e ka shlyer këtë dëftesë borxhi për deri sa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar.

 

Në vend të nderimit ndaj këtij detyrim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit Negër një çek të keq, një çek i cili i është kthyer mbrapsht me shënimin ” fonde të pamjaftueshme për ta paguar”. Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se fondet janë të pamjaftueshme për një vend si ky yni me thesare gjigande mundësish. Prandaj ne kemi ardhur këtu, për ta thyer këtë çek – i cili do të na japë sipas kërkesës të drejtën e pasurive për liri dhe siguri në drejtësi. Ne kemi ardhur edhe në këtë vend të shenjtë për t’i kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër të së tashmes.

 

Kjo nuk është koha për t’u angazhuar në luksin e ngrirjes, as për të marrë drogën qetësuese të përshkallëzimit të ngadalshëm. Tani është koha për t’i bërë reale premtimet e demokracisë. Tani është koha për t’u ngritur nga lugina e errët dhe e shkretë e segregacionit në rrugën e ndriçuar nga dielli i drejtësisë racore. Tani është koha për ta ngritur kombin tonë nga vorbullat moçalore të padrejtësisë racore drejt shkëmbit të fortë vëllazërisë. Tani është koha për ta bërë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë.

Do të jetë fatale për kombin dalja nga urgjenca e momentit. Kjo verë mbytëse prej pakënaqësisë legjitime të Negrit do të largohet vetëm kur të vijë vjeshta gjallëruese e lirisë dhe barazisë. Viti njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë e tre nuk është fundi, por një fillim. Ata të cilët shpresojnë se ajo që do të kishte nevojë Negri është vetëm që të shfryjë dhe se tani pas kësaj do të mjaftohet e kënaqet me këtë, do të zgjohen nga ky iluzion, nëse si zakonisht kombi kthehet në biznes. Nuk do të ketë më as prehje dhe as qetësi në Amerikë deri sa Negrit do t’i garantohen të drejtat e tij si qytetar. Shakullimat e revoltës do të vazhdojnë të shkundin themelet e kombit tonë deri në ditën të ndritshme e drejtësisë.

Por ka diçka që unë duhet ta them për njerëzit e mi të cilët qëndrojnë në pragun që të çon në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të merituar ne nuk duhet të jemi fajtorë për veprime të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit, zemërimit dhe e urrejtjes.

 

Ne duhet ta përcjellim gjithmonë luftën tonë në rrafshin e duhur të dinjitetit e disiplinës. Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese, protesta jonë e imponuar jo prej nesh, të degjenerojë në dhunë fizike. Përsëri dhe përsëri ne duhet të ngrihemi në lartësitë madhështore ku forcat fizike plotësohet me forcën shpirtërore. Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka përfshirë komunitetin Negër nuk duhet të na çojë në një mosbesim për të gjithë njerëzit e bardhë, sepse shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, siç dëshmohet nga prania e tyre sot këtu, kanë ardhur për të treguar se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë. Ata kanë ardhur për të demonstruar se liria e tyre është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Sepse ne nuk mund të ecim vetëm.

 

Ndërsa ne ecim, ne duhet të bëjmë një premtim që gjithmonë do të marshojmë përpara. Ne nuk mund të kthehemi prapa.

Ka nga ata që janë duke u kërkuar të përkushtuarve të të drejtave civile se, “Kur ju do të jeni të kënaqur?”

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që Negri është viktimë e tmerrit të papërshkrueshme të brutalitetit policor.

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur, për aq kohë sa trupat tanë, të sfilitur nga lodhja e udhëtimit, nuk mund të gjejnë strehë as pranë moteleve të autostradave dhe as në hotelet e qyteteve.

Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa lëvizja e një Negri kufizohet nga një geto e vogël në një më të madhe.

Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që fëmijët tanë janë të zhveshur nga individualiteti i tyre dhe kur dinjiteti i tyre grabitet nga kartelat ku është shënuar “Vetëm për të bardhët”.

Ne nuk mund të jemi të kënaqur për aq kohë sa një Negër në Misisipi nuk mund të votojë dhe kur një Negër në Nju Jork beson se ai nuk ka asgjë për të cilën ia vlen të votojë.

Jo, jo, ne nuk jemi të kënaqur, dhe ne nuk do të jemi të kënaqur deri sa drejtësia nuk do të rrjedhë si ujrat e një rryme të fuqishme në shtratin e duhur.

Unë nuk jam i shkujdesur dhe i pavëmendshëm se disa prej jush kanë ardhur këtu për shkak të privimeve dhe vuajtjeve të mëdha. Se disa prej jush kanë ardhur këtu të sapoliruar nga qelitë e ngushta të burgjeve. Se disa prej jush kanë ardhur nga zona ku kërkesat tuaj për liri ju kanë lënë të goditur nga stuhitë e persekutimit dhe të tronditur nga erërat e brutalitetit të policisë. Ju jeni bërë veteranët e vuajtjes krijuese, e vuajtjes të imponuar. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është çliruese.

 

Kur të kthehemi në Misisipi, kur të kthehemi në Alabama, kur të kthehemi në Karolinën e Jugut, kur të kthehemi në Xhorxhia, kur të kthehemi në Luiziana, kur të kthehemi në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve tona veriore, jemi duke e ditur se në njëfarë mënyre kjo situatë mund dhe do të ndryshohet. Andaj le të mos zhytemi në luginën e dëshpërimit.

Unë ju them sot, miqtë e mi, edhe pse ne përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende e kam një ëndërr. Kjo është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën Amerikane.

Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë.

Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit të padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.

Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit të tyre.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj të mbrapshtë, me guvernatorin e saj nga goja e yndyrosur e të cilit dalin fjalë poshtëruese dhe asgjësuese; një ditë, pikërisht në Alabama, vogëlushë e vogëlushe zezake do të mundin t’i bashkojnë duart e tyre si motra dhe vëllezër me vogëlushë e vogëlushe të bardha.

Unë kam një ëndërr sot.

Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e honta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.

Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimitë në një gur shprese. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse të kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojnë së bashku,t’i lutemi Zotit së bashku,të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku,të ngrihemi në emër të lirisë së bashku, duke e ditur se ne do të jemi të lirë një ditë.

Kjo ditë do të vijë kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të mundin ta këndojnë me një kuptim të ri, “Atdheu im, je ti tokë e ëmbël e lirisë, ty të këndoj. Toka ku etërit e mi vdiqën, toka e krenarisë së pelegrinëve, nga çdo anë, liria le të kumbojë.”

Dhe nëse Amerika do të jetë një komb i madh kjo duhet të bëhet e vërtetë. Le të kumbojë liria nga majat e kodrave të pafunda të New Hampshire. Le të kumbojë liria nga malet hijerënda të Nju Jorkut. Le të kumbojë liria në vargmalet madhështore Aligeini të Pensilvanisë!1)

Le të kumbojë liria nga Shkëmbinjtë me borë të përjetshme të Kolorados!

Le të kumbojë liria nga shpatet e pjerrta të Kalifornisë!

Por jo vetëm aq; le të kumbojë liria nga Mali i Gurit në Xhorxhia!

Le të kumbojë liria nga Lukaut Mauntin në Tenesi!

Le të kumbojë liria nga çdo kodër dhe pllajë e Misisipit! Le të jehojë nga çdo anë, le të kumbojë liria!

Dhe kur kjo ndodh, kur ne e lejojmë lirinë të kumbojë, kur ne e lejojmë atë të kumbojë në çdo katund e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo shtet, atëher’ ne do të mundim ta shpejtojmë ditën kur të gjithë fëmijët e Perëndisë, të zinjtë e të bardhët, Hebrejtë dhe Jo-hebrejtë, Protestantët dhe Katolikët, do të mundin t’i bashkojnë duart për të kënduar këngën e vjetër të Negrit, “Të lirë më në fund! Falënderim Perëndisë së Plotfuqishme, ne jemi të lirë më në fund!”

Shikoni Videon origjinale

Standard
Jetë Studentore, Note

Sa lexojnë shqiptarët ?

Në një sondazh 3 ditor drejtuar kryesisht të rinjve (nga 194 anketues 110 ishin të moshës 18-24 vjeç) që përkon me moshën universitare kemi të dhënat e mëposhtme.

mosha

Shumica dërrmuese e tyre lexon më pak se  15 libra në vit. Me fjalë të tjera një libër ose llojimë pak në muaj.Screen_Shot_2016-01-14_at_12_30_13_PM

Zhanri i librave kryesorë është letërsia me mbi 40% të të anketuarve.

Pra duke marrë parasysh që shumica e të anketuarve janë në universitet dhe në një vit akademik mesatarisht ke detyrime nga fakulteti të studiosh 12 deri në 15 libra.  Rezulton që shumica nuk lexon as librat e shkollës.

Fakt interesant është që 10 % (19 të anketuar) që nuk kuptohet cilës moshë i përkasin lexojnë vetëm një deri në tre libra në vit.  Nëse marrim një libër mesatar prej 360 faqesh i bie një faqe në ditë.

Ndonëse sondazhi tregon prirjen, realiteti mund të jetë akoma më keq,duke llogaritur që sondazhi është ndarë në facebook mes miqsh që lexojnë.

Në një kulturë të ngopur nga telenovelat, shpërqëndrimi i facebookut dhe shkollës pa standarte çështja e librit bëhet urgjente.

Websiti  Lifehack liston 10 përfitime nga leximi i librave

 

  1. Stimulim mendor
  2. Ulje e nivelit të stresit
  3. Dije
  4. Zgjerim fjalori
  5.  Përmirësim Kujtese
  6. Aftësi më të mira analitike, zgjidhje problemessh
  7.  Përqëndrim dhe fokus më i mirë
  8. Aftësi për të shprehur mendimet me shkrim
  9. Qetësim
  10.  Argëtim
Standard